Saturday 17 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kamioni vetaksidentohet dhe përfshihet nga zjarri në autostradë

Në Gjilan policia konfiskon mbi 50 kilogramë lëndë narkotike, arrestohen dy të dyshuar

IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Gjilan, dyshohen për keqpërdorim të detyrës

Sokol Haliti në sesionin shkencor në Viti: “Ruajtja e kujtesës historike është përgjegjësi e përbashkët”

Tiranë: Nisin tensionet te ministria e Arsimit në Tiranë, studentët ndezin koshat e mbeturinave

Kolona në kufirin Kosovë-Shqipëri, kontrolle edhe automjeteve

Protestuesit bllokojnë Policinë me kangjella

Maqedonci: Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka fituar riakreditimin pesëvjeçar

BBC: Akuzat për korrupsion e kostoja e jetesës në fokus të protestave në Tiranë

Elisa Spiropali letër Ramës: Jep zgjidhje politike, pa frikë dil përballë qytetarëve se është ora

 Ekipi olimpik i Kosovës i përfundon Lojërat Olimpike me dy medalje
Sport Sporte tjera

Ekipi olimpik i Kosovës i përfundon Lojërat Olimpike me dy medalje

3 August 2024 0 Comment 3 min read

AA

Ekipi olimpik do të kthehet në Kosovë me dy medalje olimpike nga nëntë të mundshme nga Lojërat Olimpike, pasi Hana Beiqi dhe Gresa Bakraçi ishin atletet e fundit kosovare që garuan në Paris 2024. Të dyja u eliminuan në rrethet e para në garat e tyre përkatëse në Paris.

Notarja 15-vjeçare doli e fundit në baterinë e saj, me kohën 27.34 sekonda, pamjaftueshëm për ta siguruar një vendin në mesin e 16 më të mirëve. Ky ishte debutimi i saj në Lojëra Olimpike.

Ndërsa, Bakraçi, u diskualifikua nga gara në 800 metra vrapim, pasi theu rregullat duke e shkurtuar rrugën e vrapimit, pasi doli para kohe nga korsia e saj.

Përveç Beiqit dhe Bakraçit, medalje nuk arritën të fitojnë as Adell Shaboviq, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Donjeta Sadiku.

Por, ekipi olimpik do të kthehet në Kosovë me dy medalje olimpike nga kjo Olimpiadë, pasi Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo, ndërsa Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në debutimin e saj. Fazliu triumfoi në kategorinë deri në 63 kilogramë për ta fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.

Ndërkohë, drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë takuar të premten në Paris, ekipin olimpik të xhudos në krye me kryetarin e FXHK-së, Agron Kuka dhe trajnerin, Driton Kuka.

“Presidenti ka përgëzuar edhe një herë ekipin e xhudos për suksesin e arritur në Paris 2024, duke fituar dy medalje olimpike, e që është vazhdimësi e sukseseve të njëpasnjëshme në Lojërat Olimpike. Palët kanë biseduar edhe për mundësi tjera të bashkëpunimit dhe përkrahjes për ekipin e xhudos, që po e bënë krenarë gjithë Kosovën me sukseset e arritura”, thekson KOK-u.

Kosova udhëtoi për në Paris me nëntë atletë në sporte si, xhudo, not, atletikë dhe boks.

Kosova ka debutuar për herë të parë në vitin 2016 në Olimpiadën e Rios në Brazil dhe prej atëherë i ka fituar pesë medalje olimpike, tri të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë, që të gjitha në xhudo.

Share This:

Tags: Kosova Paris 2024
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kamioni vetaksidentohet dhe përfshihet nga zjarri në

17 October 2026
Lajme

Në Gjilan policia konfiskon mbi 50 kilogramë

17 October 2026
Lajme

IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në

17 October 2026
Lajme

Sokol Haliti në sesionin shkencor në Viti:

17 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, FSK përfundon kursin për mbrojtje

11 October 2026

Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin për

Lajme Opinione

Opinion nga Qemajl Mustafa: – O politikaj

4 October 2026

O politikaj t’këtij vendi Vendoseni më në fund komunikimin e mirëfilltë dhe qasuni me

Futboll Sport

Garë e fortë për vendin e parë,

2 October 2026

Përfaqësuesja e Kosovës nuk arriti t’i merr pikët e plota në udhëtim te Izraeli,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.