Drenica ndal liderin, Drita bie në Skenderaj
Një gol i vetëm ka mjaftuar që Drenica të marrë një fitore të madhe përballë Dritës, duke triumfuar 1:0 në stadiumin “Bajram Aliu”, në kuadër të xhiros së 29-të të Superligës.
Heroi i vendasve ishte sulmuesi venezuelas Ronaldo, i cili në minutën e 40-të realizoi një gol vendimtar, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij.
Pavarësisht përpjekjeve të Dritës për të reaguar në pjesën e dytë, mbrojtja e organizuar e Drenicës dhe menaxhimi i mirë i rezultatit bënë që vendasit të ruajnë avantazhin deri në fund.
Ndeshja u shoqërua edhe me një moment shqetësues, pasi mbrojtësi i Dritës, Egzon Bejtullai, u lëndua pas një dueli ajror dhe u largua nga fusha me autoambulancë.
Pas këtij rezultati, Drenica grumbullon 35 pikë dhe largohet nga zona e rrezikut, ndërsa Drita mbetet në krye të tabelës me 54 pikë, pavarësisht humbjes.
