Tuesday 13 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e të gjitha partive për konsultim

Pas protestave të veteranëve, Trendafilova anulon konferencën

Vizita historike: Trump shkel tokën arabe

Dështon për herën e 15’të seanca e konstituimit të Kuvendit

Kryetari Hyseni uron karateistët nga Gjilani për rezultate në Armeni

Gjilan: Në Ditën Ndërkombëtare, Spitali i Përgjithshëm ndanë mirënjohje për infermieren Xhylsime Vranja

Kryetari Hyseni: Komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

Konferencë Ndërkombëtare – Asociacioni Kosovar për Imunologji, Astma dhe Alergji – AKIAA

Rritja e çmimit të rrymës – Këto janë 4 pikat që LDK`ja kërkon nga ZRRE

 Biden thotë se SHBA-ja do të hedhë nga ajri ndihma në Gazë
Lajme

Biden thotë se SHBA-ja do të hedhë nga ajri ndihma në Gazë

2 March 2024 0 Comment 4 min read

AA

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do të nisin dërgimin e ndihmave në Gazë prej ajrit, pas raportimeve për mbi 100 palestinezë të vdekur, që kanë qenë duke pritur për ndihma.

“Ne duhet të bëjmë më shumë, Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë”, u ka thënë Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, në nisje të një takimi me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

“Në ditët në vijim, ne do t’iu bashkohemi miqve tanë të Jordanisë dhe të tjerëve, duke dërguar ndihma prej ajrit”, ka thënë presidenti 81-vjeçar.

Ky njoftim vjen teksa zhvillohen negociatat për një armëpushim në mes të Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Lufta është nxitur prej Hamasit, më 7 tetor të vitit të kaluar, pasi luftëtarët e tij kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke i vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Izraeli është zotuar për të shkatërruar Hamasin dhe si pasojë e ofensivës së tij ajrore dhe tokësore në Gazë janë vrarë mbi 30.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Biden ka bërë thirrje disa herë për të shmangur vrasjet e civilëve, ndonëse vazhdon të mbajë lidhjet e forta me Izraelin, aleatin e SHBA-së.

Palestinezët duke marrë ndihmë mjekësore në një spital në veri të Gazës, pasi ushtarëve izraelitë dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri ndaj një turme që ka qenë në pritje për të marrë ndihmë humanitare.

Presidenti amerikan ka thënë se shpreson që të arrihet një armëpushim gjashtëjavor përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit për myslimanët.

Bisedimet për armëpushim janë komplikuar pas incidentit të së enjtes, kur dhjetëra palestinezë të uritur janë vrarë duke u nxituar për të marrë ndihmë në veri të Gazës, ku sipas Kombeve të Bashkuara ka rrezik të madh për uri.

Një burim izraelit e ka pranuar se ushtria ka shtënë me armë zjarri në drejtim të turmës, duke besuar se ata kanë përbërë “kërcënim”./REL/

Share This:

Tags: ShBA
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e të gjitha partive

13 May 2025
Futboll

FSHF – njoftim: “Nuk do të ketë

13 May 2025
Futboll

Gjilan: Kreu i Komunës, Alban Hyseni: “Shihemi

13 May 2025
Marketing

Gjilan: Buxhetimi me Pjesëmarrje po fillon

13 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Tarifat e SHBA-së nxisin reagime në botë

3 April 2025

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur tarifa reciproke ndaj të gjitha

Lajme

Pas më shumë se 12 orësh, përfundojnë

24 March 2025

Bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së për luftën në Ukrainë në Arabinë Saudite kanë përfunduar

Lajme

Marrëveshja me SHBA, Maqedonci: Kosova do të

13 March 2025

Kosova do të investojë në forcimin e sistemit të mbrojtjes, duke blerë helikopterë të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.