Saturday 28 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Turisti bëri një kërcim të rrezikshëm nga Ura e Vjetër – banorët e Mostarit e

PDK në Gjilan nominon z. Riad Rashiti kandidat për garën e zgjedhjeve komunale 2025

Dy rrafshet e komunikimit të poezisë “Thellë diku rrënjëve të shpirtit”

Portrete e personalitete: – Doktor Ilaz Selimi nga Malësia e Bujanocit, personalitet i llojit të

Policia Rajonale – Gjilan: Aktivitete javore në trafikun rrugor

VITI: Stuhia dhe breshëri shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi në disa fshatra të Komunës

LVV-ja do t’i paraqesë tri propozime para partive politike

Stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër në komunën e Kllokotit

Kryetari Haliti zhvillon takimin e parë publik me qytetarët e Vitisë

Bundestagu Gjerman zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

 UKZ përfituese e projektit STEM EUROPE nga grupi i projekteve evropiane ERASMUS Lump Sum Grants
Lajme

UKZ përfituese e projektit STEM EUROPE nga grupi i projekteve evropiane ERASMUS Lump Sum Grants

11 November 2024 0 Comment 3 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka arritur një sukses të rëndësishëm me përfitimin e projektit STEM EUROPE, pjesë e projekteve të ERASMUS Lump Sum Grants, që synon të transformojë arsimin profesional në fusha shkencore dhe teknike.

Ky projekt u realizua falë përkushtimit të ekipit të mësimdhënësve të UKZ-së, nën drejtimin e Prof. Dr. Xhevdet Thaqit, Prof. Asoc. Dr. Bashkim Dalipi dhe Prof. Asoc. Dr. Ekrem Halimi, të cilët bashkëpunuan ngushtë me studentët e programit Master Sistemet e Kontrollit dhe Intelegjenca Aritificiale, për ta sjellë këtë mundësi të re në institucion.

Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e arsimit të integruar në fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), duke kontribuar drejtpërdrejt në arritjen e standardeve të larta të arsimit profesional dhe të qëndrueshmërisë. STEM EUROPE harmonizohet me qëllimet e Deklaratës së Osnabrück-ut, duke promovuar konkurrencë të qëndrueshme dhe drejtësi sociale përmes përgatitjes së një fuqie punëtore të aftë për sfidat e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Evropë.

Një nga komponentët kyç të projektit STEM EUROPE është themelimi i gjashtë Qendrave Rajonale të Ekselencës Profesionale (COVEs) në vende të ndryshme evropiane, përfshirë Kosovën, Holandën, Gjermaninë, Suedinë, Turqinë dhe Italinë. Këto qendra, të mbështetura nga platforma gjithëpërfshirëse STEM COVE EUROPE, do të ofrojnë mundësi bashkëpunimi, përfshirjeje dhe avancimi të aftësive profesionale për studentët dhe profesionistët nga fusha të ndryshme.

BE përballet me sfida të vazhdueshme, përfshirë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe mospërputhjen e aftësive në treg. STEM EUROPE synon të adresojë këto sfida duke krijuar mundësi të reja për profesionistët e rinj në sektorin e arsimit dhe formimit profesional (EQF 3-5), pa dallim gjinie, statusi socio-ekonomik apo prejardhjeje. Përmes këtij projekti, UKZ dhe partnerët e tij po kontribuojnë në zhvillimin e një fuqie punëtore më të diversifikuar dhe të përgatitur për një treg dinamik dhe sfidues në fushën STEM.

Projekti STEM EUROPE shënon një hap të rëndësishëm për UKZ-në, duke e pozicionuar si një institucion lider në fushën e arsimit profesional në Kosovë dhe përtej saj.

Share This:

Tags: STEM EUROPE UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Turisti bëri një kërcim të rrezikshëm nga

28 June 2025
Futboll

Kamenica fituese e turnirit në futboll të

27 June 2025
Lajme

PDK në Gjilan nominon z. Riad Rashiti

27 June 2025
Futboll

FC Drita “shkëlqen” ndaj Egnatias, shënon fitore

27 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ nis përgatitjet për Ceremoninë e Diplomimit

27 June 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka filluar përgatitjet për organizimin e Ceremonisë së

Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025

20 Qershor, 2025 – Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc.

Lajme

Akreditohet programi Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze”

17 June 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrë akreditimin zyrtar për programin e ri

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.