Shfaqja, “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, prodhim i teatrit “Adriana” nga Ferizaji, shfaqet para artdashësve gjilanas
Sonte, e hënë, në ora 20:00, Teatri i Gjilanit hap dyert për një udhëtim krejt ndryshe!
“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” – nga Jeton Neziraj, në regji të Agon Myftarit, vjen si një satirë e guximshme, qesharake dhe therëse për realitetin tonë kulturor.


Një shfaqje që flet për artin, kaosin, politikën, lirinë dhe çmendurinë tonë të përditshme… por me humorin e zi dhe energjinë shpërthyese që vetëm Neziraj din t’i sjellë në skenë.
E hënë, ora 20:00
Teatri i Qytetit – Gjilan
Produksion nga Teatri Adriana – Ferizaj






