Monday 19 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Caffe Bar Classic SH.P.K. shpall të mbyllur biznesin me numër unik: 812066810

Nënkryetarja Bajralija merr pjesë në konferencën ‘Smart Country Convention 2026’

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

Parashikimi i motit për të hënën, 19 tetor 2026

Vjen reagimi i PDK-së, pas raportimeve se ka dhënë dorëheqje Bedri Hamza

Gjykata në Gjilan cakton 1 muaj paraburgim për dy të pandehur për trafik narkotikësh

Të dielën mot me vranësira dhe intervale me diell, temperaturat shënojnë ngritje

Këshilli i Prindërve i shkollës “Thimi Mitko” miraton planin e veprimit për vitin e ri

Njoftimi i KEDS për fillim të javës së re!

Moti sot, e diel dhe ditëve në vazhdim!

 Granit Xhaka i lumtur që Sunderlandi realizoi synimin e parë – BBC me vlerësim interesant
Lajme Sport

Granit Xhaka i lumtur që Sunderlandi realizoi synimin e parë – BBC me vlerësim interesant

4 March 2026 0 Comment 4 min read

AA

Sunderland e ka realizuar synimin kryesor që e kishte për këtë edicion të Premier Leagues.

Me fitoren 1:0 në udhëtim ndaj Leeds United, Sunderlandi arriti në shifrën e 40 pikëve. Grumbullimi i 40 pikëve ishte synim që në fillim të edicionit, pasi kjo shifër besohet se mjafton për të siguruar qëndrimin në Premier League.

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ndaj Leedsit luajti prej minutës së 56-të. Ai po kthehet gradualisht pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushës për pesë ndeshje.

“Ne kemi folur në fillim të edicionit, synimi ynë ishte 40 pikë. Kemi bërë 40 pikë dhe tani duam më shumë pasi uria është e madhe”, ka thënë Xhaka pas ndeshjes për TNT Sport.

“Ne duhet të qëndrojmë modest. E dimë prej nga jemi. Synimi ishte 40 pikë. Kur e arrin synimin e parë dëshiron më shumë. Uria është prezente. I marrim ndeshjet një nga një dhe të shohim ku do të arrijmë”, ka shtuar ai.

Sunderlandi po përballet me mungesa të rëndësishme, por Xhaka ka lavdëruar lojtarët që kanë marrë rastin për të luajtur.

“Për disa lojtarë nuk ishte e lehtë që nuk kanë luajtur. Por na duhen të gjithë. Nuk mund të kesh vetëm 11 lojtarë. Luke O’Nein është shembull i rëndësishëm për këta lojtarë. Ai e meriton gjithë respektin që i bëhet. Është legjendë e këtij klubi. Por të gjithë lojtarët shfaqën karakter dhe kjo na duhet”, ka vazhduar Xhaka.

Me 40 pikë, Sunderlandi është stabil në mesin e tabelës pas xhiros së 29-të të elitës angleze.

Loja e kësaj skuadre është përmirësuar ndjeshëm pasi Xhaka hyri në fushë. Kështu të paktën ka vlerësuar mediumi i fuqishëm, BBC.

“Nuk ishte rastësi që Sunderlandi u përmirësua pas hyrjes së Xhakës. Deri në atë moment nuk ishte skuadra më e mirë në fushë. I kthyer nga një dëmtim së fundi, Xhaka mbeti në stol në fillim të ndeshjes ndaj Leedsit. 33-vjeçari kishte ndikim qetësues, ndërsa skuadra e arriti suksesin e parë në udhëtim që nga tetori. Sunderlandi përballoi edhe 12 minuta të tensionuar të kohës shtesë”, ka shkruar BBC.

Ky medium e ka vlerësuar se Xhaka ka pasur ndikimin më të madh te Sunderlandi nga të gjitha transferimet, “me përvojën dhe lidershipin e tij”.

Deri në fund të edicionit në Premier League janë edhe nëntë xhiro.

Share This:

Tags: Granit Xhaka
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Caffe Bar Classic SH.P.K. shpall të mbyllur

19 October 2026
Marketing

Flori SH.P.K. shpall të mbyllur biznesin me

19 October 2026
Lajme

Nënkryetarja Bajralija merr pjesë në konferencën ‘Smart

19 October 2026
Kulturë

Nga, Sabit Rrustemi – RRETH ANTOLOGJIVE DHE

19 October 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Kombëtarja e Zvicrës merr vendim për Granit

8 October 2026

Granit Xhaka ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë në Zvicër lidhur me çështjen për

Futboll Sport

The Athletic: Granit Xhaka, transferimi i sezonit

26 May 2026

Plot 189 transferime u realizuan në Ligën Premier para dhe gjatë edicionit 2025/26, por

Sport

Xhaka uron menjëherë Arsenalin për titullin e

19 May 2026

Mesfushori Granit Xhaka e ka uruar menjëherë Arsenalin për titullin e kampionit. Ish-kapiteni i

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.