“Shtegu i Lirisë” në Marec: Ecje përkujtimore dhe shpallje e Shtëpisë Shtab të ZOK-ut
Sot, në kuadër të manifestimit tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, u zhvillua ecja përkujtimore “Shtegu i Lirisë”, në nder të betejës së Marecit.
Gjatë ecjes u vizitua vendi ku dikur ishte Shtabi i Zonës Operative të Karadakut, ku të pranishmit u pritën nga z. Nezir Musliu.

Në praninë e komandantit të ZOK-ut, z. Ahmet Isufi, u dorëzua vendimi për shpalljen e kësaj shtëpie si Shtëpi Shtab e Zonës Operative të Karadakut.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues institucionalë nga Komuna e Kamenicës, Klubi Alpin “Dardanët”, SHBA Gjilani, Klubi Alpin Gjilan, drejtorë komunalë dhe qytetarë të shumtë.







