Sunday 17 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pas kritikave për mosdhënien e pikëve Kroacisë, reagon kryetarja e jurisë serbe

Drejtoresha e Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës, Eljesa Rashiti reagon pas vendimit të Qeverisë për shpronësimet

Java e 33-të ndez garën në elitën e futbollit kosovar

Përfundon takimi i FIFA-s me Iranin, mësohet a do të marrin pjesë në Kampionatin Botërorë

Gjilani përcjell haxhitë në rrugën e shenjtë – Prezente udhëheqja komunale dhe fetare

Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

DKA në Kamenicë koordinon përgatitjet për mësimin tërëditor dhe digjitalizimin e shkollave

Krenare Latifi – Kqiku zgjidhet në krye të Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve Komunale

Sh.M.L “Kongresi i Manastirit” në Pozheran renditet e dyta në nivel vendi në projektin për

 Franca dhe Gjermania: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
Lajme

Franca dhe Gjermania: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës

17 June 2025 0 Comment 4 min read

AA

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, theksoi se rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së do të kalojë përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai tha se Asociacioni është pjesë e marrëveshjeve që nga viti 2013 dhe se kjo është ritheksuar edhe në marrëveshjen e Ohrit.

Franca dhe Gjermania: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës

Sipas tij, themelimi i Asociacionit do të ishte një shenjë konkrete e vullnetit të Kosovës për të përmbushur zotimet e saj ndërkombëtare.

“Kur them nuk do të shpikim edhe njëherë rrotën, ekziston ajo që quhet ‘elefanti në dhomë’, është ky Asociacioni që lihet disi anash. Mënyra ose rruga drejt NATO-s e BE-së do të shkojë përmes themelimit të këtij Asociacioni. Do të ishte ç’orientuese që të pretendonim që ky fakt mund të lihet anash. Asociacioni është pjesë e marrëveshjeve që nga viti 2013 e tutje dhe pastaj është ritheksuar edhe në marrëveshjen e Ohrit apo përmendur aty.

Gjithsesi, që duhet themeluar, po, dhe do të jetë një shenjë krejt konkrete e vullnetit të Kosovës që të përmbushë zotimet e veta.

BE-ja ka bërë një lloj përpjekje që të hartojë një lloj statuti që është në përputhje me Kushtetutën, dhe nëse ka dikush që mund ta thotë që është në pajtueshmëri me Kushtetutën ose jo, është Gjykata Kushtetuese, kështu që sugjerimi ynë ka qenë që, testojeni këtë statut”, theksoi Guerot.

Edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, deklaroi se Asociacioni ka qenë obligim për Kosovën që nga viti 2013 dhe theksoi se të gjithë kryeministrat prej atëherë nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta zgjidhur këtë çështje.

“Kemi parë disa përpjekje për të sjellë propozime në tryezë, tanimë kemi një propozim evropian që përkrahet nga 27 shtete anëtare. E vetmja sfidë për ne është që të ecim përpara. Thjesht dërgojeni në Gjykatë Kushtetuese dhe nëse është në mospërputhje me Kushtetutën, nuk ka të bëjë fare me Serbinë, kjo është Gjykata Kushtetuese e Kosovës që do ta trajtojë këtë gjë. Por që ka mosveprim e mosveprimi ka pasoja e që nuk janë aspak pozitive”, theksoi Rohde.

Ambasadorët nuk deshën të komentojnë deklaratën e ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se gjatë mandatit të tij kishte parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

Share This:

Tags: Kosova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Pas kritikave për mosdhënien e pikëve Kroacisë,

17 May 2026
Lajme

Drejtoresha e Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës, Eljesa

17 May 2026
Lajme

Java e 33-të ndez garën në elitën

17 May 2026
Futboll

Përfundon takimi i FIFA-s me Iranin, mësohet

17 May 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Muzikë

Dizajnerët nga Kosova veshin prezantuesen e Eurovisionit

16 May 2026

Kosova është e pranishme në “Eurovision” përmes krijimtarisë së dizajnerëve të saj, ndonëse nuk

Futboll Lajme Sport

10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në

13 May 2026

Si sot para dhjetë vitesh Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s. FFK-ja

Lajme

Bie çmimi i naftës në Kosovë, publikohen

12 May 2026

Çmimet e derivateve të naftës kanë shënuar ulje krahasuar me të dielën dhe të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.