Monday 26 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

SELATIN NOVOSELLA – AUTOR I KUJTESËS HISTORIKE DHE MONOGRAFIA „ILMI RAMADANI – VEPRIMTAR QËNDRESTAR”

Ardita Sinani: ARRITJE HISTORIKE: Shqiptarët marrin 2 mandate në Kuvendin e Serbisë

Humbja e Vuçiqit, festë në qendër të Beogradit

BEFASIA NË SERBI: Vučić pranon humbjen – “Fitoi lista studentore”

Bashkimi përmbys Pejën pas një finishi dramatik

Preshevë, 34,3% pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00

TË ARRITURAT E GJIMNAZIT NATYROR “XHAVIT AHEMETI” GJATË NJË VITI

Në Gjilan u zhvilluan Takimet-Garat e XI-ta të Enigmatëve të Kosovës – Kampion u shpall

Presidentja u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë

U kap me 1 milion € në Merdare, kush është personi që (s’)arriti të arsyetoj

 Është pensionuar Skender Hasani, profesor i gjuhës frënge
Lajme

Është pensionuar Skender Hasani, profesor i gjuhës frënge

10 September 2025 0 Comment 5 min read

AA

Pas më tepër se tri dekada në arsim është pensionuar Skënder Hasani, profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Frënge në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Në një ceremoni të shkëlqyeshme, të atillë çfarë e ka merituar profesori Skender Hasani, Jeton Rexhepi, drejtor në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini”, ka theksuar se edhe ai vet kishte qenë nxënës i profesorit Skender, duke e cilësuar njeri të afërt, plot energji, serioz dhe të drejtë, dinjitoz e i drejtpërdrejtë.

“Profesori Skenderi ishte model i mësimdhënësit, krah i djathtë i secilit që kishte nevojë, andaj atij i urojmë shëndet e jetë të gjatë e brezat e nxënësve do ta mbajnë në mend gjithmonë”, ka thënë drejtori Jeton Rexhepi.

Shpend Nuhiu, drejtor i Arsimit në Gjilan, ka evokuar kujtime  të mira me profesorin Skënder, duke e cilësuar professor të mirë, të urtë dhe të atillë që gëzoi respect te nxënësit. Ai tha se Skender Hasani ishte mësimdhënës me kulturë të lartë dhe që ka dhënë kontribut të madh për shkollën.

Ilir Vokshi, në emër të ish-nxënësve, për profesorin Skender tha se ishte figurë e jashtëzakonshme dhe e rrallë dhe evokoi kujtime sa e kishte profesor, pastaj kujdestar klase e në fund edhe kolegë në shkollë.

Për profesorin Skender foli edhe nxënësja e tanishme Erda Maliqi, që tha se profesori ishte një udhërrëfyes, njeri me kulturë të lartë dhe që u mundua me mish e shpirt nxënësve t’ua mësojë gjuhën frënge.

“Faleminderit për çdo moment, mësues, mentor dhe udhërrëfyes i yni”.

Fjalë miradije për profesorin Skender Hasani thanë edhe kolegët Arta Haziri, Vjollca Hasani, Tahir Dalipi e Tahir Arifi, të cilët e vlerësuan kolegun e tyre si njeri me vlera të mëdha njerëzore e arsimore dhe të atillë që me sukses të plotë e kreu misionin e tij prej mësimdhënësi.

Në ndarje, Skender Hasani, në ditëlindjen e tij të 65-të, tha se sikurse që një lumë që rrjedh e nuk ndalet, ngjashëm kaluan edhe mbi 30 vite në arsim pa u ndalë. Ai tha se për të ishte privilegj, që ishte pjesë e Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan, i cili ka një kolektiv të mrekullueshëm.

“Fillova në moshën 24- vjeçare me entuziazëm e sot po largohem i lumtur që e përfundova misionin tim në arsim. Kolegë ne ndamë punën, jetën, sfidat, ndihmën reciproke e gëzimin. Nxënës, që ju dua më së tepërmi, ju do të mbeteni pjesa më e dashur e imja. Jam krenarë që u pata nxënës”, tha profesori Skënder Hasani, i cili për punën e tij në arsim është shpërblyer me mirënjohje e dhurata të shumta, të cilat atij do t’I kujtojnë jetën e kaluar në arsimin gjilanas.

Burimi: /kryelajmi.com/.

Karriera e profesorit Skender Hasani

Skender Hasani është i lindur më 10 shtator të vitit 1960 në Kumanovë. Pas shkollimit në vendlindje, ai studimet për Gjuhë Frënge i ka filluar në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup, më 1979, ku i ka mbaruar të gjitha provimet e vitit të parë në afatin e qershorit në vitin 1980. Pas demonstratave të vitit 1981, detyrohet që t’i tërheq dokumentet nga Universiteti i Shkupit dhe regjistrohet në Universitetin e Prishtinës, më 1981-82 si student me korrespondencë. Skender Hasani filloi të punonte si mësues dhe Gjuhës Frënge në fshat në shkollën e mesme “LIRIA” në fshatin Çerkez të Kumanovës, në vitin 1985. Pas kësaj, dhe për një kohë të shkurtër, ai dhe familja e tij u vendosën në Gjilan, në vitin 1988. Në gjimnazin “Zenel Hajdini” punon që nga shtatori i vitit 1996. Jeton dhe vepron në Gjilan.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

SELATIN NOVOSELLA – AUTOR I KUJTESËS HISTORIKE

25 October 2026
Uncategorised

Sky News: Ish-udhëheqësi pro-rus i Serbisë bën

25 October 2026
Futboll

Mbappé “creator” në udhëheqjen e “mbretërve” madrilenë

25 October 2026
Lajme

Ardita Sinani: ARRITJE HISTORIKE: Shqiptarët marrin 2

25 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme Opinione

SELATIN NOVOSELLA – AUTOR I KUJTESËS HISTORIKE

25 October 2026

Selatin Novosella – publicist dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Selatin Novosella është publicist, veprimtar

Arte tjera Kulturë Letërsi Muzikë

Më vjen të vdes – poezi nga

25 October 2026

Më vjen të vdes Në delir më vjen të vdes,paranoja bie në gjumë,pastaj rishtas

Lajme

Në Gjilan u zhvilluan Takimet-Garat e XI-ta

25 October 2026

Gjilan, 24 tetor 2026 – Gjilani, i njohur si Qyteti i Gjëzave, të shtunën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.