Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

 Fan S. Nolit, Introduktat, studimet, muzika, shqipërimet artistike
Kulturë Letërsi Librari Muzikë Teatër

Fan S. Nolit, Introduktat, studimet, muzika, shqipërimet artistike

13 August 2023 0 Comment 27 min read

AA


Veprimtaria krijuese e Nolit nis me publicistikën dhe oratorinë. Ato shprehin qartë pikëpamjet e tij thellësisht demokratike dhe janë si një kronikë e jetës politike e shoqërore shqiptare.

Shkruan: Xhemail Veseli

Ilustrime e video: Nga Interneti

Karakteristikat kryesore të tyre janë mendimi i qartë dhe i mprehtë, qëndrimi i drejtë dhe i prerë dhe reagimi i menjëhershëm ndaj ngjarjeve më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Forma e polemikës, kultura me të cilën janë trajtuar problemet politike e shoqërore të kohës, kan bërë që që ato shkrime të zënë vend tërësisht të veçantë në publicistikën shqiptare.

Lexo edhe:

“VALI RANCH”, përtej ekskluzivitet! – është kuriozitet, standardi vet, si askund tjetër iu mirëpret!

Studimet

Larminë dhe rëndësinë e veprimtarisë së Nolit e shtojnë mjaft edhe studimet e tij për Skënderbeun, heroin tonë kombëtar, për figurën e madhe të Bethovenit (“Bethoveni dhe Revolucioni Francez”), etj. “Historia e Skënderbeut” është vepra së cilës Noli iu rikthye disa herë.

Ai e botoi atë për herë të parë në vitin 1921 në Boston dhe pastaj e botoi të ripunuar anglisht më 1947 dhe përsëri të ripunuar në shqip më 1949. Për të shkruar këtë vepër Noli është mbështetur jo vetëm te Barleti, por edhe në dokumente të reja që arriti t’i gjejë pas një pune këmbëngulësie.

Skënderbeu, si për çdo patriot e artist shqiptar edhe për Nolin ishte figura më e dashur, të cilin e kishte admiruar që nga fëmijëria. Ky admirim i autorit ndihet edhe në vepër nëpërmjet tonit të ngrohtë me të cilin është paraqitur figura e tij.

Gjatë trajtimit të momenteve kyçe të jetës së heroit, Fan Noli ka përcaktuar qartë marrëdhëniet e tij me shtetet e Ballkanit, sidomos me shtetet fqinje, si dhe qëndrimin e disa vendeve të fuqishme evropiane ndaj luftës së Skënderbeut.

Ai ka arritur të na shfaqë të qartë politikën e brendshme të këtij udhëheqësi legjendar, duke theksuar meritën e madhe të tij për formimin e një shteti të centralizuar feudal shqiptar, gjë që në shekullin e XV-të, një gjë e tillë nuk ishte realizuar akoma në shumë vende të Evropës.

Noli në vepër ka krijuar atmosferën e kohës për të dhënë ngjyrat e një bote mesjetare që kërcënonte të shkatërronte botën evropiane, si dhe pozitën e një vendi si Shqipëria ku liria dhe kultura humaniste po mbyteshin nga dhuna osmane.

Ai gjithashtu ka thurur e shkrirë me art të vërtetën historike, dokumentin me gojëdhënën e legjendën. Figura e Skënderbeut në veprën e tij është shumë e plotë. Atë e gjejmë jo vetëm si një udhëheqës popullor që shquhet si luftëtar e strateg, por edhe të dalluar si burrështetas e diplomat.

Përshkrimi i betejave heroike e situatave të vështira janë bërë me ngjyra të forta romantike gjë që i jep veprës edhe vlera artistike dhe e bën që të lexohet me emocion. Në këtë vepër Noli i jep rëndësi figurës së heroit dhe rolit të tij në histori pa nënvlerësuar masat. “Historia e Skënderbeut” e Nolit bashkë me veprën e Barletit mbeten edhe sot më të mirat vepra për heroin e madh.

Muzika

Si erudit, Noli, veprimtarinë e tij krijuese e ka shtrirë edhe në fushën e artit muzikor. Që në moshën pesëdhjetë vjeçare, (1932), si student, i është përkushtuar me shumë entusiazëm studimeve të muzikës në Konservatorin e Nju Ingland – SHBA, të cilat i ka përfunduar katër vite më vonë.

