Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

Pensionohet zyrtari i NPL Tregu, Mejdi Ahmeti – vlerësohet lart kontributi i tij

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri, synohet fitorja në shtëpi

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, 10% për eksportet e Kosovës

Kosova proteston “kundër padrejtësisë” për të burgosurit në Hagë

Kosova sot proteston në mbështetje të çlirimtarëve, mërgimtarët shpalosin flamurin e UÇK-së pranë Qendrës së

Lajm i trishtë: Ka ndërruar jetë Imrije Avdullahu – Bajrami, nëna e dëshmorëve Enver dhe

Kamenicë: Diaspora Open Day në Parkun Teknologjik – Kamenicë

 Fjalor emrash “modernë” te shqiptarët sot
Kulturë Lajme

Fjalor emrash “modernë” te shqiptarët sot

9 May 2023 0 Comment 12 min read

AA

Prof. dr. Bahtijar Kryeziu – Fjalor emrash “modernë” te shqiptarët sot – VEPRA E RADHËS – (ShB “ERA” Prishtinë, 2023, fq. 301).

Të dashur bashkëqytetarë të Gjilanit,

Kur morëm të hulumtojmë, analizojmë e të shkruajmë për këtë temë – për emrat “modernë” te shqiptarët sot, na shkoi memdja te poezia “Tri gota” e profesorit tonë të dashur, Latif Berisha, i cili me pak vargje tha shumë për jetën e kohën kur ai jetoi e kohën kur edhe ne po jetojmë sot:

TRI GOTA

N’livadh të jetës tri gota i gjeta,

Dy janë të mbushura, asht bosh e treta.

Të parën e mora, në buzë e afrova,

Ish idhtë si pelimi mejherë e largova

Të dytën e mora, me gjuhë pak e preka,

Prej s’ambli më dogj, mejherë e hjeka,

I zbraza të dyja në të tretën gotë,

U ba idhtë e ambël, si ashtë vetë kjo botë.

Vargu i fundit, si përmbyllje e poezisë, sikur nuk po e humb aktualitetin e vet, si para sa vitesh, madje edhe më shumë sot. Ky mish-mash “idhët e ambël” është bërë shoq묬ruesi ynë më besnik, i cili nuk shpërfaqet vetëm në një segment jete, por në më shumë sosh, pra, edhe në fushën e onomastikës – të antroponimisë, te emërtimi i foshnjave me emra nga më të ndryshmit, që nuk kanë asnjë lidhje me traditën tonë të lavdishme, me gjuhën shqipe e shqiptarinë dhe as me semantikën e vet emrit, postulate që nuk duhen injoruar dhe harruar edhe aq pamë¬shirshëm, kur dihet se gjuha dhe emri i akëcilit njeri, janë shenja identifikimi për atë dhe jo vetëm aq.

I gjithë ky “yrysh” pas emrave të tillë “modernë” – kryesisht të huaj: grekë, arabë, latinë, hebraikë, biblikë, gjermanë, spanjollë, anglezë, nga turqishtja etj., bëhet për t’u treguar sa më evropianë, ani se emri nuk të bën as evropian, as amerikan, as afrikan, sido¬mos atëherë kur nuk kanë asgjë të përbashkët me gjuhën e bukur shqipe, me identitetin kombëtar, historinë e traditën tonë.

Nga regjistri ynë prej 550 emrash, të cilin regjistër e kemi siguruar nga thuaja të gjitha ShFMU të Republikës së Kosovës, nxënës kryesisht të klasave të para, 538 nxënës, ose 97,81% kanë emra “modernë”, jo vetëm me prejardhje nga gjuhët e huaja, por, duke përfshirë, natyrisht, edhe një numër emrash ilirë e shqip, pa përjashtuar edhe emra të tillë që nuk u dihet as etimologjia e as semantika, se nga janë e ç’kuptim kanë, si: Anue, Diola, Floesa, Inava, Luar, Noar, Oneira, Riga, Rilona, Roel, Tiona, Uel, Uerta etj., ose edhe emra të tillë, kryesisht zbunues, të cilët askush nuk mund t’i dallojë dot se ç’gjinie janë, pa i parë ata si individë, si p.sh. emrat: “Eni, Enki, Sindi, Asli, Ani etj.”, Ardi, Ari.

