Friday 27 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi

Kushtetuesja: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh

Nazim Gagica në Gjilan, Faton Jakupi në Dardanë – AAK-ja prezanton kandidatët për 11 komuna

Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve

Ballkani me temperatura mbi 40 gradë

Shkolla Verore e BE-së 2025: Rektori Hajrullahu tregon si erdhëm deri te inteligjenca artificiale

Kryetari Rahimaj pret në takim operatorët ekonomik

Nis sot afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhje

Kamenicë: Drejtoresha Leka nënshkruan marrëveshjen e re të bashkëpunimit me APRK-në

Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin

 Shkruan: Faton Bislimi – ShBA: Kosova dhe Presidenti Trump
Opinione

Shkruan: Faton Bislimi – ShBA: Kosova dhe Presidenti Trump

3 February 2025 0 Comment 6 min read

AA

Dje, Presidenti Trump vazhdoi të implementojë në praktikë ato që deri dje njiheshin si “kërcënime elektorale”, duke firmosur urdhërin ekzekutiv për tarifa 25% në produktet kanadeze, meksikane, dhe kineze, që importohen nga SHBA-të.

Ky vendim shënon një moment kritik, sidomos në marrëdhënjet në mes SHBA-së dhe Kanadasë. Të dyja këto vende me një sistem ekonomik jashtezakonisht të ndërlidhur dhe ndërvarur bile me marrëveshje bilaterale për sigurinë që është unike në botë. Të dyja po ashtu vende anëtare të NATO-s.

Shto këtu edhe diskutimin serioz nga Shtëpia e Bardhë për Grenlandën, që së fundi ka nxitur mbi gjysmën e popullatës së Danimarkës ta shohin SHBA-në si kërcënim ndaj vendit të tyre.

Mos të harrojmë, përsësi se edhe Danimarka është anëtare e NATO-s.

Çështja më shqetësuese tanimë në gjeopolitikën globale është siguria ndërkombëtare: a do të ndikojnë apo ndoshta edhe zhbëjnë aleancën më të fortë ushtarake në botë, NATO, këto kontradikta të thella ekonomiko-politike në mes të SHBA-ve dhe vendeve aleate në NATO?

Nejse, ajo që për neve është kryekëput shumë e rëndësishme, është vendi ynë si Kosovë në krejt këtë vorbullë dinamike të gjeopolitikës botërore.

Vlerësoj se është obligim yni patriotik, kombëtar e politik, që të jemi proaktiv dhe të zëmë vendin tonë meritor karshi Administratës Trump.

Të pretendojmë se ne mund të vazhdojmë të sillemi me komoditetin e përkrahjes së garantuar amerikane, është gabim i pafalshëm. Mos të harrojmë: dështimi për t’u përgatitur është përgatitje për dështim!

Klasa politike e Kosovës, (pozitë e opozitë), duhet të jetë e njëzëshme karshi marrëdhënjeve me SHBA dhe ta bëjë fokus primar të angazhimit, interesin kombëtar të Republikës së Kosovës.

Janë të kota debatet pro e kundër të së kaluarës, po aq të kota sa edhe idetë e afërsisë ose ftohtësisë së dikujt karshi një zyrtari amerikan apo një përfaqësuesi të Presidentit Trump. Nëse Presidenti Trump ka kristalizuar diçka në javët e para në Shtëpinë e Bardhë është çasja e tij e pakompromis ndaj kujtdo e gjithëckaje që sipas tij dëmton apo nuk përkrah interesin kombëtar amerikan.

Nëse Kosova dëshiron të mos bije nga radari i aleatëve të SHBA-ve nën Trump, ajo duhet ta sforcojë marrëdhënjen me Amerikën, duke konfirmuar se përkrahja amerikane për të është pikërisht në interesin strategjik e gjeopolitik kombëtar amerikan. Besimi ynë se ‘Amerika e din’ dhe ne s’kemi nevojë me ‘iu kallxu atyre se na jemi me ta,’ është vetkënaqësi e padobishme, e besa e dëmshme!

Përkundrazi, përvoja ime mbi dy dekadëshe në Capitol Hill në Washington, DC, për kauzën kombëtare shqiptare, më thot se angazhimi ynë tani duhet shumëfishuar. Tani është momenti kritik të zëmë vendin meritor në listën e prioriteteve të Presidentit Trump. Tani është nevoja për të konsoliduar përpjekjet tona kombëtare e shtetërore për Kosovën. Çfarëdo vonimi në këtë drejtim, rritë shumë koston politike për ne.

Si shqiptar me atdhedashuri të pafund per Kosovën, unë do e vazhdoj misionin tim bashkë me secilin dhe të gjithë që vlerësojnë se Kosova pa SHBA-të është shumë fragjile dhe e ka të pamundur rrugëtimin e sigurtë drejtë familjes së madhe euroatlantike.

Ajo që mund të bëjmë sot me pak, mund të mos arrihet nesër as me shumë më shumë. Koha është aset që nuk kthehet asnjëherë; momentumet e humbura mbesim veçse objekte studimi për historinë!

Share This:

Tags: Faton bislimi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në

26 June 2025
Lajme

Kushtetuesja: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30

26 June 2025
Lajme

Nazim Gagica në Gjilan, Faton Jakupi në

26 June 2025
Lajme

Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet

26 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

LDK-ja s’ia lejon kandidimin Bislimit, s’ia jep

19 November 2023

Anëtarët e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) s’ia dhanë fjalën Faton Bislimit

Lajme

Faton Bislimi “sfidon” Lumir Abdixhikun për kreun

13 November 2023

Faton Bislimi, i cili para pak muajsh ka njoftuar dorëheqjen nga kryesia e LDK’së,

Lajme

Faton Bislimi jep dorëheqje nga kryesia e

24 May 2023

Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi ka dhënë dorëheqje nga kryesia e LDK-së. Në letrën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.