
Futboll: Kosova pritet të fluturojë në renditjen e re të FIFA-s
Pas një tetori spektakolar, me barazimin ndaj Sllovenisë dhe fitoren historike në Suedi, “Dardanët” janë në prag të një ngjitjeje rekord në renditjen botërore të FIFA-s.

Sipas përllogaritjeve, Kosova pritet të ngjitet nga vendi i 91-të në të 84-in, duke arritur pozicionin më të lartë në historinë e saj.
“Dardanët” po e bëjnë të gjithë kombin krenar, dhe ky është vetëm fillimi.
