Friday 28 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Fjala e Presidentit të Republikës,Sh. T. Z. Bajram Begaj,me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së

Ilmi HFZ. Shefki Kallaba – Dritë dhe flijim në shërbim të arsimit, fesë dhe atdheut

FSK gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Livoq

Në nderim të 28 nëntorit, FSK-ja bën homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz

Rubio uron Shqipërinë: Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të “Abu Dhabi Grand Slam 2025”

UKZ mikpritës i nxënësve të “Universum” për të shënuar 28 Nëntorin me ligjëratë për historinë

Kryetari Hyseni: Energjia, përkushtimi dhe gatishmëria e ushtarëve për të mbrojtur vendin tonë janë të

Drita – Shkëndija, sot luhet super ndeshja e klubeve shqiptare në Ligën e Konferencës

Profesori Urtak Hamiti përfaqëson UKZ-në në Konferencën Ndërkombëtare “StartUpMorocco SUM25” në Casablanca

 Fjala e Presidentit të Republikës,Sh. T. Z. Bajram Begaj,me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit
Lajme

Fjala e Presidentit të Republikës,Sh. T. Z. Bajram Begaj,me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit

28 November 2025 0 Comment 12 min read

AA

Të nderuar bashkëkombës kudo ku ndodheni,
Të nderuar miq të Shqipërisë, të nderuar të ftuar!

Në historinë e kombeve, ka një ditë që përmbledh ëndrrat e shekujve.

Për ne shqiptarët, kjo ditë është 28 Nëntori, dita e identitetit, dinjitetit dhe unitetit tonë kombëtar. Përpara kësaj dite, ne përulemi me respekt e krenari.

Sot, si çdo vit, kjo ditë na bashkon rreth flamurit tonë, flamurit kuq e zi, simbol i historisë dhe sakrificës së shqiptarëve, flamurit që bashkon ëndrrat, aspiratat dhe amanetet e të parëve tanë. Ky flamur nuk njeh ndarje, as interesa të ngushta, as kufij mes nesh. Ai njeh vetëm bashkimin dhe përgjegjësinë tonë për ta çuar përpara shtetin që trashëguam nga të parët.

Kjo ditë është kujtesa e një kombi qëndrestar që, edhe në kohët më të vështira, nuk e humbi besimin te vetja dhe tek e ardhmja e tij. Ne kemi ditur të ecim përpara pa pushtuar, pa kërcënuar, pa dhunuar fqinjët e asnjë vend tjetër, duke u bazuar vetëm te sakrificat e betejat tona për vendin tonë, për Shqipërinë.

113 vjet më parë, Ismail Qemali dhe delegatët që u mblodhën në Vlorë i dhanë jetë shtetit të ri shqiptar. Në një botë që po ndryshonte me shpejtësi dhe plot rreziqe, ata patën guxim, largpamësi dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie. Në atë ditë të vitit 1912 shqiptarët treguan se kishin një ideal të qartë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar dhe, mbi të gjitha, vendosmërinë për ta ndjekur dhe për ta bërë atë realitet.
Sot, ne nderojmë dhe i jemi mirënjohës përjetë Ismail Qemalit, Atir themelues të shtetit tonë modern së bashku me etërit e pavarësisë për aktin e tyre dhe, mbi të gjitha, për amanetin që na lanë: një shtet që u shërben shqiptarëve.

Vit pas viti, dekadë pas dekade, shekull pas shekulli, 28 Nëntori dëshmon se shqiptarët, të bashkuar, diktojnë fatin e tyre dhe ndërtojnë vizione të reja për vendin.
Ky 28 Nëntor na gjen në një moment vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Sot, 113 vjet më vonë, ne jemi sërish pranë një objektivi tjetër historik: anëtarësimit të plotë në familjen evropiane. Kurrë më parë nuk kemi qenë kaq pranë. Jo rastësisht. Falë punës. Falë punës së shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, falë sakrificave të brezave, falë arritjeve të shqiptarëve në çdo cep të botës dhe po ashtu falë vizionit të qartë Euroatlantik.
Familjes evropiane ne nuk i kërkojmë një vend, por duam të zëmë vendin që na takon.
Shqipëria ka hapur në harkun e një viti të gjithë grup-kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian. Ky është një hap historik.
Mbyllja e kapitujve deri në vitin 2027, me punë të përbashkët, standarde të larta dhe vendimmarrje të përgjegjshme, është objektivi ynë strategjik. Ky objektiv nuk është thjesht një proces teknik, është një mundësi e madhe për të transformuar veten, është thelbi i shtetit modern që duam.
Anëtarësimi na kërkon institucione të forta, drejtësi të besueshme, ekonomi konkurruese dhe të qëndrueshme, arsim dhe shëndetësi cilësore dhe një administratë publike profesionale.

