Wednesday 13 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Raporti i DASH-it: Në Ballkanin Perëndimor ka kufizime të lirisë së medias

Haziri: Kosova s’ka pasur koalicion më popullor e më të dashur se ai LDK-VV

Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

Policia e trafikut në Gjilan intensifikon masat për qetësinë dhe sigurinë në trafik

Gërxhaliu: Importi gati katër miliardë euro, eksporti 595 milionë tregon mjerimin ekonomik

Temperaturat e larta, IKSHPK del me katër këshilla si ta mbani shtëpinë e freskët

Dyshohet edhe për një viktimë nga zjarri në Elbasan, gjashtë fshatra të djegura plotësisht

Hyseni: “Gjilani Smart City”, është një hap i madh përpara dhe një model për qytetet

Një fëmijë shqiptar 4 vjeç humb jetën në një aksident në St. Gallen të Zvicrës

Kushtetuesja: S’është finalizuar teksti, publikohet pasi të përfundojnë procedurat

 Mbahet takimi publik për punën e ekzekutivit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025
Lajme

Mbahet takimi publik për punën e ekzekutivit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025

27 June 2025 0 Comment 8 min read

AA

Në mesin e qytetarëve e familjarëve, Kryetari Kadri Rahimaj, ka prezantuar punët e ekzekutivit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2024.

Projekte të realizuara në arsim, infrastrukturë rrugore, kulturë, zhvillim e ekonomi, u paraqiten në detaje.

Kryetari Rahimaj e nisi këtë takim publik me fushën e arsimit ku tha se këtë gjashtë mujor janë zhvilluar hapa të rëndësishëm siç ishte ceremonia e diplomimit të maturantëve, një aktivitet i paparë më herët.

“Të veshur të gjithë me uniforma për herë të parë maturantët patën mundësinë të marrin lule nga prindërit e tyre. Një ceremoni e tillë i duhej komunës sonë. Pastaj vizita e arsimtarëve në Irlandë, ndërtimi i çerdhës në Roganë në vlerë 62 mijë Euro. Sigurimi shëndetësorë për fëmijët në çerdhe publike ku komuna jonë është e vetmja që e ka bërë një gjë të tillë duke parë koston e shërbimeve mjekësore për fëmijët. Më pas kemi bërë përurimin e Sallës së Sportit në Koretin, si dhe vënien e gurthemelit të Sallës së Sporteve në Kamenicë. Është formuar grupi punues për hartimin e planit për mësim gjithëditor ku kemi tri shkolla që janë pilot për këtë. E për maturantët e kemi bërë edhe një hap tutje ku në kuadër të pakos matura, Komuna maturantët më të dalluar i ka dërguar në Eurotrip”, ka thënë Kryetari Rahimaj.
Projektet vazhduan të prezantoheshin ku pas arsimit radhën e kishte infrastruktura. Rrugë të shumta të asfaltuara kapnin vlera të ndryshme.

“Tek fusha e infrastrukturës kemi bërë renovimin e parkingut te Qendra e Vjetër në vlerë 48 mijë Euro. Është bërë asfaltimi i rrugëve në Topanicë në vlerë 141 mijë Euro, asfaltimi i rrugëve në Roganë vlera 145 mijë Euro, asfaltimi i rrugëve në Hodonoc në vlerë mbi 162 mijë Euro, rrugët e asfaltuara në Muqiverc në vlerë 80 mijë Euro, rrugët e asfaltuara në Kamenice në vlerë 262 mije euro, në Berivojcë janë asfaltuar rrugët në vlerë 78 mijë Euro, në Kopernicë janë asfaltuar rrugët në vlerë 74 mijë Euro. Në Ruboc është rregulluar trotuari në vlerë 196 mijë Euro. Ka vazhduar asfaltimi i rrugëve në Petroc në vlerë 55 mijë Euro, në Koretin janë asfaltuar rrugët në vlerë 233 mijë Euro, në Dajkoc janë asfaltuar rrugë në vlerë 62 mijë Euro. Ndërsa janë në vlerësim ofertat për asfaltim të rrugëve në Kollolleq, Dajkoc e Muqiverc. Poashtu në Shipashnicë janë asfaltuar rrugët në vlerë 144 mijë Euro. Në Hogosht, Karaçevë e Epërme dhe të Poshtme janë në fazen fillestare rrugët ku në Hogosht kapin vlerën 228 mijë Euro, Karaçevë e Eopërme 88 mijë Euro, Karaçevë e Poshtme 45 mijë Euro. Kemi edhe marrëveshjen me MAPL për ndërtimin e torotuarit në vlerë 196 mijë Euro e me Ministrinë e Kthimit kemi marrëveshjen për Boscë dhe Stralicë në vlerë 74 mijë Euro, ndërsa kanë përfunduar trotuaret në Busavtaë, Shipashnicë të Poshtme, Hodonoc dhe Karaçevë e Poshtme në vlerë 212 mijë Euro. Kurse jemi duke vazhduar me rregullimin e urës në Hajnoc në vlerë 400 mijë Euro”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Ai ndër të tjera ka përmendur edhe asfaltimet tjera si ato të brezit kufitar.

