Wednesday 9 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij,

Delegacioni nga Zvicra viziton bizneset e fidanishteve në Kamenicë

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Mbahet mbledhje solemne në nderim të Heroit Kombëtar Metush Krasniqi

Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

 Shkëndija shpërthen ndaj arbitrimit në Maqedoninë e Veriut: Do ta njoftojmë edhe UEFA-n
Futboll Lajme Sport

Shkëndija shpërthen ndaj arbitrimit në Maqedoninë e Veriut: Do ta njoftojmë edhe UEFA-n

9 March 2026 0 Comment 5 min read

AA

Klubi futbollistik KF Shkëndija ka reaguar ashpër pas ndeshjeve të xhiros së 22-të në kampionatin elitar të Maqedonia e Veriut, duke akuzuar për vendime skandaloze të arbitrave dhe favorizim të klubit KF Vardar.

Në një komunikatë zyrtare, drejtuesit e klubit nga Tetova theksojnë se për një kohë të gjatë kanë zgjedhur të heshtin, duke shpresuar në reflektim nga institucionet përgjegjëse, por sipas tyre zhvillimet e fundit në kampionat kanë kaluar çdo kufi.

Reagimi i klubit vjen pas dy ndeshjeve të fundit të kampionatit, përkatësisht KF Shkëndija – FK Brera Strumica dhe FK Sileks – KF Vardar, për të cilat Shkëndija pretendon se janë shoqëruar me vendime të diskutueshme të arbitrave.

Sipas klubit tetovar, këto vendime po dëmtojnë rëndë integritetin e garës dhe po krijojnë një perceptim negativ për mënyrën se si po administrohet kampionati nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut.

Drejtuesit e Shkëndijës theksojnë gjithashtu se investimet në klub janë private dhe nuk lidhen me fonde shtetërore apo komunale, duke paralajmëruar se nëse vazhdon, siç e quajnë ata, qasja e pabarabartë në garë, mund të vihet në pikëpyetje vazhdimi i investimeve.

Po ashtu, klubi ka paralajmëruar se për zhvillimet në kampionat do të informojë edhe institucionet ndërkombëtare të futbollit, përfshirë UEFA.


Komunikata e plotë e KF Shkëndija

Për një kohë të gjatë kemi zgjedhur të heshtim, duke besuar se institucionet përgjegjëse do të reflektojnë dhe do të marrin masa për të garantuar drejtësi në kampionat. Fatkeqësisht, ajo që ndodhi sot në dy ndeshjet e xhiros së 22-të të LPFMV-së (Shkëndija-Brera dhe Sileksi-Vardari) është kufiri i fundit.

Vendimet skandaloze të arbitrave, të cilat në mënyrë të përsëritur kanë favorizuar KF Vardar, po dëmtojnë rëndë integritetin e garës dhe po krijojnë një perceptim të rrezikshëm për mënyrën se si po administrohet nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ai që duhet të quhet “kampionati elitar”.

KF Shkëndija ka heshtur deri më tani me shpresën se do të ketë reflektim. Por, sot është e qartë se kjo heshtje e jona është interpretuar si dobësi.

Të detyruar nga ndodhitë e përsëritura, detyrohemi ta ngrisim zërin tonë dhe ta bëjmë shumë të qartë një gjë! Investimet në KF Shkëndija nuk janë para të komunës, e as të shtetit. Janë investime private, janë mundi dhe sakrifica jonë për të ndërtuar një klub serioz që përtej qytetit, përfaqëson denjësisht edhe vendin në garat ndërkombëtare. Pikërisht aty ku me investimet tona dhe sukseset në fushë, aty ku na u la të luajmë të lirë me kushte të barabarta me tjerët, përveç klubit, i kemi sjellë benefite të shumta edhe ligës vendore, klubeve dhe vendit.

Nëse kjo qasje e pabarabartë ndaj garës vazhdon, me referime skandaloze ne do të jemi të detyruar të vëmë seriozisht në pikëpyetje vazhdimin e investimeve tona në këtë ambient. Njëkohësisht, për gjithë ngjarjet, rrjedhën dhe zhvillimet e kampionatit tonë do të informojmë institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe UEFA-në.

Futbolli duhet të vendoset në fushë, jo në tavolinë. Shkëndija nuk kërkon asgjë më shumë se kaq!

Share This:

Tags: Shkendija Sileksi Tetova Vardari
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet,

26 August 2026
Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e

26 August 2026
Futboll

Oltion Bilalli shpallet “Ylli i Javës” pas

24 August 2026
Lajme

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph

24 August 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Muzikë

“Shkëndija” e Breznicës që ndriçoi vitet e

19 August 2026

Vitet ’90, në hapësirat tona, kalonin nën re të zymta që nuk premtonin asgjë

Lajme

Tragjedi në Tetovë: Gjendet e vdekur një

5 November 2025

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova, që supozohet të

Futboll Sport

Fitorja që vlejti 400 mijë euro dhe

24 October 2025

Me fitoren historike në fazën e grupeve të Conference League, Shkëndija siguron 400 mijë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.