U morëm me këtë problem, me mëtimin tonë që të japim një ndihmesë, sado modeste që të jetë kjo, si për shpjegimin e emrave nga aspekti sinkronik i tyre, po edhe më tepër nga ai diakronik (një punë mjaft komplekse dhe e vështirë), për të parë shtrirjet, pikëpjekjet dhe ndikimet e këtyre emrave; kuptimin, domethënien dhe prejardhjen e tyre – nga indi ynë apo edhe (më tepër) nga gjuhë të tjera të ndryshme, me të cilat nuk kemi ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me to.

E dyta: për të vënë në pah, sidomos në këta 2-3 dhjete-vjetëshat e fundit, një gjeografi emrash nga më të ndryshmit, përkitazi me emërtimin e foshnjave tona, pa vra mendjen se çfarë emrash janë ata, ngase jo rrallë rastis që fëmijës nesër t’i gërditet e të mos i pëlqejë emri që ka sot ose nesër e të ndihet keq në mesin e moshatarëve të tij e të saj. Se është kështu, kemi huajtur një shembull ku përshkruhen dy emra, që në formë duken si modernë, por që sjellin telashe e siklet dikur: emri i parë ishte i një vajze të quajtur Bollma, me kuptimin “bollë dhe “më” (bollë – mjaft vajza të lindura në familje), e shokët dhe shoqet e klasës e thërrisnin “bolla”, ”po të zë bolla”, duke u tallur me te; kurse vajza e dytë quhej Asije, me prej¬ardhje nga gjuha arabe, që në shqipet do të thotë “gjynahqare, mëkatare”, të cilën shoqet e shokët e saj pyesnin me ironi: Ku është mëkatarja?”. Dhe jo vetëm kjo, të sikletshëm janë bërë pjesëtarët myslimanë edhe sot, pas 60 – 70 vitesh jetë, me emërtimet që u janë bërë e po u bëhen edhe sot fëmijëve, tanë me emra të vjetër arabë, turq, si: Hajdar, Rrustem, Mahmut, Mazllum, Zymber, Tusun; Arife, Mah¬mudije, Sherife etj., saqë Rrustemi, bashkëvendësi ynë (tani 73 vjeçar), i cili qe 24 vjet jeton në Gjermani, një aktivist i dalluar për çështjen shqiptare, në veçanti për atë çame, para pak vitesh “u bë” Atdhe, kurse po një 65 vjeçar, anas yni, iu kthye trungut tonë dhe si Haqif që ishte – “u bë” Gjergj. Edhe të krishterët shqiptarë besojmë se nuk ndihen mirë me emrat italianë e grekë që kanë, si: Spiro, Niqifor, Pilo etj., ose me emra të tillë t’i pagëzojnë fëmijët e tyre.

Nuk është jashtë mendsh të pyesim: çfarë është duke ndodhur tashti me emërtimin e foshnjave me emra të llojllojshëm, në këtë kohë shfrenimesh të mëdha në shoqërinë shqiptare, sidomos pas këtyre tre dhjetë-vjetëshave të fundit, kur dihet se si shoqëri për-jetuam ndryshime të ndjeshme e mbase shpesh edhe kaotike, edhe në këtë rrafsh – te emërtimit të fëmijëve? Ka një “përmbysje gjigante” të nomenklaturës dhe të zgjedhjes së emrave të fëmijëve, përpjekje “të sforcuara për emra vetjakë sa më të përveçëm, me shkëlqim estetik dhe fonetik…”, dhe sa më të shkurtër, si: En, In, Oz…, Ad, Alea., Alin, Atik…, sepse, sikur kemi përtesë t’i thërra¬sim edhe fëmijët tanë që kanë emra me më shumë shkronja, si: Herolind e Herolinda, Jetmir e Jetmire, Pranvera e Siverjana, Fatbardha, Bukurije, Flutura etj., ani se këta janë emra të bukur, të kuptueshëm e me domethënie të qartë.

