Kryesuesja e Kuvendit të Gjilanit: Zëri i Grave duhet të dëgjohet gjithnjë
Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifit Kqiku, mori pjesë në një organizim të tryezës së diskutimit, ku u theksua rëndësia e angazhimit të grave në shoqëri.
Pas tryezës, u realizuan nderime te Monumenti Heroina e Qytetit, duke njohur kontributin e grave në historinë e qytetit.
Latifit Kqiku shprehu kënaqësinë për mundësinë që të diskutojë me gra të përkushtuara dhe inspiruese, duke theksuar se zëri i grave duhet të dëgjohet gjithnjë dhe të jetë një faktor kyç në vendimmarrje.

