Friday 11 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij,

Delegacioni nga Zvicra viziton bizneset e fidanishteve në Kamenicë

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Mbahet mbledhje solemne në nderim të Heroit Kombëtar Metush Krasniqi

Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

 Nuhiu | Duhet japim më shumë se maksimumin për ta fituar ndeshjen ndaj Ferizajit
Futboll Sport

Nuhiu | Duhet japim më shumë se maksimumin për ta fituar ndeshjen ndaj Ferizajit

17 October 2024 0 Comment 4 min read

AA

Ardian Nuhiu ka dërguar mesazh për futbollistët e tij nga dhoma e shtypit para duelit ndaj Ferizajt, i cili është i rendësishëm për vazhdimësinë.

Kryetrajneri i skuadrës vlerësoi organikën e kundërshtarit të nesërm, ndërkohë që ka potencuar se futbollistët e tij duhet të tregojnë më tepër se maksimumin për ta fituar këtë sfidën.

“Ndeshemi me një kundërshtar që ka në përbërje futbollist cilësor dhe shumë të shpejtë. Kemi shfrytëzuar pauzën e kombëtareve për të analizuar ekipin kundërshtar dhe për ta përgatitur këtë ndeshje për të cilën duhet të japim më shumë se maksimumin, të sakrifikojmë dhe të luftojmë për të marrë maksimumin e ndeshjes që të kemi ecuri dhe vazhdimësi të rezulteteve pozitive”, theksoi fillimisht Nuhiu.

Shefi i shtabit ka folur edhe për formën të cilën po e kalon ekipi i tij, teksa ka potencuar se është i kënaqur me punën e bërë, por jo edhe me rezultatet, të cilat nga ndeshja e parë kanë mundur të jenë në favorin e ‘kuqebardhëve’.

“Jam i kënaqur me mënyrën se si është punuar, me shumë përkushtim dhe profesionalizëm. Jam i kënaqur me mënyrën se si kemi luajtur, por nuk jam i kënaqur me rezultatet. Në çdo ndeshje kemi luajtur mirë, kemi shënuar, por nuk kemi arritur ta menaxhojmë si duhet. Futbollistët po marrin mesazhin që ne po japim, por normalisht që duhet kohë dhe ambientim për të arritur atë që ne kërkojmë”, potencoi Nuhiu.

“Jemi në rrugën e duhur. Ndeshjet e fundit kanë qenë pozitive dhe kjo është mënyra të cilën ne e kërkojmë të luajmë. Pushimi i kombëtareve na ka ndihmuar që të rehabilitohen disa futbollist të cilët kanë patur shqetësime”, shtoi ndër të tjerash Nuhiu.

Në lidhje me gjendjen aktuale të futbollistëve dhe gatishmërisë së tyre për ndeshjen e nesërme ndaj Ferizajt, i pari i stolit foli për përditësimet e fundit.

“Gjithë grupi është në dispozicion, përveçse futbollistit Yll Ibrahimi, i cili është rikthyer nga ekipi kombëtar me shqetësim. Nesër do ta dijmë gjendjen e tij fizike. Futbollistët e tjerë të cilët kanë patur shqetësime janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për lojë”, deklaroi Nuhiu.

I pyetur për strukturën e futbollistëve të cilën e posedon dhe ndryshimeve eventuale, tekniku i gjilanasve u shpreh:

“Është herët të flasim për ndryshimet të cilat mund të vijnë në pranverë, ne mund të flasim vetëm për ndeshjen e radhës. Jemi të përqendruar te grupi të cilin e kemi dhe jemi mjaft të kënaqur. Deri në afatin kalimtar të janarit ka kohë për të parë dhe për të analizuar pikat të cilat mund të kemi nevojë”.

Share This:

Tags: SC Gjilani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet,

26 August 2026
Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e

26 August 2026
Futboll

Oltion Bilalli shpallet “Ylli i Javës” pas

24 August 2026
Lajme

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph

24 August 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport Superliga e Kosovës

Oltion Bilalli shpallet “Ylli i Javës” pas

24 August 2026

Sulmuesi i SC Gjilanit, Oltion Bilalli, është zgjedhur “Ylli i Javës” për xhiron e

Futboll Sport Superliga e Kosovës

Gjilani nuk ndalet, mposht edhe Llapin si

23 August 2026

Gjilani ka shënuar një fitore të madhe si mysafir ndaj Llapit, me rezultat 0-2,

Lajme Sport Superliga e Kosovës

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1

14 August 2026

Gjilani e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri të Albi

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.