Dihet se “ne jemi popull i vogël dhe e ndjejmë peshën e presionit të gjithanshëm të botës moderne, të globalizimit edhe gjuhësor. Sa duhet të ndihet dhe deri në ç’masë duhet të përballohet kjo, është një çështje që nuk diskutohet dot. E ardhmja do të thotë shumë gjëra, do të shtrojë shumë imperativë”. Kur fjalët e huazuara, kalkimet, trysnitë e jashtme ndaj gjuhës, pra edhe në përdorimin e disa emrave, kur nuk e kalojnë vijën e kuqe dhe përdoren me terezi – siç do të thoshte poeti epik Gjergj Fishta, nuk do të ishte ndonjë hata e madhe, ngase të gjitha fjalët e huaja nuk duhet vështruar si “mish i huaj” në trupin e shqipes, por pjesë e saj, si gjuhë kulture, si shenjë e marrëdhënieve të ndërsjella me kulturat e popujve të ndryshëm dhe si shprehje konkrete për ngritjen kulturore të popullit shqiptar. Popujt, sot e gjithë ditën, kanë përfituar nga kultura e njëri-tjetrit. Në këtë kuptim, hyrja dhe përdorimi i pak fjalëve e shprehjeve të huazuara, pra edhe i ndonjë emri të huaj, është një dukuri që haset edhe te të gjitha kombet e zhvilluara, por nëse shkohet me peshore në dorë, sa të mos rrezikohet indi i shqipes e të mos i ndërrohet fytyra kësaj dhuntie që kemi. Andaj, nuk besojmë se shqiptarët sot po përdorin emra me prejardhje të huaj, si: Alea, Atland, Aurora, Deon, Diana, Erik, Eduard, Hektor, Nejla, Selma etj., me qëllim të urrejtjes së gjuhës e kulturës sonë, por më tepër si “shprehje e shekullarizimit të kulturës shqiptare”, ose e një prirjeje për t’iu shmangur klisheve të emrave të caktuar, ama pa u shpërfillur e nënçmuar shqipja e shqiptaria. Përndryshe, nuk flet mirë një sondazh i zhvilluar në Tiranë, para 4 vitesh, nga autorja Elona Demollari, me titull “Në 3 klasa të para me 107 vogëlushë, 8 emra shqiptarë” e cila shpreh zhgënjimin e saj kur thotë: “Kur në 100 fëmijë, 6-vjeçar, në tre klasa ngjitur me njëra tjetrën, gjen më pak se 10 emra shqiptarë – (neve na dolën 8 – kjo do të thotë që gjendja është vërtet mbresëlënëse” – shqetësuese do të thoshim ne.

Përkundër këtij shembulli, ogur jo i mirë, ne, si shqiptarë që jemi, komb me histori, gjuhë e traditë të vjetër, nëse nuk e kemi synim harresën e emrave tanë, prejardhjen nga ilirishtja dhe emrat shqip…, e ne jemi thellësisht të bindur se jo, fjalorë, revista “Gjuha shqipe”, artikuj gazetash të ndryshme, pra edhe kjo vepër, me 300 faqe që ka, me të dhënat e shpjegimet edhe etimologjike, na ndihmojnë të zgjedhim ata emra që duam, të gjuhës e të mishit të shqipes, e jo çfarëdo emri sa për emërtim.

“Emri nuk është gjithçka, por pa një emër të mirë gjithçkaja është asgjë” – na porosit shkrimtari i njohur Karl-Hajnc Smola

Të interesuarit librin mund ta gjejnë në Gjilan, libraria “ABC’, përballë ShF “Selami Hallaçi” dhe në Prishtinë, libraria “Artini” – “Toena”, në objektin e Institutit Albanologjik.

Gjilan, maj 2023

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Intervista e parë e Ardon Jasharit pas

7 August 2025
Europa League

“Shkëlqimi dhe rënia e FC Drita”, skuadra

7 August 2025
Lajme

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi

7 August 2025
Lajme

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas

7 August 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Intervista e parë e Ardon Jasharit pas

7 August 2025

Mesfushori Ardon Jashari ka dhënë intervistën e parë si futbollist i skuadrës së Milanit.

Europa League Futboll Sport

“Shkëlqimi dhe rënia e FC Drita”, skuadra

7 August 2025

Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të raundit kualifikues për fazën e

Lajme

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi

7 August 2025

Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim , drejtorin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.