Monday 26 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje politike

SESION INFORMUES NË GJIMNAZIN “XHAVIT AHMETI” PËR SIGURINË KIBERNETIKE

Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në dy, edhe në Kosovë dhe në burgje

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit institucional

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–shtator 2026

POLICIA E GJILANIT ORGANIZON LIGJËRATË PËR PARANDALIMIN E KANCERIT TË GJIRIT

Presidentja Shiroka Pula priti në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Kryetari Haliti priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Igli Totozani

Grupi i Grave Deputete reagon për Arlinda Zekajn: Mbrojtja e grave duhet të jetë detyrim

QIKA me aksion simbolik para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale

 AAK dorëzon në Kushtetuese lëndën për votimin e fshehtë në Kuvend
Lajme

AAK dorëzon në Kushtetuese lëndën për votimin e fshehtë në Kuvend

12 May 2025 0 Comment 3 min read

AA

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të Kuvendit të Kosovës për konstituimin e legjislaturës së nëntë, përkatësisht votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Deputetja Time Kadrijaj e ka dorëzuar lëndën, e ku sipas AAK-së lënda përfshin të gjitha veprimet që lidhen me seancën konstituive të Kuvendit dhe vazhdimet e saj, të përmbledhura në dokumentin zyrtar “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, që përfshin mbledhjet e mbajtura më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025.

“Sot si AAK, me nënshkrimet e deputetëve tanë, të PDK-së dhe LDK-së e kemi dërguar në Gjykatë Kushtetuese për interpretim të votimit në mes të procedurave për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Raporti është hartuar nga ekspertë të AAK-së dhe ne kërkuam nga Gjykata Kushtetuese që kjo të trajtohet me prioritet. Duke konsideruar se është shkelje ligjore, po mendojmë se po zhvlerësohet edhe vlera e kuvendit të Kosovës, duke mbajtur seanca çdo 48 orë, e në të cilat konsiderojmë se po shkelet Kushtetuta e Republikës së Kosovës. I lutëm akterët që ta trajtojnë me prioritet, ndoshta edhe me një masë për pezullim të përkohshëm të seancave, derisa gjykata ta trajtojë me prioritet këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”, tha Kadrijaj.

Ajo ka thënë se ajo që po ndodh në Kuvendin e Kosovës është e patolerueshme.

“Ne nuk e kontestojmë që partia e parë, me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e ka të drejtën e propozimit të kryeparlamentarit por nuk është e drejtë e tyre që të kërkojnë prej nesh që ta votojmë kryeparlamentarin. Partia që e ka shumicën duhet të sigurojë votat për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe më pas për zgjedhjen e qeverisë. Prandaj, kjo formë e ndryshimit prej votimit të hapur në votim të fshehtë, ne konsiderojmë se është shkelje kushtetuese dhe kjo është arsyeja që iu kemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ajo.

Nëse gjykata vendos të kundërtën e asaj që është kërkuar nga AAK, Kadrijaj ka thënë se ata gjithmonë i kanë respektuar vendimet e këtij institucioni dhe cilido që të jetë vendimi edhe kësaj here do ta respektojnë.

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, të dielën, dështoi të konstituohej edhe në përpjekjen e 14-të.

Share This:

Tags: AAK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje

26 October 2026
Lajme

SESION INFORMUES NË GJIMNAZIN “XHAVIT AHMETI” PËR

26 October 2026
Lajme

Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në

26 October 2026
Lajme

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për

26 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

AAK publikon listën për deputetë, Ardian Gjini

12 May 2026

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka publikuar zyrtarisht listën

Lajme

Ahmet Isufi: 26 vjet Aleancë me vepra

3 May 2026

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u krijua në momentin e duhur për demokracinë, tolerancën

Lajme

AAK e hap sot fushatën në Sallën

17 December 2025

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të bëjë sot hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.