Para komisionit kishte paraqitur si punë diplome tri vepra me motive shqiptare: “Skënderbeg”, “Rapsodi shqiptare” dhe baladën për tenor e orkestër “Gaspari i varfër”, vepra këto që madje ishin ekzekutuar si pjesë e provimit të tij të diplomës.

Ndonëse sipas kritikëve dy veprat e fundit janë cilësuar ‘me të meta’ për arsye se përshkoheshin me një frymë të theksuar liturgjike, (Dihet se Noli i vuri bazë kishës autoqefale shqiptare), poema simfonike “Skënderbeg” kishte një frymë të thellë e plotë dramaticitet ku shquhej shija e autorit për të ndërtuar tema me karakteristika të larmishme; me harmoni e polifoni të pasur; me kumbime orkestrale të bukura dhe shumë larmi e begati ngjyrash.

Për të pasur një ide më të saktë e të plotë mbi kontinuitetin e zhvillimit të personalitetit të Nolit në fushën e muzikës dhe muzikologjisë patjetër duhet bërë një retrospektivë të gjatë. Duhet kthyer në kohën kur i ati i tij, psalm në kishën e fshatit të vendlindjes, ia mësonte notat dhe të kënduarit, mësimet mbi muzikën, mësime këto që do të kenë rëndësi shumë të madhe në jetën e mëvonshme të Nolit, sidomos kur gjatë karrierës kishtare ishte detyrua të merrej me përkthime dhe muzikë fetare.

Ato përkthime i kanë parapri përkthimeve artistike dhe studimeve të mëvonshme muzikore, prandaj besohet se veprën e tij “Bethoveni dhe revolucioni francez” ia dedikoi pikërisht të atit.

Gjurmimet për këtë vepër Noli duket t’i ketë filluar qysh në kohën kur ishte i mërguar në Vjenë.

“Muzikanti i madh Bethoveni kishte të drejtë”, shkruante Noli në introduktën kushtuar Jul Qesarit në vitin 1926.

Se Noli ishte një studiues i pakrahasueshëm me ndonjërin nga bashkëkohësit e bashkëkombësit, shihet qartë edhe nga përpjekja e tij që t’i bëj një analizë të detajuar personalitetin të Bethovenit me theks të veçantë veprës së tij, ku u fokusua tek efektet e revolucionit francez në veprën e kompozitorit të madh, veçanërisht “Simfoninë e tretë”, “Simfoninë e nëntë” dhe operën “Fidelia”.

Ai me sy kritik fillon punën studimore duke shqyrtuar materiale e burime të shumta, ndonëse sipas autorit, studimi i Nolit për Bethovenin karakterizohet me lajthitje e shtrembërime të fakteve, të cilat i bën me qëllim që në një mënyrë të shfajësoj maestron duke e justifikuar me mungesa financiare e vështirësi tjera materiale.

Shqipërimet artistike

Noli si përkthyes i krijoi vetes një vend nderi në letrat shqipe, por këtë nuk e arriti vetëm sepse ishte njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja, si greqisht, latinisht, frëngjisht, spanjisht, anglisht, gjermanisht, turqisht etj.

Krahas talentit për të mësuar gjuhët e huaja, Noli njihte mirë thesarin e gjuhës amtare, e gjithashtu njihte thellë kulturën botërore dhe atë kombëtare. Kishte aftësi të tilla gjykimi dhe shije aq të hollë sa mundej me lehtësi të zgjedhë e përkthejë vepra të shquara të shkrimtarëve të mëdhenj botërorë që jo vetëm e pasuronin kulturën shqiptare, por edhe u bënin indirekt jehonë shumë problemeve aktuale të realitetit shqiptar të kohës.

Punën e përkthyesit Noli e fillon si vazhdues i traditës që kishte krijuar Kristoforidhi, duke përkthyer disa libra të shërbesës për nevojat e kishës shqiptare, që posa ishte themeluar. Më pas ai përkthen disa krijime nga Molieri e Stendali dhe më vonë i hyn punës për përkthimin e atyre veprave të rëndësishme që do ta bënin të njohur si përkthyes jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve shqiptarë, siç janë: poema “Skënderbeu” e Longfellout , tragjeditë “Otello”, “Hamlet”, “Makbethi”, “Jul Qezari”, të Shekspirit, dramat “Armiku i popullit” dhe “Zonja Igra e Ostronit” të Ibsenit; pastaj “Rubairat” e Omar Khajamit, “Don Kishoti i Mançës” i Servantesit , “Kasollja” e Ibanjezit etj.

