Saturday 19 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Me nderime të larta u përcoll në banesën e fundit humanisti Avdullah Selishta

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja! Ndërron jetë aktori Jashar Shahiqi

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Qeveria e Kosovës nderon viktimat e 11 Shtatorit, ndërtesa ndriçohet me flamurin amerikan

Sebi Ismajli: 27 vite qëndrueshmëri, shembulli i krenarisë dhe dinjitetit në Gjilan

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

 Ramadan Ahmeti – një histori e artë dhe rrugëtimi i një legjende të heshtur
Futboll Sport

Ramadan Ahmeti – një histori e artë dhe rrugëtimi i një legjende të heshtur

6 May 2026 0 Comment 10 min read

AA

Ramadan Ahmeti – i njohur ndryshe si “Dani”, i lindur në vitin 1956 në Gjilan, mbetet një ndër figurat më përfaqësuese të gjeneratës së artë të futbollit gjilanas. Një karrierë e ndërtuar me përkushtim, disiplinë dhe dashuri të pastër për lojën, e cila nisi që në moshë të re dhe u zhvillua në mënyrë të natyrshme përgjatë viteve.

Hapat e parë në futboll i hodhi në vitin 1968, në moshën 12-vjeçare, duke u aktivizuar në kategoritë e reja, të njohura asokohe si pionierë, që përfshinin grupmoshat deri në 16 vjeç.

Më pas kaloi në kategorinë e juniorëve dhe, si rezultat i përgatitjes dhe talentit të treguar, vazhdoi rrugëtimin drejt ekipit të parë.

“Ka qenë një nxitje nga një i afërm, Ukshin Haliti, që më orientoi të regjistrohem fillimisht në klub. Që nga ai moment, futbolli më bëri përshtypje të jashtëzakonshme dhe vendosa të vazhdoj”, kujton Ahmeti në një rrëfim për TV Gjilani.

Ai thekson se një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij e kishte edhe afërsia me stadiumin e qytetit:

“Më ka ndihmuar shumë fakti që terrenin e kisha afër shtëpisë. Shpesh ndodhte që të dilja edhe vetë, jashtë orarit të stërvitjeve. U lidha me futbollin deri në atë masë sa u bë pjesë e pandashme e imja.”


Kalimi në ekipin e parë dhe afirmimi

Falë paraqitjeve të mira në kategoritë e reja dhe përgatitjes fizike, Ahmeti arriti të kalojë në ekipin e parë në vitin 1972, madje edhe me leje të posaçme mjekësore – një dëshmi e potencialit të tij të hershëm.

“Për shkak të përgatitjes dhe paraqitjeve në grupmosha, me leje speciale të mjekut të ekipit, kalova në ekipin e parë. Ishte një hap i madh për mua”, shprehet ai.

Ai u bë pjesë e klubit të njohur të qytetit – një ndër më të rëndësishmit e kohës, që përfaqësonte elitën e futbollit vendor dhe që njihej edhe me emërtimin origjinal “C. Zvezda”. Ky klub përfshinte lojtarë cilësorë nga Gjilani, Anamorava dhe mbarë Kosova.

“Ekipi përbëhej nga ajka e futbollistëve të qytetit dhe më gjerë. Kishte shumë konkurrencë, por edhe shumë cilësi”, thekson Ahmeti.

Ahmeti kujton gjithashtu edhe përvojën në përfaqësimin e Kosovës në kategoritë e reja:

“Kam luajtur në ekipin më të mirë të Kosovës në kategoritë e reja, në periudhën 1968–1972. Kjo ndikoi që të merresha seriozisht në konsideratë për ekipin e seniorëve.”

Vitet e artë dhe sukseset

Karriera e tij në nivelin e seniorëve zgjati nga viti 1972 deri në vitin 1990, periudhë gjatë së cilës ai luajti në Ligën e Parë të Kosovës dhe më pas edhe në Ligën e Dytë të ish-Jugosllavisë – edidioni 1985/1986 kur klubi gjilanas kaloi në rang më të lartë garash.

Inkuadrimi i skuadrës gjilanase në këtë nivel u konsiderua një sukses historik për klubin dhe qytetin.

“Arritja në Ligën e Dytë bëri bujë. Ishte hera e parë që skuadra jonë arrinte në atë nivel, edhe pse më parë kishte pasur suksese, si titulli i kampionit të Kosovës në sezonin 1962/63”, rikujton ai.

Momente që mbeten në kujtesë

Ndër momentet më të veçanta të karrierës së tij, Ahmeti veçon një gol vendimtar, ndonëse luante në repartin defensiv:

“Më kujtohet shumë mirë një ndeshje ku, edhe pse isha mbrojtës, shënova nga rivënia nga këndi. Ai gol ishte vendimtar për të mbetur në ligë dhe më dha motiv të jashtëzakonshëm për të vazhduar më tej.”

Me kalimin e viteve dhe rritjen e konkurrencës, sidomos pas inkuadrimit në Ligën e Dytë, hapësirat për lojë u reduktuan:

“Klubi solli lojtarë të rinj dhe konkurrenca u rrit. Ishte normale që paraqitjet të zvogëloheshin, sidomos kur edhe mosha fillon të ndikojë. U krijohej më shumë hapësirë të rinjve.”

Tifozët dhe atmosfera e kohës

Një element që e bën të veçantë atë periudhë ishte përkrahja e madhe e tifozëve gjilanas.

“Si futbollistë kishim kushte shumë të mira dhe vlerësoheshim kudo. Tifozët gjilanas kanë qenë gjithmonë shumë të lidhur me klubin.”

Ai kujton me emocione edhe shifrat e pjesëmarrjes në stadium:

“Çdo ndeshje ndiqej nga mbi 4 mijë shikues. Ndërsa në ndeshjen vendimtare ndaj Budućnostit të Pejës, për inkuadrim në Ligën e Dytë, kishte mbi 8 mijë tifozë. Ishte një rekord për atë kohë.”

Gjenerata dhe bashkëlojtarët

Ahmeti vlerëson lart edhe bashkëlojtarët me të cilët ndau fushën:

“Ka qenë një gjeneratë e jashtëzakonshme. Ishte e lehtë të luaje kur ke përreth lojtarë cilësorë.”

Ai përmend disa nga ta, si: Muharrem Sahiti, Naser Bunjaku, Skender Bunjaku, Nehat Osmani, Selajdin Jerliu, Hajrush Latifi, Shemsedin Abazi, Ekrem Beqiri dhe Xhelal Jetishi.

“Këta janë futbollistë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin tonë”, thekson ai.

Ramadan Ahmeti – “Dani” mbetet një figurë e respektuar e futbollit gjilanas dhe një dëshmi e një kohe kur futbolli ndërtohej mbi pasionin, përkushtimin dhe lidhjen e fortë me klubin dhe qytetin. Historia e tij është historia e një brezi që jo vetëm luajti futboll, por ndërtoi themelet e tij në Gjilan dhe më gjerë.

Share This:

Tags: Ramadan Ahmeti Dani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Me nderime të larta u përcoll në

19 September 2026
Arte tjera

25 Vjetori i Karrierës së Balerinit Sinan

12 September 2026
Kulturë

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja!

12 September 2026
Lajme

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora

12 September 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.