Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

Nga nesër paralajmërohet mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës, KESCO alarmon për kursim

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA nga misioni gati njëvjeçar në Kosovë, familjarët

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Aktivitete javore në trafikun rrugor

 LDK Gjilan – Komunikatë për media: – Komuna e Gjilanit tash e tri vite pa strategji zhvillimore, raportet kredibile tregojnë për një katandisje organizative, zhvillimore e financiare
Lajme

LDK Gjilan – Komunikatë për media: – Komuna e Gjilanit tash e tri vite pa strategji zhvillimore, raportet kredibile tregojnë për një katandisje organizative, zhvillimore e financiare

28 August 2024 0 Comment 8 min read

AA

Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan. 

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi dhe Agrikulturë, Prof. Fidan Qerimi, ka paraqitur para medieve shqetësimet e qytetarëve të Gjilanit në lidhje me ngecjet në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. 

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në objektivin Realizimi i projekteve në përputhje me kontratën, ligjet, rregulloret dhe procedurat e aplikueshme ka listuar ngjarjen e “Mbivlerësimit/nënvlerësimi të kërkesave buxhetore nga drejtoritë dhe programet buxhetore rreth planifikimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore”. 

Si shkaktarë janë: 

1. Nevojat e reja dhe ndryshimi i rrethanave, 

2. Mos vlerësimi i saktë i kostove të kërkesave buxhetore, 

3. Mungesa e kapaciteteve në përgatitjen e buxhetit”, 

Të cilat krijojnë pasoja në:

1. Dështim për të siguruar mjetet buxhetore për të plotësuar kërkesat e departamenteve, 

2. Drejtoritë dështojnë të përmbushin objektivat e tyre, 

3. Buxhet i pashpenzuar, 

4. Mos realizim i kërkesave dhe i nevojave, 

5. Anulim i procedurave të blerjeve dhe nevoja për përsëritje të tyre, 

6. Dështim për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve”,

Për këtë rrezik është planifikuar që të:

1. Trajnohet stafi për rritjen e kapaciteteve planifikuese, 

2. Kujdes i shtuar gjatë procesit të planifikimit,  

3. Vlerësimi i kostove të kërkesave buxhetore i bazuar me çmimet e tregut. 

Fatkeqësisht, kjo metodë e përdorur për identifikimin, vlerësimin, trajtimin dhe monitorimin e rreziqeve është kopjuar dhe nuk po adresohet në mënyrë profesionale dhe gjithëpërfshirëse. Vlerësoj se kjo mënyrë e reagimit nga komuna është e pamjaftueshme dhe shumë e paqartë. Duhet që udhëheqja komunale të krijojë një qasje të strukturuar dhe të detajuar për tu siguruar se secili problem komunal/qytetar të adresohet në mënyrë efektive. Pastaj, buxheti komunal të përdoret në mënyrë optimale për të përmbushur nevojat e qytetarëve, e jo të ndikohen politikisht për qëllime të përfitimeve individuale e aq më pak të keqpërdorimeve.

Zvarritja e proceseve tenderuese nuk është bërë nga OSHP-ja, por shkaktar i kësaj zvarritje është planifikimi jo adekuat, përdorimi e kritereve jo adekuate dhe mos respektimi i atyre kritereve.

I njëjti dokument tregon se buxheti nuk përfaqëson nevojat dhe kërkesat e komunitetit që përfaqësojnë asambleistët dhe nuk siguron zhvillim në fushat prioritare, ku kjo ka për pasojë dështimin e Komunës në realizimin e objektivat zhvillimore të komunës.

Po ashtu, në kuadër të furnizimit me mallra dhe shërbime në kohë të duhur, brenda buxhetit dhe cilësisë adekuate për të përmbushur caqet operative të komunës, janë evidentuar:

1. Mungesë e buxhetit, 

2. Mallrat dhe shërbimet nuk janë sipas kontratës, 

3. Ka neglizhencë ose veprime të qëllimshme, 

4. Dërgim i faturave nga drejtoritë përkatëse te zyra e financave me vonesë,

5. Mungesa e dokumenteve mbështetëse për kryerjen e pagesave.

Në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik është evidentuar mungesa e:

• Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal – ku po humben 4 vjet pa një orientim strategjik të zhvillimit ekonomik.

• Mungesa e projekteve të reja/investimeve – kjo tregon se qeverisja nga praktikantët nuk ka qenë në gjendje të krijojë projekte investive.

• Mosgatishmëria e krijimit të grupeve të interesit, për bashkëpunim në përgatitjen e strategjisë zhvillimore lokale, tregon se Komuna e Gjilanit ka një qeverisje e ngushtë, duke përjashtuar çdo komunitet biznesor.

• Mos mundësia e aplikimit në projekte në fondet IPA apo cilin do fond që financohet nga Bashkimi Evropian apo edhe SHBA-të,  duhet të ketë ekspertizë dhe llogaridhënie, e që kjo i ka munguar Komunës së Gjilanit.  Kjo faktohet nga raportet e transparencës, ku po citoj Raportin e KDI-së i cili thotë: “Sipas gjetjeve të Transparometrit Komunal për vitin 2023, Komuna e Gjilanit është vlerësuar me 39 pikë gjithsej nga 100 pikë maksimale”.

• Mungesa e zonës ekonomike – është premtim i pa realizuar dhe nuk do të mund të bëhet në këtë mandat.

Po ashtu, Komuna e Gjilanit është përfituese e projektit për efiçiencë energjetike nga Fondi i Mileniumit falë aplikimit të suksesshëm nga qeverisja komunale e LDK-së. Ky projekt ka pasur në program izolimin dhe standardizimin e 10 shtëpive nga Fondi dhe 40 shtëpi të tjera do të duhej që të përfundohen me fonde vendore. Fatkeqësisht ky projekt është me vonesë dyvjeçare.

Të gjitha identifikimet nga gazetarët hulumtues, nga opozita e Gjilanit por edhe nga vet udhëheqja komunale, tregojnë katandisje organizative, zhvillimore dhe financiare të Komunës së Gjilanit.

Kjo udhëheqje komunale nuk ka arritur as pas tri viteve të tejkalojë punën praktike në udhëheqjen komunale dhe vazhdon t’i humb mundësinë e zhvillimit dhe mirëqenies qytetarëve të Gjilanit.

Gjilani meriton një qeverisje të përgjegjshme dhe me orientim zhvillimor.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi dhe Agrikulturë, 

28 gusht 2024

Share This:

Tags: LDK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si

20 June 2025
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025
Lajme

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është

20 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

LDK – Gjilan, Komunikatë për shtyp: LDK

10 June 2025

Sot në Gjilan, zhvilluam një takim të rëndësishëm mobilizues me strukturat tona nga Anamorava,

Lajme

LDK dega Gjilan, vitin 2025 e quan

9 April 2025

Në një postim publik në faqen e saj, dega e LDK-së në Gjilan është

Lajme

LDK Gjilan: Punët e kësaj qeverisje qendrore

28 March 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka hedhur kritika ndaj qeverisjes qendrore, por

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.