Pothuajse të gjitha këto vepra Noli i pajisi edhe me parathënie ku dha gjykime kritike estetike e filozofike me shumë vlerë. Përkthimet e Nolit janë vlerësuar mjaft nga personalitete të shquar të kulturës botërore. Kështu albanologu i njohur Norbert Jokli kur kishte lexuar përkthimin e “Rubairave” të O. Khajamit nga Noli kishte thënë: “Pas përkthimit të Filxheraldit, nuk di nëse ia kalojnë përkthimeve të Fan S. Nolit ato të gjermanishtes e të spanjishtes që janë përkthime të dorës së parë”.

Të studiosh e njohësh aq denjësisht kulturën e gjithmbarshme kombëtare, por para së gjithash atë botërore të zhvilluar ndër shekuj dhe ta mishërosh aq denjësisht me kulturën e traditën tonë aq të pasur, termi “Poliglot kuptimlotë”, kur përmendet si i tillë, duhet të na shëmbëllej me imazhe përfytyrimi të vet figurës lartësueme të Nolit si sinonim.

Introduktat

Introduktat apo parathëniet e përbëjnë bazën e mendimit kritik të Nolit. Mjafton të përmenden kryeveprat botërore si: “Hamleti”, “Makbethi”, “Jul Cezari” e “Othello” të Shekspirit, pastaj veprën monumentale të letërsisë persiane “Rubairat” të Omark Khajamit, romanin nga më të lexuarit që njeh historia e njerëzimit “Robinson Kruzo” të Daniel Defos, kryeveprat “Armiku i popullit” dhe “Zonja Igra e Ostronit” të Ibzenit si dhe “Don Kishoti i Mançes” të Servantesit, për të krijuar perceptimin real se Noli ishte një lapidar i kulturës sonë të gjithmbarshme dhe mund të vlerësohet si “Maja e Ajsbergut” të mendimit kritik që i ka njohur historia e letërsisë shqipe.

Konstatimi se introduktat e Nolit ngërthejnë në vete edhe një tok mendimesh politike duket të jenë të sakta. Influencimi politik duket të jetë më i theksuar te “Rubairat”, “Armiku i popullit” dhe “Don Kishoti i Mançës”, të cilave vepra, mendimin e tij kritik Noli ua dedikoi pikërisht në kohën kur ishte larguar nga posti i Kryeministrit.

Tek introduktat e para paraqet disa mendime elementare për autorin mandej shpjegon në pika të shkurta veprimtarinë e tij letrare kurse subjektin e veprës e paraqet në formë të shkurtuar, shpesh herë vetëm me dhjetë rreshta.

Duke shpjeguar hollësisht ngjarjet që përbëjnë thelbin e veprës, Noli bën analizën e personazheve qëndrore dhe dytësore, pa e harruar edhe ambientin dhe rrethanat historike që kanë karakterizuar, e për të cilat flasin veprat.

Në introduktat që u ka bërë veprave të Shekspirit vërehet se Noli anon më tepër të japë gjykime të rëndësishme dhe interesante duke u bërë një analizë të thellë karaktereve të personazheve kryesore, qoftë kur bën fjalë për “Makbethin”, qoftë kur zbulon botën e gjerë e komplekse të “Hamletit”, apo kur shkruan për Brutin e Kasin tek drama “Jul Cezari”.

Introduktat e Nolit ndriçojnë autorin në shumë aspekte: Ato flasin sheshit për bindjet e tij, tregojnë natyrën dhe temperamentin e tij, vejnë në dukje intuitën, erudicionin, kulturën e gjithëmbarshme, kompletimin dhe rrugën e drejtë të një kritiku.

Në introduktën e parë ,“Othello”, Noli provon të lëshohet në shfletime e zbërthime të karaktereve, të filozofisë dhe etikës së tyre, por mendimet e kristalta e të shprehura me stilin e tij rrëmbyes që do të kamuflojnë më vonë, këtu akoma nuk mund të vijnë në shprehje sa duhet.

U mungon baza e pikëpamjeve në sajë të së cilës do të vë aq shumë zjarr në krijimtarinë e mëvonshme, prandaj, sikundër që është thënë nga shumë studiues të krijimtarisë noliane, në introduktën e tij të parë “Othello”, Noli, duket të mos ketë pasur ambicie më të mëdha se sa vetëm t’i paraprijë lexuesit në të kuptuarit e subjektit dhe elementeve themelore të veprës.

Sipas Mitrush Kutelit, Noli, me shqipërimin e veprave “Don Kishoti”, “Jul Qesari”, “Armiku i popullit”, “Z. Ingra e Ostrotit”, “Hamleti”, “Makbethi” e “Othello” përpara botës shqiptare shfaqet si i pari kritik e estet i vendit.

