Monday 22 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

Vdekja e Petrovcit, Kurti: Kosova humbi një thesar kombëtar – trashëgimia e tij artistike do

𝐀𝐫𝐛𝐞𝐫 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐣𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐬𝐡ë𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐯𝐚 𝐧ë 𝐝𝐞𝐛𝐚𝐭

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit vendos rregulla të reja për vizitat

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Reduktime të furnizimit me ujë në disa lagje të Kamenicës

Ndahet nga jeta infermierja Rejane Haziri – njofton Spitali i Përgjithshëm në Gjilan

E dhimshme: Ndahet nga jeta Rejane Haziri, infermiere në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.

Kandidati i LDK-së: Nuk do të pranoj kurrë që qëllimi të arsyetojë mjetin

Këshilli Drejtues i UKZ-së mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve studentore

 Pas një karriere të bujshme mbi 4 dekada në Gjilan, pensionohet Shkëlqim Zunçe nga Dibra e Madhe
Lajme

Pas një karriere të bujshme mbi 4 dekada në Gjilan, pensionohet Shkëlqim Zunçe nga Dibra e Madhe

6 April 2024 0 Comment 8 min read

AA

Shkëlqim Zunçe, djali i Dibrës së Madhe, profesor i gjimnazit në Gjilan pensionohet pas katër dekadash në arsim

Dashuria ndaj shkencës nga Dibra e Madhe e kishte sjellë për të studiuar në Kosovë, e valët e jetës e sollën në Gjilan, ku u punësua, krijoi familje dhe mbërriti moshën e pensionimit.

Mbi 41 vite i kaloi në arsim, të cilit nuk iu nda që nga viti 1983, kurse të premten e 5 prillit 2024 e kishte ditën e fundit me ditar në dorë, duke përmbyllur një epokë të shkëlqyeshme në arsim e duke përcjellë gjenerata të tëra.

Më 13 prill 2024, në kohën e pushimit pranveror, zyrtarisht mbërrin moshën e pensionimit, Shkëlqim Zunçe, profesor i Fizikës në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”.

Shkëlqim Zunçe është i lindur më 13 prill 1959 në Dibër të Madhe nga prindërit Mustafa dhe Xhverije Mashkulli – Zunçe. Ai shkollën fillore e kreu në Dibër të Madhe, vend ku e kreu edhe gjimnazin, drejtimi i shkencave të natyrës.

Në vitin 1979 i ka nisur studimet në Universitetin e Prishtinës, dega e Fizikës dhe në vitin 1983 doli profesor i fizikës. Po atë vit nisi të punojë në Shkollën e Mesme “Eduard Kardel” në Gjilan, për të shkuar në shërbimin ushtarak në vitin 1985/1986 në Doboj – Banjallukë.

Pas kthimit nga atje, nisi të punojë profesor i Fizikës në Preshevë prej vitit 1986 deri më 1988, për t’u kthyer sërish në Gjilan, në Gjimnazin “Zenel Hajdini” e më pas edhe në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, në të cilin mbërriti moshën e pensionit.

Gjatë karrierës së tij si mësimdhënës kaloi nëpër shumë sfida, e profesor Shkëlqimi kujton kohën e viteve 1989/1990, kur pushteti i atëhershëm u ndërpreu pagat mësimdhënësve të Gjuhës Shqipe e Letërsisë, të historisë, filozofisë, arteve dhe profesorëve të tjerë, shkaku i planprogrameve mësimore serbe e të cilat mësimdhënësit shqiptarë nuk i pranuan.

Duke u solidarizuar me kolegët e tyre që u ishin ndalë pagat, mësimdhënësit e tjerë shqiptarë, për gjashtë muaj kishin ndarë pagat me kolegët e tyre. Nuk shkoi shumë kohë e të gjithë mësimdhënësit shqiptarë dhe nxënësit u përjashtuan nga objektet shkollore dhe nisi mësimi nëpër shtëpi-shkolla.

Mësimdhënësi Shkëlqim Zunçe, bashkë me nxënësit e klasës së tij, paralelja e I-4, e cila kishte 48 nxënës, orën e parë dhe dy javët në vazhdim i mbajtën në banesën e profesorit, kohë kur në çdo kohë ishin të nënshtruar nga rreziku.

Profesor Shkëlqimi kujton se shtëpia ishte e familjes së Ramadan Ukshinit – Llovca, kurse më pas mësimi vazhdoi nëpër shtëpi të nxënësve sipas radhës.