“Është asfaltimi Lisockë-Shahiq-Zhujë, Shahiq-Sfircë, Sfircë-Kapi në vlerë 4 milionë Euro. Kurse kemi edhe asfaltimin e rrugëve Poliçkë-Desivojcë-Vriçec në vlerë 1 milionë Euro, asfaltimi i rrugës Dragoc-Sedllar-Kranidell, asfaltimi i rrugës Shipashnicë-Desivojcë-Tërstenë. Asfaltimi i rrugëve me participim në Karaçevë të Epërme në vlerë 55 mijë Euro . Ndërsa është duke u ndërtuar Stadiumi i Atletikës në Roganë ku kap vlerën 3.5 milion Euro, si dhe ndërtimi i Stadiumit të Kikës”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Pas prezantimit të projekteve infrastrukturore, Kryetari Rahimaj, vazhdoi me fushën e zhvillimit ku përmendi disa aktivitete.

“Kamenica është komuna e vetme që ka marr pjesë në panairin botëror “Osaka”, ku kemi pasur ftesë të ambasadorit të Kosovës në Japoni. Atje kemi zhvilluar edhe disa takime të rëndësishme dhe kemi qenë të hapur për bashkëpunime. Poashtu përmes Kuvendit Komunal kemi arritur të marrim vendime për shpronsimin e disa objekteve si ai i Komunës së Vjetër, Antika dhe Objekti i Vjetër, që më herët e kanë shfrytëzuar rojet e pyjeve. Synojmë që të restaurohen ose të rrënohen. Poashtu ka filluar edhe ndërtimi i Qendrës së Kompostimit në vlerë 700 mijë Euro. Kurse 74 biznese kanë qenë përfitues të granteve ku prej tyre 16 janë femra dhe 58 meshkuj, grante këto në vlerë mbi 153 mijë Euro”, ka thënë ai.

Fusha e Kulturës ishte ajo e cila përmbylli këtë takim ku Kryetari në këtë fushë prezantoi disa aktivitete që janë mbajtur.

“Kemi mbajtur konferencën e parë shkencore dy ditore. Është shfaqur dokumentari Lulëkuqet e Prillit, poashtu është bërë katalogu i trashëgimisë kulturore ku Kamenica ka objekte të cilat ia vlen të vizitohen. Ndër të tjera është organizuar edhe java e teatrit me 6 shfaqje nga teatro profesionale. Ësht ëbërë subvencionimi i Klubeve Sportive dhe OJQ-ve në vlerë 90 mijë Euro. Është bërë renovimin i Xhamisë së Meshines, si dhe renovimi i Shtëpisë së Jusuf Ademit”, ka thënë Kryetari Rahima.

E në fund i pari i komunës e mbylli këtë takim publik duke thënë se janë nënshkruar kontrata për Kamenicën në vlerë 40 milion Euro, dhe për këtë ka falënderuar të gjithë e në veçanti Drejtoreshën Arditë Dermaku.

Share This:

Tags: Kamenicë
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Raporti i DASH-it: Në Ballkanin Perëndimor ka

13 August 2025
Lajme

Haziri: Kosova s’ka pasur koalicion më popullor

13 August 2025
Lajme

Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të

13 August 2025
Lajme

Policia e trafikut në Gjilan intensifikon masat

13 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Kamenicë: Zjarre të mëdha përfshijnë disa male

12 August 2025

Kryetari Kadri Rahimaj ka vizituar disa nga malet në fshatrat Meshinë, Feriçevë, Tygjec dhe

Lajme

Pas 21 vitesh punë pensionohet Zyrtari Kryesor

4 July 2025

Në një ceremoni përshëndetëse mes kolegëve e familjarëve pas 21 vitesh punë në Drejtorinë

Lajme

Një zjarr i madh përfshinë një arë

4 July 2025

Një zjarr i madh përfshinë një arë me grurë në Kamenicë afër një shtëpie,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.