
Hyseni: “Gjilani Smart City”, është një hap i madh përpara dhe një model për qytetet e tjera
Është nënshkruar memorandumi i bashkëfinancimit për projektin “Gjilani Smart City (Neutral Host)”, me vlerë 500 mijë euro, ndërmjet kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit dhe zëvendësministrit të Ekonomisë Getoar Mjeku.

Qëllimi i këtij investimi është përparimi dhe modernizimi i infrastrukturës digjitale në Gjilan.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se së bashku me zëvendësministrin e Ekonomisë, Getoar Mjeku, nënshkruan memorandumin e bashkëfinancimit për projektin “Gjilani Smart City (Neutral Host)”, me vlerë 500 mijë euro.
“Ky projekt do të sjellë infrastrukturë digjitale të avancuar për qytetin tonë, duke kontribuar në modernizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tij”, tha Hyseni.
I pari i komunës, theksoi se “Gjilani Smart City” është një hap i madh përpara dhe një model për qytetet e tjera në Kosovë.