Anëtarësimi është një provim që ne duhet ta kalojmë vetëm së bashku si shtet dhe si shoqëri.

Këtë vit shënojmë edhe një moment tjetër historik.

Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, qytetarët tanë në Diasporë patën mundësi të votonin nga vendet ku jetojnë. Ky ishte hap i rëndësishëm për forcimin e demokracisë sonë. Ai e bën kombin më të plotë, e bën shtetin më gjithëpërfshirës dhe klasën politike më të përgjegjshme.

Diaspora shqiptare, e shpërndarë në çdo kontinent, është një urë e fuqishme me botën, është zemra jonë që rreh larg, është një burim i jashtëzakonshëm ekspertize, investimi dhe diplomacie kulturore.
Detyra jonë si shtet është t’i dëgjojmë, t’i përfshijmë dhe t’u krijojmë hapësira reale pjesëmarrjeje.

Të dashur shqiptarë,

Pavarësia sot nuk matet vetëm me histori.
Pavarësia matet me standarde.
Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike.
Pavarësia matet me besimin e qytetarëve tek institucionet.
Pavarësia matet me drejtësi funksionale.
Pavarësia matet me mundësitë që u ofrohen të rinjve.
Pavarësia matet me dinjitetin që shteti garanton për çdo qytetar.
Pavarësia matet me dashurinë për vendin.
Këto janë sfidat që na bashkojnë, pavarësisht bindjeve politike.

Të nderuar bashkëkombës,

Koha e shpalljes së Pavarësisë, bota e Ismail Qemalit, e Isa Boletinit, ishte ajo e përcaktimit të kufijve. Bota e sotme po ndryshon me shpejtësi. Arkitektura e sigurisë globale po rifigurohet me shpejtësinë e evolucionit e teknologjive që ndryshojnë rrënjësisht marrëdhëniet tona me territorin, shtetin, komunitetin, madje dhe me njeri-tjetrin.
Në këto kohë transformimesh e transformuese, na duhet vendosmëri, koherencë dhe vizion për të qenë në krahun e duhur të historisë.

Viti 2025 na gjeti në një mjedis gjeopolitik dinamik.
Tirana mblodhi këtë vit liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane, ku siguria evropiane dhe agresioni rus ndaj Ukrainës ishin në qendër të agjendës. Sfidat e sotme përmblidhen në moton e këtij samiti: “Evropa e re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”.
Shqipëria ka fituar besueshmëri si vend që kontribuon në paqe, siguri, zhvillim dhe dialog si aleate e NATO-s dhe si aktor i përgjegjshëm në rajon. Shqipëria mbetet partnere fort e besueshme për aleatët tanë Euroatlantikë.

Ne jemi krenarë për miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mirënjohës për mbështetjen që ata i kanë dhënë kombit shqiptar.

Ne jemi krenarë për rolin tonë në stabilitetin rajonal, sepse pa stabilitet nuk ka zhvillim dhe të ardhme evropiane.
Fatet tona u ndanë kundër dëshirës sonë. Sot, fati i Shqipërisë, i Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në rajon është në duart tona. Fatet i kemi bashkuar drejt orientimit Euroatlantik, të drejtave të njeriut, mirëqenies dhe begatisë. Çdo arritje e Kosovës dhe komuniteteve shqiptare në rajon e kudo është krenari për ne.
Mbështetja për Kosovën, për konsolidimin e shtetit të saj, për njohje të reja, dialogun dhe integrimin e saj Euroatlantik, është përgjithmonë konstante dhe mbetet një nga përgjegjësitë tona kombëtare.

