Saturday 18 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të shtunën, 18 prill 2026

Pensionohet Valdete Daka

Pasuria e deklaruar e Abdixhikut – shtëpi e banesa në vlerë mbi 800 mijë euro

U mbajt punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime

Duka zbulon se ia ofroi Besnik Hasit drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë

Parashikimi i motit për të premten, 17 prill 2026

Maturantët e Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti” mirëpresin përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në

Drejtor me përgjegjësi, por pa kompetenca!A ia vlen më kjo pozitë?

Gërvalla në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan: Marrëveshja me Danimarkën rrit përgjegjësinë për sistemin korrektues

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm, Afrim Cana, priti një delegacion nga Danimarka

 UKZ – Ambasadorja e Kosovës në Izrael ligjëron para studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale
Lajme

UKZ – Ambasadorja e Kosovës në Izrael ligjëron para studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale

15 January 2026 0 Comment 3 min read

AA

Me organizimin e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universiteti Kadri Zeka dhe me ftesë të profesorit Lukas Mandl, Shkëlqesia e Saj, Ines Demiri, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Izrael, mbajti një ligjëratë me temën “Nga njohja e ndërsjellë te bashkëpunimi praktik: Rasti i Marrëdhënieve Kosovë–Izrael”.

Ligjërata u zhvillua në një atmosferë akademike dhe interaktive, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi procesin e njohjes së ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, rrethanat që çuan në këtë vendim dhe ndryshimet konkrete që ai solli për pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Ambasadorja Demiri trajtoi gjithashtu natyrën e marrëdhënieve dypalëshe në jetën e përditshme, duke theksuar bashkëpunimin institucional, komunikimin diplomatik dhe perceptimet reciproke ndërmjet dy vendeve.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve Kosovë–Izrael, sidomos në fusha si diplomacia, ekonomia, inovacioni dhe shkëmbimi i përvojave. Në kuadër të ligjëratës u diskutua edhe situata aktuale e sigurisë në Izrael, e shpjeguar në një kontekst më të gjerë rajonal dhe ndërkombëtar, duke ofruar studentëve një kuptim më të thelluar të sfidave bashkëkohore të sigurisë.

Pjesë e rëndësishme e ligjëratës ishte edhe këshillimi i të rinjve të Kosovës, veçanërisht atyre që synojnë të angazhohen në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Ambasadorja ndau përvoja praktike dhe këshilla konkrete mbi zhvillimin profesional, rëndësinë e përgatitjes akademike dhe ndërtimin e rrjeteve ndërkombëtare.

Gjatë diskutimit të hapur, studentët adresuan pyetje lidhur me sfidat e përfaqësimit diplomatik të Kosovës në Izrael, funksionimin e Ambasadës së Kosovës, si dhe përshtypjet dhe perceptimet e institucioneve dhe shoqërisë izraelite për Kosovën. Diskutimet u karakterizuan nga interes i lartë dhe angazhim aktiv, duke e shndërruar ligjëratën në një përvojë të vlefshme mësimore.

Ky aktivitet dëshmon angazhimin e Fakultetit të Shkencave Sociale për të sjellë diplomacinë në praktikë brenda auditorëve universitarë dhe për t’u ofruar studentëve perspektiva të drejtpërdrejta nga përfaqësues të lartë diplomatikë, duke forcuar lidhjen ndërmjet teorisë akademike dhe realitetit ndërkombëtar.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën, 18

18 April 2026
Lajme

Pensionohet Valdete Daka

17 April 2026
Lajme

Pasuria e deklaruar e Abdixhikut – shtëpi

17 April 2026
Lajme

U mbajt punëtoria në kuadër të procesit

17 April 2026
RELATED Stories for you
Lajme

U mbajt punëtoria në kuadër të procesit

17 April 2026

Në kuadër të procesit të pas-akreditimit, Fakulteti i Shkencave Sociale organizoi një punëtori gjithëpërfshirëse

Lajme

Maturantët e Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti”

16 April 2026

Maturantët e Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti” në Gjilan patën mundësinë të zhvillojnë një

Lajme

MASh dhe universitetet vendore diskutojnë statusin e

15 April 2026

Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës u organizua tryezë e përbashkët me të gjitha

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.