Osmani takohet me kancelarin Scholz, bisedojnë për integrimin euroatlantik të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC’së.
Osmani ka thënë se me Scholz ka pasur një diskutim të rëndësishëm për angazhimin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.
“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës. ”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, Samiti po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar.