Superliga vazhdon me dy ndeshje sot, vëmendja në Klinë
Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje në kuadër të javës së 11-të.
Në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqir i Suharekës, shkruan Gazeta Express.
Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi futet në këtë ndeshje pas një fitoreje ndaj Llapit dhe një barazimi ndaj Ballkanit dhe do të kërkojë rezultat pozitiv edhe sot.
Në anën tjetër, Suhareka vjen pas fitores së madhe ndaj Prishtinës në fundjavën që lamë pas.
Në duelin tjetër, Llapi që është në krizë të rezultateve do të kërkojë këndelljen ndaj Feronikelit 74 që ka vetëm dy pikë dhe gjendet në pozitën e fundit.
Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 13:00.