Kurti: Arratisja e Enver Sekiraqës është dështim i sistemit gjyqësor, urgjente reforma në drejtësi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se arratisja e Enver Sekiraqës është dështim i sistemit gjyqësor. Kreu qeveritar në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, tha se vrasësit e policëve në liri janë kulmi i padrejtësisë.
Sipas tij reforma në drejtësi dikur ishte nevojë, kurse tashmë është urgjencë institucionale dhe shtetërore.
“Të gjithë ata që e kanë njohur Triumfin si profesionist të pashoqë, të shkathtë në detyrë e shumë njerëzor me qytetarë. Triumfin e kam takuar edhe unë dhe kam po këtë përshtypje. Arratisja e personit përgjegjës për vrasjen e tij, Enver Sekiraqa është dështim i sistemit gjyqësor që vazhdon të arratiset vet nga drejtësia”, tha Kurti.