Friday 12 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen e rrugëve me beton

Hyseni pret delegacionin indian: Gjilani i hapur për investime dhe partneritete të reja

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve të bizneseve nga India

Parashikimi i motit për të enjten, 11 qershor 2026

Sonte nis Botërori më i madh në histori: 48 kombëtare, 104 ndeshje dhe një muaj

Vendet e plotësuara në kohë rekord – Nis numërimi mbrapsht për “Rilindja Kids Tournament 2026”

Gjilan: Tri veprimtari për 81-vjetorin e lindjes dhe 30-vjetorin e amshimit të Beqir Musliut

Poeti dhe artisti italian Raffaele Icaruso nderon dëshmorët dhe luftëtarët e UÇK-së

Nis rehabilitimi i rrugës Kolloleq – Dajkoc – Muçivërc, investim prej 1.3 milion eurosh

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial

 Kamenica mirëpret 51 studiues në konferencën e parë shkencore
Arte tjera Kulturë Lajme

Kamenica mirëpret 51 studiues në konferencën e parë shkencore

21 February 2025 0 Comment 9 min read

AA

Komuna e Kamenicës për dy ditë radhazi ka qenë nikoqire e profesionistëve studiues të fushave të ndryshme, si atë të arkeologjisë, trashëgimisë kulturore, demografisë, ekonomisë, gjuhësisë, të cilët morën pjesë në konferencën e parë shkencore kombëtare “Kamenica në Rrjedhat e Historisë”.

Në këtë konferencë e cila u organizua nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, Këshillin Shkencor dhe Këshillin Organizativ, këta profesionistë paraqiten punimet e tyre që kishin të bëjnë me Kamenicën dhe historinë e saj.

Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit ka thënë se është nder i madh që kjo ngjarje e rëndësishme po realizohet për komunitetin tonë, për Kamenicën dhe për të gjithë ata që duan të zbulojnë dhe vlerësojnë historinë tonë të pasur dhe të lavdishme.

“Kur flasim për Kamenicën, flasim për një qytet që ka kaluar përmes shekujve, që ka jetuar ngjarje të mëdha dhe ka mbajtur një trashëgimi të pasur, të formuar nga kultura, tradita dhe lufta për liri. Kamenica është një qytet që nuk është vetëm pjesë e historisë, por është vetë një shkrim i pandalshëm i saj. Dhe, pikërisht këtu, në këtë moment, ne e sjellim këtë histori përpara jush, për të reflektuar dhe për të mësuar së bashku. Për disa, historia është një kalendar i ftohtë datash dhe ngjarjesh, por për ne, historia është gjithçka që na lidh me të kaluarën. Është pasuria që na bën të kuptojmë vlerat e së tashmes dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Kjo është arsyeja pse kjo konferencë, me temën e saj të thellë, “Kamenica në Rrjedhat e Historisë”, është një mundësi e artë për të rishikuar, diskutuar dhe reflektuar mbi të kaluarën, që padyshim do të formësojë të ardhmen tonë”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

I pari i komunës këtë konferencë e ka konsideruar si një mundësi për të studiuar dhe analizuar, por është një mundësi për të bashkuar mendje dhe zemra, për të thelluar lidhjet mes nesh dhe për të promovuar dialogun e hapur dhe të thellë mbi atë çka na bën kush jemi.

“Ky është një hap i rëndësishëm për të ruajtur dhe për të pasuruar atë që kemi arritur, dhe për të ndihmuar brezat e ardhshëm të kuptojnë rëndësinë e asaj që kemi kaluar. Andaj ne jemi këtu sot për të shprehur mirënjohjen tonë për ju që kontribuoni në kërkimin shkencor dhe që, me punën dhe pasionin tuaj, i jepni jetë historisë. Ju, duke nxjerrë në pah trashëgiminë tonë historike, jo vetëm që na jepni mundësinë për të mësuar, por edhe për të pasuruar dhe zhvilluar Kamenicën, Kosovën dhe trojet shqiptar, për të kuptuar vlerën e pasurive tona kulturore dhe historike”, ka theksuar ai duke falënderuar të gjithë ata që kanë mundësuar këtë ngjarje.

Ndërsa Profesor Nexhat Rexha nga Këshilli Organizativ tha se të gjitha punimet që do të paraqiten në këtë konferencë do të botohen në një libër të veçantë.

“Është e rëndësishme që jemi bashkë për ta rishpalosur dhe shkundur pluhurin e historisë apo të shekujve, sepse kjo trevë ka një jetëgjatësi shumë të madhe të rëndësishme, dhe besoj që në aspektin shkencor ju do t’i parashtroni pikëpamjet tuaja”, është shprehur ai.

Në konferencë 51 studiuesit profesionist paraqitën kumtesat e tyre të ndara në tetë sesione me këto tema:

1. Kamenica në antikitet dhe mesjetë;

2. Periudha osmane dhe kolonizmi serb;

3. Luftrat, rezistenca dhe lëvizjet patriotike në shekullin XX;

4. Historia më e re, media dhe informimi;

5. Arsimi;

6. Trashëgimia kulturore;

7. Tranzicioni, demografia dhe zhvillimi ekonomik;

8. Gjuhësia.

Kjo konferencë është përmbyllur me ndarjen e certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit.

Share This:

Tags: Kamenica
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen

12 June 2026
Lajme

Hyseni pret delegacionin indian: Gjilani i hapur

12 June 2026
Sport

E jashtëzakonshme! Stadiumi i atletikës në Roganë

12 June 2026
Lajme

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve

11 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Nis rehabilitimi i rrugës Kolloleq – Dajkoc

10 June 2026

KAMENICË – Ka nisur realizimi i një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në

Kulturë Muzikë

Nxënësja nga Kamenica fiton çmimin e parë

9 June 2026

Melikë Hoda, nxënëse e Shkollës së Muzikës në Kamenicë, u vlerësua me çmimin absolut

Lajme

“Kupa e Anamoravës 2026” mbyll edicionin e

8 June 2026

Në Kamenicë është përmbyllur me sukses edicioni i parë i Olimpiadës Rajonale të Matematikës

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.