Kuteli këto vepra i konsideron si modele të gjalla analizimi e gjykimi të thellë që u ka bërë Noli duke pasqyruar njëkohësisht kthjelltësinë e mendjes dhe ngrohtësinë e shpirtit nolian e sidomos kulturën e gjerë të tij.

Me këto përkthime që njëherazi janë të shoqëruara me kritikën e tij, Noli sjell para botës shqiptare pikëpamje shoqërore krejtësisht të reja për kohën në letrat shqipe. Ajo që i dallon përkthimet e Nolit krahas përkthimeve të tjera në shqip është pikërisht afiniteti i punës prej rikrijuesi.

Në fazën e dytë të krijimtarisë së Nolit si kritik bie në sy simpatia e thellë ndaj shtresës së vuajtur, por rezistuese si dhe qëndrimit të tyre stoik e revolucionar. Noli njihej me karakterin e tij prej revolucionari që e manifestonte në forma të ndryshme.

Kritikën e Nolit e ka vlerësuar edhe Rexhep Qosja, i cili thekson se: “Kurrkund në këtë studim (“Bethoveni dhe revolucioni francez”), nuk shihet Noli kritik, muziktar, sociolog, poliglot, portretist – Noli polihistorian duke i dhënë tatëpjetën tezës së Vensan d’Endit, sipas së cilës “Bethoveni u quajt një katolik, të cilit s’i bëri fare përshtypje Revolucioni Francez”.

Pra, Qosja mbështet Nolin në konstatimin për “Bethovenin dhe Revolucionin Francez”. Në anën tjetër, Noli kur flet për Bethovenin e nxjerr atë si ateist. Të njëjtën gjë e kishte bërë më parë edhe për Omar Khajamin.

Kritika e Nolit karakterizohet edhe me stilin e tij shumë të veçantë.

Qosja vlerëson se “Ai që lexon herën e parë diçka prej tij, (Nolit), herën tjetër, sapo të lexojë fjalinë e parë do ta kuptojë se lexon po atë njeri”. Edhe në introduktën kushtuar kryeveprës së Shekspirit e mbarë njerëzimit “Hamleti”, Noli i bën një përshkrim subjektit të veprës për të kaluar tek personazhet, por nuk lë anash edhe mendimin kritik të shumë autorëve pararendës që citon në raste të caktuara, siç ishte p.sh. Gëteja.

Ai bën tentativë të hyjë thellë në psikologjinë e vet Hamletit duke konstatuar se arsyen kryesore të vuajtjes së tij, (Hamletit), duhet kërkuar më tepër në ndjenjën që ka pësuar një tronditje fatale për vdekjen se sa në ndjenjën që është i pazoti për veprim. Ndërkaq Ofelinë e sheh me një sy dhembjeje për fatin e saj dhe rrethanat që i janë vënë si barrë, duke konstatuar se sikur të merrnin punët një rrugë normale, Ofelia do të bëhej mbretëresha e lumtur e Danimarkës përkrah të dashurit të saj, një mbreti ideal.

Është shumë interesante të hetohet dhe të studiohet fakti se si u njoh dhe si lindi ideja për përkthimin e “Rubairave” të Omar Khajamit nga Noli. Ç’është e vërteta, të dhënat burimore të drejtpërdrejta për këtë ngjarje janë të pakta. Nga gjurmimet e bëra rezulton që Noli këtë vepër nisi ta përkthejë në vitin 1924.

Rubairat e para që shqipëroi ia dërgoi mikut të tij në SHBA, Koço Tashkos. Nuk dihet për t’i botuar apo për t’i kërkuar mendim, por fati deshi që Tashko – jo vetëm t’i botojë në gazetën “Dielli” – por edhe t’i shoqërojë me një shkrim ku flet për vlerën e “Rubairave” dhe çmon lart shqipërimin e Nolit.

