Pensionohet Kolonel Nevzat Asllani – përmbyll tri dekada shërbim në UÇK, TMK dhe FSK
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj u mbajt ceremonia e pensionimit të Kolonel Nevzat Asllanit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së, bashkëluftëtarëve të UÇK-së dhe familjarëve të tij.
Të pranishmit u përshëndetën nga Gjeneral Major Enver Cikaqi, në emër të Komandantit të FSK-së, ndërsa në emër të bashkëluftëtarëve foli z. Ahmet Isufi.
Kolonel Asllani përmbylli karrierën e tij të gjatë ushtarake, duke shërbyer me dinjitet në radhët e UÇK-së, TMK-së dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
I dëshirohet shëndet dhe suksese në angazhimet e ardhshme, me mirënjohje për kontributin e dhënë ndaj vendit.
