Lutfi Haziri thotë se KEDS-i i ka lënë në terr Gjilanin me fshatra përreth që nga mëngjesi
Kreu i degës së LDK=së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se që nga ora nëntë e mëngjesit të dielën një pjesë e madhe e Gjilanit dhe fshatrave përreth s’kanë pasur energji elektrike.
Haziri këtë e ka deklaruar në ‘Facebook’ nëpërmjet një postimi, duke potencuar se kjo po ndodh në periudhën kur është shtrenjtuar energjia elektrike.
“Në vend të urimit, një pjesë e madhe e qytetarëve të Gjilanit dhe disa fshatra, prej orës 9:00 nuk kanë energji elektrike, ose vende-vende, vetëm njëfazore”, thuhet në ‘Facebook’.
“Shtrenjtimi i rrymës përkundër që nuk ka furnizim, është mashtrim i madh dhe jo vetëm: dhoma e shtëpi të frohta e terr ne ditën e fundit të vitit!”.