Koha kur i përktheu Noli ato ishte shumë e trazuar. Ajo periudhë koincidoi edhe me ngjarjet kulmore politike të viteve 20-të të shek. XX-të. Kur përkrahësit e Zogut sulmojnë Tiranën, noli detyrohet të lë zyrën e kryeministrisë dhe të niset në drejtim të Durrësit. Mirëpo, në rrugë e sipër i kujtohet se ka harruar dorëshkrimet e “Rubairave” të përkthyera! – Atëherë jep urdhër të kthehet mbrapsht. Ordinanca e tij, kur dëgjon arsyen pse Noli do të kthehej mbrapa në atë tollovi, i thotë: “Imzot, ju vazhdoni rrugën. Unë do të shkoj t’i marr vetë “Rubairat” dhe kështu do të ndodhë pastaj. Ai kthehet dhe hyn në Tiranë mes luftimeve që zhvilloheshin, shkon në kryeministri ku merr dorëshkrimet dhe ia dërgon Nolit që e priste në Durrës. Ordinanca ishte një njeri i thjeshtë e besnik i Nolit.

Për arsyen e përkthimit të “Rubairave” në gjuhën shqipe, studiuesi Nasho Jorgaqi vlerëson se një përgjigje e plotë dhe shkoqitëse do të donte shumë kohë. Është vërtet e çuditshme që një klerik i lartë si Noli të përkthente një vepër siç janë “Rubairat. Siç dihet ato i përkasin një prej poetëve më të mëdhenj të rilindjes persiane që ka zgjatur nëntë shekuj, (shek VII-XVI), një rilindje që dha poetë e dijetarë të mëdhenj, ku ndër më të shquarit ishte Omar Khajam. Një poet i madh, por edhe një astronom e matematicien i shquar. Ai do të lëvronte një lloj të veçantë poetik siç është Rubaira ose Rubajatë, që është një strofë e përbërë vetëm prej katër vargjesh, e në të cilën poeti shpreh ndjenjat, mendimet, gjendjen e tij shpirtërore. Këto vargje janë tepër lakonike dhe ashtu siç thonë kritikët, në to fjala ndihet ngushtë, kurse mendimi ndihet i lirë.

Për pasojë, përkthimi i “Rubairave” është shumë i vështirë dhe ato iu bënë të njohura botës perëndimore për herë të parë në shekullin XIX nga Eduard Fitzgerald. Supozohet se Khajami kishte shkruar rreth një mijë Rubaira. Mirëpo, është konstatuar nga studiues të shumtë se vetëm gjysma e tyre janë origjinale që i takojnë Khajamit. Pjesa tjetër konsiderohen apokrife, domethënë të falsifikuara.

Shqipërimi i “Rubairave” nga Noli u shoqërua me një studim shkencor dhe me shënime historiko-letrare që tregojnë për përgatitjen e tij serioze, të cilat edhe sot e kësaj dite i kanë qëndruar kohës.

Vërtet “Rubairat” janë krijime poetike të mrekullueshme, të thella, me frymë liridashëse, me dashuri për jetën. “Rubairat” i japin lexuesit gjithë bukurinë, hijeshinë e shijen e gëzimeve të jetës. Kur këto i lexon e shijon në shqip, të dhëna nga një klerik i lartë që ka predikuar dogmën fetare në kishë, e kupton dhe ndjen fuqishëm madhështinë e mendjes dhe zemrës së Nolit, thekson Jorgaqi.

Kjo padyshim që bie në sy kudo në përkthimet e tij dhe mjafton të analizohet një strofë e vetme e versionit anglisht të reprodukuar në shqip dhe e njëjta të krahasohet me përkthimin poetik që i ka bërë Noli:

Avake! For Morning in the Baël of Night

Has flung the stone that puts the Sars to Feght:

And L: the Hunter of the East has cught

The Sultan s Turret in a Noose of Light.

Reprodukimi:

Zgjohu: Sepse mëngjes nga rruzull i natës

E gjuajti gurin që i trembi yjet

Dhe shih! Gjahtari i Lindjes ka zënë

Kullën e Sulltanit me spangon e dritës.

Përkthimi poetik Nolian:

Zgjohu: “Mëngjesi me shigjete grisi”

“Perden e natës”, Yjt i arratisi,

Dhe dielli gjahtar me rreze kapi

Çdo majë mali e pallati e lisi!…

Ilustrimet dhe videot: Internet

Share This:

Tags: Fan S. Noli Introduktat
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 –

21 June 2025
Lajme

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel

21 June 2025
Lajme

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim

21 June 2025
Lajme

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

21 June 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Mr. Sc. Kurtesh Devaja dhuron arkivën e

19 September 2023

Sot, në ambientet e bibliotekës autori i njohur z.Kurtesh Devaja dhuroi tërë bibliotekën e

Kulturë Lajme

Introduktat – Fan S. Noli

6 April 2023

Introduktet apo parathëniet e përbëjnë bazën e mendimit kritik te Nolit. Mjafton të përmenden

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.