Monday 26 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje politike

SESION INFORMUES NË GJIMNAZIN “XHAVIT AHMETI” PËR SIGURINË KIBERNETIKE

Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në dy, edhe në Kosovë dhe në burgje

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit institucional

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–shtator 2026

POLICIA E GJILANIT ORGANIZON LIGJËRATË PËR PARANDALIMIN E KANCERIT TË GJIRIT

Presidentja Shiroka Pula priti në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Kryetari Haliti priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Igli Totozani

Grupi i Grave Deputete reagon për Arlinda Zekajn: Mbrojtja e grave duhet të jetë detyrim

QIKA me aksion simbolik para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale

 Dukagjini dhe Prishtina sigurojnë mbijetesën
Futboll Sport Superliga e Kosovës

Dukagjini dhe Prishtina sigurojnë mbijetesën

17 May 2025 0 Comment 3 min read

AA

Java e 35-të (e parafundit) në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll ka sjellë emocione të mëdha, ku Dukagjini dhe Prishtina kanë arritur fitore tejet të rëndësishme, me të cilat e kanë siguruar mbetjen në elitë.

Ndërkaq, në 90 minutat e fundit të kampionatit ka mbetur të sqarohet se cila skuadër do të bie nga liga, e cila do të mbetet në barazh, si dhe skuadra që do ta sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane nga pozita e tretë.

Dukagjini ka arritur fitore të madhe në shtëpi ndaj Ferizajt, me rezultat 3:1, duke siguruar kështu qëndrimin në elitën e futbollit kosovar. Golat për skuadrën nga Klina i shënuan Dienit Isufi (18’), Hekuran Berisha (41’) dhe Elton Basri (85’), ndërsa për Ferizajn shënoi Erion Sadriu (75’). Me këtë fitore, Dukagjini renditet në vendin e gjashtë me 48 pikë.

Edhe skuadra e Prishtinës arriti fitore të madhe, por shumë të vështirë si mysafire ndaj Feronikelit 74, me gol të realizuar nga Ron Raçi, në minutat shtesë të ndeshjes. Me këtë triumf, kryeqytetasit siguruan matematikisht mbijetesën dhe iu shmangen edhe barazhit, pasi me 47 pikë në vendin e shtatë janë të paarritshëm për Llapin e vendit të tetë, edhe në rast barazimi të pikëve në fund, për shkak të bilancit më të mirë në përballjet direkte.

Llapi arriti një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Ballkanit, me rezultat 1:0, me gol të Ardit Tahirit. Por kjo fitore nuk i mjafton për të siguruar mbijetesën pa barazh. Me 44 pikë, Llapi mban vendin e tetë dhe në xhiron e fundit do të përballet me Dukagjinin. Ndërkohë, Suhareka ka triumfuar ndaj Malishevës, me rezultat 2:1 në udhëtim dhe me 42 pikë ruan matematikisht gjasat për mbijetesë, por në xhiron e fundit i duhet të fitojë ndaj Ballkanit dhe të shpresojë në dështimin e Llapit ndaj Dukagjinit.

Derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës përfundoi pa gola (0:0). Drita, javë më parë e siguroi titullin e kampionit, ndërsa Gjilani vazhdon të shpresojë për pozitën e tretë që siguron pjesëmarrje në garat evropiane. Aktualisht, Gjilani mban vendin e katërt me 50 pikë, vetëm dy më pak se Malisheva që mban vendin e tretë me 52 pikë. Në xhiron e fundit, Gjilani do të luajë në udhëtim ndaj Ferizajt, ndërsa Malisheva do të luajë në kryeqytet ndaj Prishtinës.

Share This:

Tags: Albi Mall Superliga
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje

26 October 2026
Lajme

SESION INFORMUES NË GJIMNAZIN “XHAVIT AHMETI” PËR

26 October 2026
Lajme

Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në

26 October 2026
Lajme

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për

26 October 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport Superliga e Kosovës

KAOS TE VUSHTRRIA, FUTBOLLISTËT NUK DALIN NË

24 October 2026

Vushtrria nuk është paraqitur në fushë për ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës

Futboll Sport

Superliga e Kosovës: Sot luhen dy ndeshje

24 October 2026

Java e 11-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me

Futboll Sport Superliga e Kosovës

Epiteti “Ylli i Javës” për xhiron e

20 October 2026

Rin Ahmeti shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e 10-të të Superligës. Futbollisti i

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.