Friday 17 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit pranues, Afati i parë në Universitetin Publik “Kadri

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel institucional për periudhën 5 vjeçare

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna zhvillon takim me subjektet politike

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i kabinetit

Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin e Jashtëzakonshëm: Nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit

Dhimbje e madhe: U nda nga jeta Petrit Xhevdet Kallaba, zëri i ri i kulturës

Në UKZ u mbajt provimi pranues për studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027

Spiropali reagon ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe: “Ky nuk është mendim politik, është barbarizëm

Fillon asfaltimi i rrugës Breznicë–Muhoc, projekt që lidh malësinë e Bujanocit me Kamenicën e Gjilanin

 Legjenda e futbollit gjilanas Shemsedin Abazi në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ekonomike
Futboll Lajme Sport

Legjenda e futbollit gjilanas Shemsedin Abazi në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ekonomike

2 March 2026 0 Comment 4 min read

AA

Ish-futbollisti i mirënjohur Shemsedin Abazi, i njohur nga të gjithë si “Shema”, ishte një nga sulmuesit më të mirë jo vetëm të klubeve gjilanase, por edhe të futbollit kosovar gjatë viteve ’70 dhe ’80.

Si alo e djathtë e C. Zvezdës së Gjilanit dhe më vonë e Dritës, ai ishte i pamëshirshëm për portat kundërshtare, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit në sezonin 1979-80.

Gjatë karrierës së tij, ai pati oferta të shumta dhe joshëse, por asnjëherë nuk e tradhtoi qytetin e tij të Gjilanit, duke dhënë rininë dhe gjithçka që kishte për të mirën e sportit vendor.

Përveç suksesit me klubet, Abazi ishte anëtar i Reprezentacionit të Kosovës për vite me radhë, duke dëshmuar se ishte një futbollist i kalibrit të lartë që ngrinte peshë tifozët me shpejtësinë dhe driblingjet e tij karakteristike.

Sot, në moshën 74-vjeçare, Shemsedin Abazi ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa një kulm të sigurt mbi kokë.

Kushtet e tij ekonomike po përkeqësohen çdo ditë, pasi jeton në një banesë me qira ku i duhet të kalojë 70 shkallë për të arritur në banesë, gjë që shëndeti i tij i dobët nuk e lejon.

I mërziur për këtë situatë, Abazi tregon vështirësitë e tij të përditshme:

“Jam me banesë me qira, për të mbërritur në banesë më duhet t’i kaloj 70 shkallë që shëndeti im nuk mund t’i durojë. Bëhen nganjëherë nga tre muaj që nuk dal nga banesa për shkak të shkallëve, pasi unë në shpinë mbaj vazhdimisht pompën e frymëmarrjes, e cila është e cilësisë së dobët dhe e vjetëruar.”

Përveç izolimit fizik, ai zgjohet çdo ditë me ankthin se do të mbetet edhe pa atë banesë ku strehohet.

Në vitin 2019, Institucionet Lokale të Komunës së Gjilanit e kishin shpallur Shemsedin Abazin “Nderi i Qytetit”, por sot ai ka nevojë që ky vlerësim të kthehet në ndihmë konkrete në momentet më të vështira të jetës së tij.


Duke reflektuar mbi të kaluarën dhe gjendjen aktuale, Abazi thekson me shpresë.


“Gjithçka që pata gjatë rinisë sime ia dhashë qytetit tim dhe Kosovës dhe për këtë jam shumë krenar. Me kalimin e kohës, tani kushtet shëndetësore e ekonomike më kanë mërzitur shumë dhe çdo ditë po i humb shpresat për një jetë më të mirë, por unë kam shumë besim se institucionet komunale dhe qytetarët e Gjilanit e më gjerë do të më dalin në ndihmë.”

Të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë ish-futbollistin Shemsedin Abazi, mund të kontribuojnë në xhirollogarinë e NLB BANK: 170 200 321 847 6945 ose ta kontaktojnë drejtpërdrejt në numrin e tij personal 044 710 567.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga

16 July 2026
Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026
Futboll

Bayern Munich “rrëmben” super talentin kosovar, Lisian

16 July 2026
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel

16 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga

16 July 2026

Nënkryetarja e Komunës, Arta Bajralija, ka bërë shpërndarjen e 13 pakove Baby Box në

Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026

Rezultatet Preliminare (mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave) të provimit pranues në Universitetin

Futboll Sport

Bayern Munich “rrëmben” super talentin kosovar, Lisian

16 July 2026

Një nga talentët më të mëdhenj që ka prodhuar futbolli kosovar në vitet e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.