Wednesday 29 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

S’ka president, shpërndahet Kuvendi, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare

BOMBË / Elisa Spiropali i del kundër PS-së: “Nëse kritika është faj, më përjashto”

Nënkryetari i Gjykatës në Gjilan takon zyrtarët e OSCE-së, diskutohet lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Fillimi i javës me mot tipik vjeshtor: reshje intensive dhe temperatura të ulëta, çfarë sjell

Nxënësit e Shkollës “Musa Zajmi” dallohen në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe, sigurojnë kualifikimin në nivel

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” priti ne takim Drejtorin Rajonal të Policisë në Gjilan

Studentë të Fakultetit të Edukimit në UKZ nisin mësimin praktik në institucionet parashkollore në Gjilan

Kapet 21-vjeçari në Gjilan, po kërkohej për vrasje në tentativë

Dëmtohen “viewpoint”-et në Kamenicë, Komuna apelon për kujdes dhe bashkëpunim

Shabani takon komandantin e Policisë në Gjilan, fokus bashkëpunimi në menaxhimin e emergjencave

 Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së ShBA’së shitet për 2.47 milionë dollarë
Kuriozitete Lajme

Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së ShBA’së shitet për 2.47 milionë dollarë

11 February 2025 0 Comment 4 min read

AA

Sipas Universitetit të Harvardit, rreth 200 kopje të Deklaratës origjinale të Pavarësisë u prodhuan në vitin 1776. Por kanë mbetur vetëm rreth 20 prej tyre. Në Nju Jork, u zbulua një kopje e re nga koha e shpalljes së pavarsisë.Më 24 janar kjo kopje e Deklaratës së Pavarësisë u hodh në ankand nga firma “Christie”.

“Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme: që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë…” këto janë fjalët e famshme në hyrjen e Deklaratës së Pavarësisë. Në kohën e nënshkrimit të saj në verën e vitit 1776, rreth 200 kopje ishin në qarkullim.

Njëra prej tyre u zbulua kohët e fundit në shtetin e Nju Jorkut.

“Kjo u zbulua në një vëllim të botimit të vitit 1782 të “Ligjeve të shtetit të Nju Jorkut”. Është i vetmi dorëshkrim i Deklaratës së Pavarësisë në pronësi private, i shkruar në shekullin e 18-të nga një anëtar i brezit të themeluesve të vendit”, thotë Peter Klarnet, punonjës i shtëpisë së ankandeve “Christie”.

Gjetje të tilla janë jashtëzakonisht të rralla. Sipas Universitetit të Harvardit, ekzistojnë vetëm 26 kopje të shkruara me dorë të Deklaratës së Pavarësisë që ekzistojnë sot, por vetëm kjo përfundoi në pronësi private.

Kjo kopje e rrallë u hodh në ankand nga shtëpia e ankandeve “Christie” më 24 janar në Nju Jork për 2.47 milionë dollarë.

Çdo katër vjet, në janar, pikërisht në kohën e inaugurimit presidencial, shtëpitë e ankandeve “Sotheby” dhe “Christie” organizojnë njëkohësisht ankande për të gjitha llojet e gjërave nga historia amerikane, si gozhda e artë me të cilin Presidenti Warren Harding shënoi përfundimin e hekurudhës së Alaskës dhe një ibrik kafeje prej argjendi nga Bostoni.

“Ibriku i kafesë është nga periudha më e hershme, para revolucionit amerikan, rreth viteve 1770-1775″, thotë Alessandra Merrill, Nënpresidente e shtëpisë së ankandeve “Sotheby”.

Këto objekte janë të gjitha pjesë e ankandit “Americana” dhe sipas Erik Gronning nga firma “Sotheby”, ato ndihmojnë në rrëfimin e historisë së Amerikës.

“Këto gjëra tregojnë se si jetonin njerëzit në Amerikë 200, 300, madje 400 vjet më parë. Këto objekte tregojnë një pjesë të historisë. Ju mund t’i shihni nga afër këto objekte, mund t’i prekni dhe të uleni pranë tyre”, thotë ai.

Ankandi “Americana” sapo u mbyll dhe artikujt për shitje përfshinin shkrime klasike nga autorë si F. Scott Fitzgerald dhe Ernest Hemingway, koleksione të shisheve të rralla të burbonit dhe verës dhe stoli argjendi nga Panairi Botëror i vitit 1893, i mbajtur në Çikago./VOA

Share This:

Tags: ShBA
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

S’ka president, shpërndahet Kuvendi, Kosova shkon në

28 April 2026

Driton Kuka nderohet me çmimin më të

28 April 2026

Sport

Driton Kuka nderohet me çmimin më të

28 April 2026
Lajme

BOMBË / Elisa Spiropali i del kundër

28 April 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Ministri iranian: Ngushtica e Hormuzit do të

9 April 2026

Ministri iranian Khatibzadeh ka deklaruar se Irani do të “ofrojë siguri për kalim të

Lajme

Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: Ultimatumi

23 March 2026

Në një moment kritik për gjithë globin dhe sigurinë ndërkombëtare, ish-presidenti amerikan Bill Clinton

Lajme

Kuba drejt një kthese historike: Tre skenarët

18 March 2026

Kuba po hyn në periudhën më vendimtare që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, mes

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.