Shabani i fton qytetarët që t’i regjistrojnë lindjet dhe vdekjet, s’ka gjoba
Gjobat komunale për rregjistrimet e mëvonshme të lindjeve dhe vdekjeve janë hequr nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Gjilanit,
Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Elbasan Shabani, tha se në seancën e fundit i ka propozuar Kuvendit të Komunës së Gjilanit që të votojë lirimin nga pagesa e gjobës për regjistrimin me vonesë të lindjeve dhe vdekjeve, si për personat e lindur apo të vdekur brenda vendit, ashtu edhe jashtë vendit.
Ai tregoi se me 33 vota pro, është miratuar propozim-vendimi për lirimin nga kjo gjobë.
Drejtori i Administratës së Përgjithshme ka falënderuar të gjithë asambleistët që e votuan këtë propozim-vendim.
“Ftoj të gjithë qytetarët pa dallim, të cilët ende nuk i kanë regjistruar lindjet apo vdekjet e anëtarëve të familjes së tyre, që të paraqiten dhe t’i regjistrojnë ato deri në fund të vitit 2026”, tha Elbasan Shabani.