Sot, kudo ku jetojnë shqiptarët, është ditë feste. Festojnë në Shqipëri e në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut e në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe kudo në pesë kontinentet.
Është koha të jemi bashkë, të mbështesim zhvillimin e komuniteteve shqiptare dhe të punojmë që çdo shqiptar, brenda e jashtë kufijve, të ndihet pjesë e një kombi që ecën përpara.

Në këtë ditë të shenjtë për ne shqiptarët, le të kujtojmë se pavarësia është detyrim, është thirrja për të qenë të përgjegjshëm, të bashkuar e vizionarë.
Shqipëria ndërtohet më mirë dhe prosperon më shpejt me dialog, me debat konstruktiv për çështje të mëdha, jo duke humbur kohën me çështje dytësore, me institucione që punojnë, jo me institucione që bllokojnë njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për një kulturë politike që e vendos interesin kombëtar dhe të qytetarit mbi interesin partiak. Ne kemi nevojë të fokusohemi te prioritetet tona kombëtare që e çojnë vendin përpara. Vetëm të përbashkuar, me një qëllim të madh kombëtar, ne mund të shmangim ndasitë që vonojnë rrugëtimin e përbashkët.

Në këtë rrugëtim evropian: çdo reformë ka rëndësi, çdo institucion ka përgjegjësi, çdo qytetar ka rol.
Të nderuar bashkëkombës,
Në këtë ditë të shenjtë nuk duhet të harrojmë se pavarësia është dhe festë, festa e shoqërisë, e familjes, e të rriturve dhe të vegjëlve, e arritjeve të secilit prej nesh.
Uroj të festoni të përmbushur dhe të gëzuar, si qytetarë të një vendi ku vlerat njerëzore e komunitare mbizotërojnë dhe ku entuziazmi për arritjet në vijim është i vërtetë dhe emocionues!

Shqipëria ka ecur shumë, por ka ende për të bërë. Të punojmë së bashku! Unë besoj fort se me maturi, bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët, të ndërtojmë vendin që meritojmë e me të cilin krenohemi.

113 vjet më parë, të parët tanë na lanë një amanet të çmuar: të ruajmë identitetin, të forcojmë shtetin dhe të mbrojmë lirinë.
Detyra jonë sot është ta çojmë këtë amanet në një nivel tjetër: ta bëjmë Shqipërinë një vend të drejtë, të sigurt, modern dhe evropian. Për këtë, na duhet guximi i Vlorës së 1912-ës, urtësia e mençuria e Ismail Qemalit dhe vullneti i çdo shqiptari.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!
Zoti i bekoftë miqtë e Shqipërisë!

Është koha të ngremë një dolli dhe, siç e do tradita shqiptare, e kemi me tre urime:
Urimi i parë: Për Ditën e Flamurit! Ta kemi/gëzojmë përjetë!
Urimi i dytë: Për flamurin kuq e zi, flamurin që na bashkon të gjithëve! Ta nderojmë përjetë!
Urimi i tretë: Për Kombin shqiptar. Lavdi përjetë.

Share This:

Tags: TV Gjilani
Previous post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Fjala e Presidentit të Republikës,Sh. T. Z.

28 November 2025
Lajme

Ilmi HFZ. Shefki Kallaba – Dritë dhe

28 November 2025
Lajme

FSK gjen trupin e pajetë të personit

28 November 2025
Lajme

Në nderim të 28 nëntorit, FSK-ja bën

28 November 2025
RELATED Stories for you
Featured Kuriozitete

Kjo cilësi e femrave i tërheq më

24 November 2025

Pamja e jashtme mund ta bëjë për vete një djalë, por ka një cilësi

Lajme Opinione

Shkruan: Prof. Dr. Flamur Hyseni – Dekretimi

31 October 2025

Në çdo shtet kushtetues ekziston një vijë ndarëse ndërmjet formës së ligjit dhe qëllimit

Lajme

Mbyllet afati, KQZ mblidhet për certifikimin e

14 August 2025

Është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës me

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.