![Në mungesë kuorumi, sërish dështon të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit, opozita nuk merr pjesë](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2025/02/475946118_1099257165545482_2931248464240681570_n-850x560.jpg)
Në mungesë kuorumi, sërish dështon të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit, opozita nuk merr pjesë
Gjilan, 6 shkurt 2025 – Ka dështuar sërish të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi asambleistët e partive opozitare (LDK, PDK dhe AAK), nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/04/vali-ranch-2.jpg)
Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me 11 asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur kjo seancë.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2025/01/mensur-neziri.jpeg)
Përndryshe, kjo seancë urgjente ishte ftuar nga kryetari i Gjilanit me dy pika të rendit të ditës, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”.
Ndërkohë, kreu i Komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet me fillim në orën 9:30, në Zyrën e Kryetarit.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/11/libertas2.jpg)