Monday 10 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Temperaturarat deri në 37°C: Java fillon sërish shumë e nxehtë, të mërkurën eklips i pjesshëm

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i Muhovcit që ia kushtoi jetën arsimit shqiptar, Muhovci

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj – Këshilli Drejtues miraton edhe Planin e Veprimit Institucional

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

 KDI: Kosova bie tri pozita më poshtë në Indeksin e Korrupsionit
Ciceroni Featured Kuriozitete Lajme Librari

KDI: Kosova bie tri pozita më poshtë në Indeksin e Korrupsionit

10 February 2026 0 Comment 5 min read

AA

Transparency International ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2025, ku Kosova ka shënuar 43 pikë dhe është renditur në vendin e 76-të nga gjithsej 182 shtete të përfshira në matje.

Krahasuar me vitin paraprak, Kosova ka shënuar rënie prej një pike dhe ka humbur tri pozita në renditje, duke ndërprerë trendin gradual të rritjes që kishte vazhduar për rreth një dekadë.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se kjo rënie përfaqëson stagnim serioz në luftën kundër korrupsionit dhe lidhet drejtpërdrejt me krizën politike dhe institucionale që pasoi zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Sipas KDI-së, bllokimi i Kuvendit dhe funksionimi i kufizuar i institucioneve kanë penguar zbatimin e reformave thelbësore në fushën e sundimit të ligjit dhe anti-korrupsionit.

“Për herë të parë, qeveria në një mandat të plotë nuk arriti të miratojë strategjinë kombëtare kundër korrupsionit. Për më keq, viti 2025 u përmbyll pa u dekretuar Kryeprokurori i Shtetit, për shkak të kundërshtimeve të vazhdueshme nga Presidentja, Kryeministri dhe bartës të tjerë institucionalë. Mosplotësimi i kësaj pozite kyçe për një periudhë të gjatë dobësoi funksionimin e sistemit prokurorial dhe krijoi pasiguri institucionale në raport me luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu, vlen të theksohet që korrupsioni nuk ishte ndër temat qendrore të programeve zgjedhore në dy palë zgjedhjet e vitit të kaluar, ndryshe nga ciklet e mëparshme zgjedhore”, thuhet në komunikatë.

KDI thotë se gjatë vitit të kaluar janë zhvilluar disa hetime dhe janë ngritur aktakuza ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë, përfshirë edhe rastin e njohur si “rezervat shtetërore”, ku u ngrit aktakuzë ndaj ish-Ministres së Tregtisë dhe Industrisë për dëmtim të buxhetit të shtetit në vlerë prej rreth 3 milionë euro.

“Refuzimi i bashkëpunimit me organet e ndjekjes penale nga nivelet më të larta ekzekutive minon besimin në pavarësinë e drejtësisë dhe dëmton rëndë kulturën e llogaridhënies publike, duke ndikuar drejtpërdrejt në perceptimin e korrupsionit. Megjithatë, përkundër hetimeve dhe aktakuzave, në Kosovë ende nuk ka pasur asnjë aktgjykim përfundimtar për dënim me burgim efektiv të zyrtarëve të lartë publik për vepra korruptive – çka krijon perceptim të pandëshkueshmërisë, duke ulur besimin publik në drejtësi dhe në efektivitetin e luftës kundër korrupsionit”, thuhet në komunikatë.

Reformat në sistemin e drejtësisë gjatë vitit 2025, sipas KDI-së, kanë mbetur të paralizuara. Mungesa e Kuvendit funksional ka pamundësuar miratimin e ligjeve të pakos së reformës dhe amendamenteve kushtetuese për procesin e vettingut. Edhe pse Ligji i ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës ka hyrë në fuqi, zhvillimet e fundit brenda këtij institucioni tregojnë pengesa të brendshme dhe rezistencë ndaj zbatimit të plotë të reformës.

KDI kritikon gjithashtu vazhdimin e vendimmarrjes buxhetore nga qeveria në detyrë pa kontroll parlamentar.

“Qeveria në detyrë ka vazhduar të marrë vendime me pasoja buxhetore në mungesë të transparencës dhe kontrollit parlamentar, ndërsa në disa raste janë evidentuar përdorime të fondeve publike për qëllime elektorale. Në të njëjtën kohë, janë evidentuar raste sistematike kur eksponentë të partisë në pushtet kanë ushtruar presion ndaj mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve të drejtësisë përmes diskursit delegjitimues dhe sulmeve publike. Këto veprime nuk janë vetëm retorikë politike, por përpjekje për të dobësuar mbikëqyrjen kritike”, thuhet në komunikatë

Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova renditet e dyta për nga pikët, pas Malit të Zi me 46 pikë, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë. Megjithatë, KDI vlerëson se rënia e këtij viti e vendos Kosovën në një fazë stagnimi në një kohë kur rajoni përballet me dobësim të reformave dhe institucioneve.

Në përfundim, KDI u bën thirrje Kuvendit dhe Qeverisë së re që të veprojnë pa vonesa, duke vendosur luftën kundër korrupsionit në krye të agjendës shtetërore, përfshirë miratimin e Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit, zbatimin e reformës në drejtësi, forcimin e pavarësisë institucionale dhe sigurimin e ndëshkueshmërisë reale për korrupsionin e nivelit të lartë.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Nga Shkëndija te Drita? Spahiu pritet të

10 August 2026
Lajme

Temperaturarat deri në 37°C: Java fillon sërish

10 August 2026
Kulturë

Arta Haziri përfaqëson Kosovën në jurinë profesionale

10 August 2026
Kulturë

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i

6 August 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Nga Shkëndija te Drita? Spahiu pritet të

10 August 2026

Gjilan – FC Drita duket se po lëviz fuqishëm në merkato, menjëherë pas rikthimit

Lajme

Temperaturarat deri në 37°C: Java fillon sërish

10 August 2026

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet kryesisht nën ndikimin e kushteve të

Kulturë Muzikë

Arta Haziri përfaqëson Kosovën në jurinë profesionale

10 August 2026

STRUGË – Arta Haziri, drejtoreshë e Festivalit Ndërkombëtar për Fëmijë “Mollëkuqet” në Gjilan, ka

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.