“Ishte kohë e vështirë, por mësimi u mbajt edhe atë pa u dorëzuar asnjëherë, u punua edhe pa pagesë, më 1989 – 1990 u mbyllën edhe paralelet e ndara në Zhegër, ngase nuk pati kuadro, por më pas ato u hapën nga profesorët e diplomuar dhe shkuam të gjithë profesorë të diplomuar Isa Abdyli, Shkëlqim Zunçe, Hysen Rrahmani, Agim Rushiti, Raif Hajdini e mësimdhënës të tjerë”, kujton Shkëlqim Zunçe, duke shtuar se vitet më të vështira ishin ato nga viti 1991 deri më 1999, por në të njëjtën kohë ato edhe ishin vitet më të lavdishme, ngase në kohë të vështira u dha kontribut i çmueshëm në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve tanë.

Ishte ajo kohë kur kishte edhe angazhime shtesë e aktivitete jashtëmësimore dhe Shkëlqim Zunçe kujton kohën kur më 1993 u mbajtën garat e fizikës në Gjilan, në të cilat ai ishte kryetar, e ku ndihmuan edhe profesoresha Hajrije Rexhepi – Hyseni, Hyrmyze Shkodra e Naim Syla, e të cilat i shpalli të hapura prof. dr. Xhavit Ahmeti, atëkohë ministër i Arsimit, dhe ku u ndanë shpërblimet për tri vendet e para dhe ku një punim i punuar nga bakri iu nda presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Edhe në kohë lufte, ndonëse ishte i lindur në Dibër të Madhe e Maqedonia tashmë ishte shtet, Shkëlqim Zunçe nuk u largua nga Gjilani e Kosova, por qëndroi në përkrahje të bashkëshortes së tij, Drita Maliqi – Zunçe, e cila ishte një veprimtare politike e shquar kombëtare, duke ndihmuar bashkërisht të dëbuarit nga zona e luftës në Drenicë me të gjitha mjetet e nevojshme, me ushqim, vendbanim, veshmbathje, nevoja shëndetësore dhe ndihma të tjera.

“Në Gjilan qëndrova edhe shkaku i një arsye shumë të rëndësishme, kam qëndruar edhe për 364 nxënësit e mi”, thotë Zunçe, i cili me ardhjen e lirisë ka vazhduar të punojë mësimdhënës edhe atë pa ndërprerje asnjëherë deri në pensionimin e tij, duke qenë mësimdhënës i fizikës në Gjimnazin “Zenel Hajdini” e më pas edhe në atë “Xhavit Ahmeti” dhe duke kontribuar në arsimimin e gjeneratave të reja dhe shumë nga nxënësit që i mësoi ai u regjistruan nëpër universitete prestigjioze, në mjekësi e në shkenca.

Ai thotë se një ndër gëzimet e tija më të mëdha në jetë ishte në vitin 2012, kur i erdhi në jetë djali Uskani, që ishte dhurata më e çmuar për bashkëshortët Zunçe, Dritë dhe Shkëlqimin.

“E gjithë sakrifica ime ishte lufta me laps”, thotë Shkëlqim Zunçe, profesor i Fizikës, lindur në një familje të madhe me shtatë fëmijë e sa largpamës ishin prindërit e tij dëshmon e dhënë që para shumë viteve shumicën e fëmijëve i kishin pagëzuar me emra shqip, Bujar, Luan, Shkëlqim, Agim, Hajredin, Argjent e Syzanë.

Edhe një pishtar i arsimit me shumë sukses përfundoi misionin e tij, i përkushtuar në punë, shumë miqësor e i afërt me kolegët, i atillë që gjithnjë bëri përpjekje që të përçojë sa më shumë njohuri tek nxënësit.

Djali i Dibrës së Madhe që mbi katër dekada ishte profesor i gjimnazit në Gjilan u pensionua nga arsimi, por jo edhe nga kujtesa me të gjitha ata që punoi, mbase në datëlindjen e tij do të ketë një mbrëmje feste e përshëndetëse për një karrierë të atillë si edhe e ka emrin Shkëlqim Zunçe.

Share This:

Tags: Gjilan Zunce
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

22 September 2025
Lajme

Vdekja e Petrovcit, Kurti: Kosova humbi një

22 September 2025
Lajme

𝐀𝐫𝐛𝐞𝐫 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐣𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐬𝐡ë𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐯𝐚

22 September 2025
Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit vendos rregulla

22 September 2025
RELATED Stories for you
Lajme

E dhimshme: Ndahet nga jeta Rejane Haziri,

22 September 2025

Rret orës 11.30 minuta është njoftuar nga familjarët se ka ndërruar jetë Rejane Haziri.

Featured

LVV Gjilan – Alban Hyseni ka vizituar

21 September 2025

Kryetari Alban Hyseni ka vizituar sot institucionin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në

Lajme

Gjilan: Djali ushtron dhunë ndaj babait të

19 September 2025

Burime mediale njoftojnë se më datë 17 shtator 2025, në Gjilan, ka ndodhur një

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.