
URIM NGA ANSAMBLI “GJILANI” DITËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Me krenari dhe dashuri për atdheun, Ansambli “Gjilani” uron të gjithë shqiptarët për 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës!

Kjo ditë është dëshmi e sakrificës dhe qëndresës së popullit tonë, e një rruge të gjatë drejt lirisë dhe shtetësisë. Le të vazhdojmë ta ruajmë dhe ta pasurojmë kulturën, traditat dhe vlerat tona kombëtare, duke i përcjellë brez pas brezi me dashuri e përkushtim.
Me respekt,
Ansambli “Gjilani”
