Saturday 5 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjykata Komerciale merr vendim tjetër: Rrëzon në tërësi njoftimin e ZRrE-së për daljen në treg

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve Baçelor dhe

Turqia lufton me zjarret vdekjeprurëse ndërsa Greqia vë nën kontroll flakët në Kretë

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Qendrën për Bashkëpunim

QKMK paralajmëron qytetarët që udhëtojnë në Kroaci: Trafik i rënduar në Zagreb më 5 dhe

Temperatura të larta sot, maksimalja deri në 38 gradë

LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatë Kushtetuese për bllokadën në Kuvend

Pas 21 vitesh punë pensionohet Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani

UKZ organizoi me sukses garën Hackathon 2025

Kurti uron Trumpin për Ditën e Pavarësisë: Qoftë e përhershme aleanca

 Popullsia po tkurret, paralajmërohet se me liberalizimin e vizave gjysma e të rinjve mund të largohen
Lajme

Popullsia po tkurret, paralajmërohet se me liberalizimin e vizave gjysma e të rinjve mund të largohen

11 May 2023 0 Comment 6 min read

AA

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i lindjeve në Kosovë është në rënie.

Të dhënat e ASK-së, të cilat janë paraqitur në diskutimin me temën “Ulja e fertilitetit në Kosovë: Çka po ndodh dhe çka mund të bëjmë”, që është organizuara nga ASK-ja dhe Programi për Popullsi dhe Zhvillim (UNFPA), tregojnë që në vitin 1986 në Kosovë kanë qenë 56 mijë e 283 lindje ndërsa vitin 2019 kanë qenë 25 mijë e 794.

Sipas këtyre të dhënave rënie ka edhe në numrin e vdekjeve, në vitin 1999 thuhet se kanë qenë 20m mijë e 311 ndërsa në vitin 2019, 14 mijë e 845.

Avni Kastrati nga ASK-ja ka thënë se norma e fertilitetit në Kosovë në vitin 2020 ka qenë 1.7, ndërsa në vitin 1960 vlera e kësaj norme ka qenë 6.4, e që sipas tij kjo tregon që popullsia në Kosovë është në zvogëlim e sipër.

Të dashur bashkëqytetarë të Gjilanit,

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së Ilir Berisha, ka thënë se rënia e lindjeve në Kosovë lidhet me migrimin.

Ai ka theksuar se kjo dukuri është prezente në gjithë rajonin dhe më gjerë, por që sipas tij, shtetet e tjera kanë marr masat me kohë.

“Statistikat tona na tregojnë se kemi rënie të lindjeve në Kosovë, kjo lidhte me fertilitetin dhe migrimin. Ne besojmë që do të dalim më të pajisur për këtë dukuri nga ky diskutim. Kjo dukuri është prezente në gjithë rajonin dhe më gjerë, vendet e rajonit kanë marr hapat me kohë. Përpos që lindjet kanë rënie edhe migrimi është në rritje”, ka deklaruar Berisha.

Udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë Visare Mujku-Nimani, ka deklaruar se për këtë çështje do të duhet që të ketë ndryshime politikash.

Sipas saj, me liberalizimin e vizave gjysma e të rinjve do të largohen nga Kosova.

“Brenga e të gjithëve është se çfarë do të ndodh sepse popullsia po zvogëlohet. Orientim është se çfarë po bëjnë shtete tjera që janë prekur, çfarë masash duhet të merren dhe cilat nga to kanë pasur sukses. Shtete që janë ballafaquar me këtë problematikë kanë vërtetuar dhe kanë bërë ndryshime në politika si në edukim, pushimin e lehonisë, pushimin prindërorë. Ne si Kosovë po presim se çka do të ndodhë me liberalizim vizash tani, ku gjysma e të rinjve do të largohen”, është shprehur ajo.

Profesoresha Mimoza Dushi, nga Universiteti i Prishtinës, tha se në vitet e më hershme Kosova ka pasur numrin më të madh të lindjeve krahasuar me vendet e rajonit.

Ajo ka deklaruar se sipas të dhënave shkalla e lindshmërisë në Kosovë ka shënuar rënie, duke shtuar se shkaktari kryesor i zvogëlimit të numrit të popullsisë është migrimi, jo lindshmëria.

“Nga viti 1948 deri vitin 2011 për sa i përket numrit të lindjeve në këto periudha Kosova ka pasur rritje të lindjeve krahasuar me vendet e rajonit. Shkalla e fertelitetit të përgjithshme gjatë 2013-2022 në Kosovë është 2.1 që është shkalla më e lartë krahasuar me vendet e rajonit. Ka burime të tjera që tregoj se shkalla e lindshmërisë në Kosovë ka shënuar rënie. Në Kosovë shkaktari kryesor i zvogëlimit të numrit të popullsisë është migrimi jo lindshmëria”, ka deklaruar Dushi.

Sevdie Spahiu, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka thënë se problem është mosedukimi i të rinjve mbi shëndetin seksual dhe riprodhues.

“Lindshmëria ka rënë, faktorët e rënies u cekën por ajo që është e rëndësishëm është që kjo varet prej shumë faktorëve, ajo çka është me rëndësi ne si Institut duhet të punojmë sa më tepër me të rinjtë sa i përket shëndetit seksual dhe riprodhues. Ne mbajmë trajnime me shkollat e mesme. Ajo çka është e rrezikshme është shtatzënia e pa dëshirueshme, andaj duhet që të punohet me të rinjtë pasi këto janë tema tabu në familjet tona”, ka theksuar ajo. / EO

Share This:

Tags: Agjencia e Statistikave Kosova Liberalizimi Rinia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjykata Komerciale merr vendim tjetër: Rrëzon në

4 July 2025
Lajme

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj,

4 July 2025
Lajme

Turqia lufton me zjarret vdekjeprurëse ndërsa Greqia

4 July 2025
Uncategorised

Murati pas pezullimit të tenderit 137 milionësh

4 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e

4 July 2025

Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e

Lajme

Kurti deklarohet pas takimit dy orësh me

2 July 2025

Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Lëvizjes Vetëvendosje është deklaruar pas takimit që zgjati

Lajme

Vizitë e delegacionit të UKZ-së në Universitetin

30 June 2025

Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar për një vizitë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.