Pensionohet Ismet Sylaj nga Kompania Regjionale e Ujësjellësit – KRU “Hidromorava” në Kamenicë
Është pensionuar punëtori me përvojë mbi 30 vite pune, i nderuari z. Ismet Sylaj.
Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka mbajtur me përgjegjësi dhe përkushtim pozitën e depoistit në NJO Kamenicë në KRU Hidromorava.


Kompania e falënderon z. Sylaj për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndër vite, duke i uruar shëndet të plotë dhe ditë të qeta pranë familjes dhe shoqërisë.
Faleminderit për kontributin tuaj!
Me respekt,
KRU Hidromorava
