Friday 9 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të premten, 09 janar 2026

Gjilan: Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit

Dr. Kamberi: Shërbimi shtëpiak ofroi mijra shërbime cilësore dhe në kohë për pacientët në nevojë

Pensionohet Bajram Hajrullahu, sekretar i shkollës “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë

Deri në një orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja

“Lutuni për Kosovën”, Granit Xhaka reagon pas vërshimeve në shtetin tonë

Pensionohet profesori Musa Ajeti pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme akademike

Bekim Azizi ri-zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

Pensionohet Prof. Dr. Merxhan Avdyli pas një karriere të gjatë e të lavdishme

Cak i aksionit të Prokurorisë dhe Policisë mbi 40 persona, dëmi mbi 1 milion euro

 Gjimnazi Natyror i Gjilanit krenar që mbanë emrin Prof. Dr. Xhavit Ahmetit
Lajme

Gjimnazi Natyror i Gjilanit krenar që mbanë emrin Prof. Dr. Xhavit Ahmetit

22 November 2025 0 Comment 4 min read

AA

Në 29-vjetorin e vdekjes së Prof. Dr. Xhavit Ahmeti një delegacion i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, i prirë nga drejtori i shkollës Bekim Mustafa, i cili shoqërohej nga Agim Asllani, zëvendësdrejtor, Sami Selishta, koordinator i cilësisë dhe nxënës të shkollës, kanë vënë buqeta lulesh pranë bustit të Xhavit Ahmeti, në sheshin që mbanë emrin e këtij njeriu të madh të dijes e të shkencës.

Para 29- vitesh, Xhavit Ahmeti, që ishte këshilltar për arsim i presidentit Ibrahim Rugova, bashkë me pjestarë të delegacionit kosovar, me ndërmjetësim ndërkombëtar, po udhëtonin në mbrojtje të arsimit shqip dhe në rrugë e sipër kishte ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kishte ndërruar jetë dr. Xhavit Ahmeti, emrin e të cilit me krenari e bartë Gjimnazi Natyror i Gjilanit.

Në përkujtim të kësaj dite, Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka theksuar se sot është përvjetori i ndarjes fizike me profesor Xhavit Ahmetin; me njeriun e dijetarin, personalitetin shkencor e politik, që angazhimin e tij jetësor dhe fundin fizik e lidhi përjetësisht me arsimin shqip dhe atdheun e tij – lirinë e Kosovës.

“Profesor Xhavit Ahmeti u nda nga ne në kulmin e angazhimit humanist, pedagogjik e politik, ku u dëshmua si personalitet me dije, vizion e angazhim të pa kompromis për dijen, zhvillimin e lirinë, duke lënë boshllëk të pakompenzueshëm në të gjitha këto fusha”, ka thënë drejtori Mustafa, që ka shtuar se megjithëkëtë, mbi këtë rrugë të shtruar prej tij ne u ringritëm e realizuam, si popull, një pjesë të vlefshme të synimeve e ëndrrave të tij. “Gjimnazi “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, po rritet nën hijen e emrit e angazhimit të tij dhe me krenari e besim mban emrin e këtij iluministi e personaliteti të dalluar të atdheut tonë. Sot, në këtë përvjetor të ndarjes, ne kujtojmë e nderojmë profesor Xhavit Ahmetin, jetën e angazhimin e tij, duke bërë bilancet e rritës e sfidave tona të përbashkëta. Krenar që e patëm e krenar që emri e veprimtaria e tij na prin drejt sukseseve, edhe në këtë përvjetor ne shohim rrugën përpara – atë rrugë që ai e shtroi; atë rrugë në të cilën do të donte të na shihte duke ecur të sigurtë e të palëkundshëm! I përjetshëm kujtimi për profesorin, shkencëtarin e pedagogun; iluministin e politikanin – i përjetshëm kujtimi e nderimi për profesor Xhavit Ahmetin! E lavdishme jeta dhe angazhimi i tij atdhetar – iluminist! Përkulje e nderim!”, ka thënë Bekim Mustafa, drejtori i Gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

Në këtë ditë të shënuar është organizuar edhe një Akedemi Përkujtimore për prof. dr. Xhavit Ahmetin, të cilën mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:/Kryelajmi/

Share This:

Tags: Xhavit Ahmeti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të premten, 09

9 January 2026
Lajme

Gjilan: Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme për

9 January 2026
Lajme

Dr. Kamberi: Shërbimi shtëpiak ofroi mijra shërbime

9 January 2026
Arte Pamore

Leonita Shala Fazliu – Zëri i ri

8 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Është pensionuar Shefik Azizi, profesor i gjeografisë

21 October 2025

Pas një pune mbi 36-vjeçare në arsim, këtë të martë është pensionuar Shefik Azizi,

Lajme

Shkolla “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, me aktivitete

26 April 2023

Në Bibliotekën e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, aktivi i profesorëve të gjuhës

Lajme

Shkolla u ndanë mirënjohje nxënësve fitues në

13 March 2023

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ka mirëpritur nxënësit që ishin pjesë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.