Kosova nuk ka luajtur me asnjërin prej kundërshtarëve të mundshëm në Botërorin 2026
Kosova, e cila bën pjesë në Grupin D të kundërshtarëve të mundshëm në rrugëtimin drejt Kampionatit Botëror 2026, nuk ka përvojë të mëparshme me asnjërën nga përfaqësueset me të cilat mund të përballet. “Dardanët” nuk kanë luajtur asnjëherë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Paraguain dhe Australinë.
Ndërkohë, Shqipëria, e cila ndodhet në Grupin F, njeh vetëm Holandën nga kundërshtarët e mundshëm, ndërsa me Japoninë dhe Tunizinë nuk është përballur asnjëherë në histori.
Me Holandën, kombëtarja shqiptare është përballur katër herë dhe ka pësuar humbje në të gjitha takimet. Dy ndeshjet e para janë zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 1966, ku Shqipëria u mposht në të dyja herët me rezultat 2-0.
Ndërsa dy përballjet e fundit mes dy kombëtareve janë zhvilluar në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2008, ku kuqezinjtë u mposhtën 2-1 në Amsterdam dhe 1-0 në Tiranë.
