Sunday 25 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

BEFASIA NË SERBI: Vučić pranon humbjen – “Fitoi lista studentore”

Bashkimi përmbys Pejën pas një finishi dramatik

Preshevë, 34,3% pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00

TË ARRITURAT E GJIMNAZIT NATYROR “XHAVIT AHEMETI” GJATË NJË VITI

Në Gjilan u zhvilluan Takimet-Garat e XI-ta të Enigmatëve të Kosovës – Kampion u shpall

Presidentja u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë

U kap me 1 milion € në Merdare, kush është personi që (s’)arriti të arsyetoj

𝗧𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗲𝗿𝗲̈ 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁 𝗽𝗮𝗿𝗹𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝟮𝟱 𝘁𝗲𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁, 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗯𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗷𝗲 𝘁𝗲̈

Parashikimi i motit për të dielën, 25 tetor 2026

Kolonë e gjatë veturash në Bërnjak, serbë nga Kosova drejt Serbisë për të votuar

 Shkuan: Silvana Begaj – Vetes sime!
Opinione

Shkuan: Silvana Begaj – Vetes sime!

7 May 2024 0 Comment 6 min read

AA

Çdo ditë e jetës duhet të jetë një leksion i ri ku njeriu mëson… Jeta kujdeset vetë për këtë duke na dhënë çdo ditë një provim të ri ku shpesh ne jemi te papërgatitur…

Por , Unë…


Unë, kam mësuar se jeta është e shkurtër edhe pse ditët duken kaq shumë të gjata, pambarim…
Kam mësuar se në jetë takojmë njerëz të mirë, por situatat i nxjerrin keq dhe njerëz të këqinj që situatat mund ti nxjerrin mirë.


Kam mësuar se ato gjëra që i kam dashur me këmbëngulje deri në vetshkatërrim deri sa të më plotësoheshin do ishte më mirë mos të kishin ndodhur kurr.


Kam mësuar të mos mërzitem me ata që largohen nga unë edhe pse më kanë premtuar se kurr sdo më braktisnin. Kush na përket nuk ikën asnjëherë dhe zemra është çështje ndjesish dhe jo fjalësh!


Kam mësuar se sado që unë të përpiqem me thonjë për të ndihmuar e ndryshuar dikë, nuk ia arrij dot nëse ai/ ajo nuk do të ndihmohet apo të ndryshojë.


Kam mësuar se lumturinë nuk na i sjellin as individë dhe as arritje, por e krijojmë vetë ne, në rutinën tonë, me hallet e ditës, me grimcat e gëzimit që na sjell jeta.


Kam mësuar të jap dashuri dhe atje ku nuk marr e ku ka zbrazëti sepse edhe kafsha më e egër rri atje ku gjen ngrohtësi e mirësi.


Kam mësuar se ambiciet e mia janë asgjë përpara kënaqësisë që ndjej kur shkoj në vendin ku jam rritur e ku ëndrra ime më e madhe ishte të shikoja yjet që shkëputeshin nga qielli.


Kam mësuar se shëndeti, ai dreq shëndet që është kaq i parëndësishëm në sytë tanë, qenka definitivi për hapjen e syve çdo mëngjes.


Kam mësuar se të duash është bukur dhe nuk duhet domosdoshmërisht të të duan.


Kam mësuar se njerëzit të cilët shprehin urrejtje ndaj meje e kujtdo, e mbi të gjitha pa më njohur, nuk është diçka që duhet të më shqetësoj mua.


Është ekzaktësisht pasqyrimi i shpirtit të tyre dhe vjellin me inat mendime që në fakt ia drejtojnë vetes.
Të jesh e bukur është mëkat për sytë e atyre që shikojnë veç shëmti!


Kam mësuar se të jesh një njeri i mirë, i drejtë është një sfidë e vështirë të arrihet, për të mos thënë e pamundur, por njeriu duhet patjetër të përpiqet çdo ditë me gjithë fuqinë e tij.


Kam mësuar të ëndërroj më larg se më parë… Më larg dhe më lart… Askush nuk më ndalon dot të ëndërroj!


Kam mësuar kaq shumë gjëra, vetëm të jem emigrante, në emigrim e në vendin tim nuk e mësova kurr…
Kam mësuar se mendimi se çdo gjë mund ta bëj nesër nuk ka vlerë.


Nuk ka nesër, çdo gjë ka kuptim sot…


Kam mësuar se njeriu në fund të fundit ka nevojë për një fjalë të mirë që të ngroh shpirtin dhe ditët e jetës!


Prandaj, Gëzuar Vetja Ime!


P.S: Faleminderit për urimet tuaja të panumërta! E vlerësoj dhe ju falenderoj përzemërsisht!
Në pamundësi për t’iu kthyer përgjigje të gjithëve po ju them: Përulësisht faleminderit!
#SB

Share This:

Tags: Silvana Begaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Drita triumfon në derbi ndaj Prishtinës, Feronikeli

25 October 2026
Lajme

BEFASIA NË SERBI: Vučić pranon humbjen –

25 October 2026
Arte tjera

Më vjen të vdes – poezi nga

25 October 2026
Lajme

Bashkimi përmbys Pejën pas një finishi dramatik

25 October 2026
RELATED Stories for you
Opinione

Silvana Begaj: “Sa shumë dele të pamerituara

2 October 2026

Opinionistja Silvana Begaj, ka publikuar një opinion mbi mentalitetin e turmës dhe pasojat e

Opinione

Nga Silvana Begaj, Suedi: Shqipërisë i duhet

28 September 2026

Edi Rama: Nuk ka bir nëne të ketë një provë që ju kam marrë

Opinione

“Largpamësi Rama” – Opinion nga Silvana Begaj,

12 July 2026

Meqë na thatë se koncerti i Kanye West ishte një investim i shkëlqyer për

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.