Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arsimit në Gjilan me atë të Kamenicës për ofrimin e shërbimeve cilësore
Drejtori i Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi, ka prit në takim drejtorin e Arsimit të Komunës së Kamenicës, Selami Klaiqi me bashkëpunëtorë.
“Bashkëpunimi ndërmjet dy komunave fqinje në fushën e arsimit, me qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore, është detyrim institucional dhe mbetet prioritet i përbashkët i të dy drejtorive, përkatësisht komunave tona”, tha Jeton Rexhepi.
Sipas në takim u trajtuan tema të ndryshme me interes të përbashkët, me fokus në shkëmbimin e praktikave dhe përvojave më të mira në fushën e arsimit.
“Drejtorati për Arsim në Gjilan, në rolin e saj si qendër rajonale, do të vazhdojë bashkëpunimin edhe me komunat e tjera të rajonit. Me këtë qëllim, në periudhën në vijim planifikohet organizimi i tryezave të përbashkëta të diskutimit për trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët në fushën e arsimit, me theks të veçantë në arsimin e mesëm të lartë”, tha drejtori Jeton Rexhepi.
