Friday 12 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ushtarët e Shqipërisë, pjesë e KFOR-it, nisen për në Kosovë

Hyseni: Mbi 500 mijë euro për 4 vjet për 124 biznese në komunë

Parashikimi i motit për të premten, 12 shtaor 2025

Celina shpreson të jetë te Kosova në tetor

Edicioni i 33-të i Kalimerës Poetike “Basri Qapriqi” nis sonte në Ulqin

Eurodeputetët: Kjo Serbi s`ka vend në Bashkimin Evropian

Ndahet nga jeta profesori Nexhat H. Rexha

Aktori Osman Azemi ka ndarë një moment emocional në rrjete sociale

Stafi administrativ i Fakultetit “Kadri Zeka”, shembull i korrektësisë dhe shërbimit cilësor

Bien temperaturat, mot kryesisht me shi sot

 Sonte Shqipëria-Letonia, kuqezinjtë gati, në Tiranë luhet “finalja”
Lajme

Sonte Shqipëria-Letonia, kuqezinjtë gati, në Tiranë luhet “finalja”

9 September 2025 0 Comment 4 min read

AA

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot ndeshjen e fundit për muajin shtator, ku përballë do të ketë Letoninë në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, kanë një takim shumë të rëndësishëm në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.

Në prag të këtij takimi, skuadra ka mbyllur pasditen e djeshme përgatitjet, duke zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në “Air Albania”, aty ku në 20:45 do të luhet ndeshja e pestë në grup për skuadrën tonë.

STËRVITJA E FUNDIT- Kuqezinjtë ishin të plotë në stërvitjen e fundit të zhvilluar në “Air Albania”, teksa dyshimi i vetëm për ndeshjen e nesërme, mbetet Myrto Uzuni. Sulmuesi ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe në tre ditët e fundit ka zhvilluar stërvitje individuale, teksa edhe pasditen e djeshme, në pjesën e parë të stërvitjes qëndroi me grupin. Pjesa tjetër e skuadrës, duket në gjendje të mirë fizike dhe diçka të tillë e konfirmoi edhe vetë trajneri Silvinjo në konferencën e fundit.

NDESHJA- Takimi mes Shqipërisë dhe Letonisë do të luhet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45. Ndryshe nga ndeshje te tjera, për këtë takim ka pasur një interes më të ulët për të blerë një biletë, ku pavarësisht se kapaciteti është me 20% më pak si edhe biletat janë në shitje prej thuajse një muaji, ende ka shumë bileta të pa shitura për takimin ndaj Letonisë. Barazimi i fundit në Riga si edhe paraqitja e kuqezinjve ndaj Gjibraltarit pavarësisht fitores, e ka zbehur shumë dëshirën e tifozerisë për të qenë prezentë në stadium.

MOTI DHE TRANSMETIMI- Ndeshja mes Shqipërisë dhe Letonisë, do të luhet në kushte mjaft të favorshme për një ndeshje futbolli duke qenë se temperaturat do të jenë relativisht të freskëta, të cilat do të jenë rreth 21-22 gradë celcius. Sakaq, ky takim do të transmetohet pa pagesë në “Klan Tv” si edhe në “Supersport”.

GJYQTARËT- Për takimin mes Shqipërisë dhe Letonisë, është vendosur të gjykojë një grup nga Polonia, ku kryesor i takimit do të jetë Damian Sylvestrzak, i ndihmuar nga Pauel Sokolnicki dhe Adam Karasevish. Në dhomën “VAR”, do të jetë Piotr Lasyk, i ndihmuar nga Pauel Malek. Gjyqtar i katërt i këtij takimi, është Damian Kos.

KUNDËRSHTARI- Skuadra e Letonisë ka mbërritur në Tiranë 2 ditë para ndeshjes dhe është vendosur në një nga hotelet e kryeqytetit. Fillimisht, Shqipëria ka zhvilluar seancën e saj stërvitore në “Air Albania” e më pas ka qenë radha e Letonisë për të zbritur në fushë, ku veç stërvitjes, u mbajt edhe konferenca për shtyp e trajnerit.

PARASHIKIMET- Pavarësisht formës së dobët në ndeshjet e fundit, kompanitë e huaja të basteve e shohin më të favorizuar Shqipërinë në këtë takim. Përgjithësisht, fitorja e Shqipërisë kuotohet me koeficientin 1.35 deri në 1.40, ndërkohë që fitorja e Letonisë ka një koeficient disi të lartë, që arrin deri në 10.5. Barazimi në këtë takim, kuotohet rreth 4.50, megjithatë është fusha e blertë ajo që do të përcaktojë fituesin në këtë takim, që për Shqipërinë duket se është bileta e fundit për të provuar shanset për në Botëror.

Share This:

Tags: Letonia Shqiperia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Ushtarët e Shqipërisë, pjesë e KFOR-it, nisen

12 September 2025
Lajme

Hyseni: Mbi 500 mijë euro për 4

12 September 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të premten, 12

12 September 2025
Lajme

Celina shpreson të jetë te Kosova në

11 September 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Tri “finale” të mbetura, kur do t’i

11 September 2025

Pas pesë ndeshjesh të zhvilluara në kuadër të kualifikueseve të Grupit K për Kupën

Lajme

Kroacia kthen domatet shqiptare me pesticide. Prokuroria

10 September 2025

Pas kthimit nga Kroacia të sasive të mëdha me domate, të cilat dyshohet se

Lajme

Tërmet në Shqipëri

3 August 2025

Një tërmet me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter është regjistruar në Shqipëri këtë të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.