Sunday 12 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan: E tmerrshme! 18-vjeçari përfundon i plagosur me thikë, prangosen nga policia tre bashkëmoshatarë të

Të dhënat e fundit: 7.7% e qytetarëve kanë votuar deri në ora 11:00

Voton Alban Hyseni: Uroj të jetë një proces demokratik për të mirën e Gjilanit

Futbolli i do historitë e tij, por ajo që ndodhi mbrëmjen e së shtunës me

Këtu mund ta shihni qendrën tuaj të votimit

Arbër Ismajli: Mbrëmje mbresëlënëse në fshatin Haxhaj

Hyseni: Gra e vajza që punojnë artizanate, janë shembull frymëzues i forcës, kreativitetit dhe ruajtjes

Pensionohet Ilmi Limoni, Zyrtar Profesional në Drejorinë për Buxhet dhe Financa në Gjilan

Selver Xhelili u bën thirrje banorëve të Luginës që jetojnë në Gjilan të votojnë për

Fevziu flet nga Serbia: Ekipi i Kombëtares shqiptare gjendet në një zonë të izoluar

 Kot mburresh që je populli më i vjetër në Ballkan, kur nënën ta rrahin në shtëpi të pleqëve
Lajme

Kot mburresh që je populli më i vjetër në Ballkan, kur nënën ta rrahin në shtëpi të pleqëve

11 January 2023 0 Comment 6 min read

AA

Ç’kuptim ka të mburresh për lashtësinë e gjuhës shqipe, kur e përdhos atë në çdo çast duke e keqpërdorur?

Shitje, servisim, dekodim

Nga Arben Kallamata

Ç’kuptim ka të vërtetosh që je populli më i vjetër i Ballkanit, kur gjysmën e njerëzve i ke të shpërndarë si zogjtë e qyqes nëpër botë?

Ç’kuptim ka t’i vesh qeleshe mbi kokë Homerit, kur rreth teje vërtiten gjysmë zhveshur lypës të uritur?

Ç’kuptim ka të bërtasësh se je krenar që je shqiptar, kur në Romë, Athinë, Londër e Paris ecën me kokën ulur?

Ç’kuptim ka të mbushësh sytë me lot për gjyshen arbëreshe të Deni DeVitos, kur nënën tënde të vetmuar e rrahin në shtëpinë e pleqve?

Ç’kuptim ka të kërkosh rrënjët arvanitase të Irenë Papas kur para syve të tu shkulin nga themelet teatrin kombëtar dhe ti nuk lëviz dot as gishtin?

Ç’kuptim ka t’i kërkosh drejtësi një politikani të korruptuar nga mitingu i kopjes së tij të klonuar?

Ç’kuptim ka të revoltohesh për padrejtësi shoqërore kur s’lë rast pa vjellë vrer ndaj kujtdo që është ndryshe prej teje?

Ç’kuptim ka të rrahësh gjoksin për mikpritjen shqiptare kur ke vite që s’fton e s’qas njeri në shtëpi dhe kur çmimet e hoteleve dhe restoranteve i ngre në qiell?

Ç’kuptim ka ta mbash veten racë superiore kur në kurriz ke të freskëta shenjat e kamzhikëve të racizmit?

Nuk ka kurrfarë kuptimi t’i kërkosh gjërat aty ku s’janë.

Ndoshta do të kishte më tepër kuptim sikur ta shfryje pak tollumbacen që mban mbi supe dhe të uleshe disi më poshtë,  sa të të preknin këmbët në tokë.

Të përpiqeshe ta flisje dhe shkruaje shqipen më pastër e më qartë.

Të mundoheshe ta edukoje djalin dhe vajzën duke i dhënë shembullin e pastërtisë morale, ndershmërisë,  dhembshurisë për të tjerët dhe nevojës për të qenë i drejtë.

Të hiqje dorë nga vemjet politike që kanë tridhjetë vjet që e kanë mbërthyer vendin për gryke dhe të kërkoje me urtësi dhe përgjegjësi qytetare rrugëzgjidhje të reja.

Të prisje ndonjë biletë koncerti, teatri, apo filmi për t’i dhënë një dorë talenteve të vendit.

Të lexoje ndonjë libër nga fillimi në fund.

Të punoje me ndershmëri, pa vjedhur, pa dhënë e marrë rryshfet.

Të toleroje mendimin e tjetrit dhe të pranoje idenë që edhe ai që e sheh botën ndryshe nga ti mund të ketë një farë të drejte.

E di që do thuash se një njeri i vetëm nuk mund të bëjë dot asgjë përballë gjithë atij llumi që na ka mbytur përreth, por mos harro se ti je e vetmja shpresë e mbetur.  Gjithçka fillon nga ti, nga unë.

Burimi: ObserverKult

Share This:

Tags: KosovaShqiptaria Shqiperia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan: E tmerrshme! 18-vjeçari përfundon i plagosur

12 October 2025
Lajme

Të dhënat e fundit: 7.7% e qytetarëve

12 October 2025
Lajme

Voton Alban Hyseni: Uroj të jetë një

12 October 2025
Lajme

Futbolli i do historitë e tij, por

12 October 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

“11 vjet për ta fituar këtë ndeshje”,

11 October 2025

Mbrojtësi Elseid Hysaj është i lumtur që pas plot 11 viteve fituan ndaj Serbisë,

Lajme

“Diella” flet në Kuvend: Më kanë quajtur

18 September 2025

Ministrja Virtuale e Inteligjencës Artificiale “Diella” i është drejtuar për herë të parë Kuvendit

Futboll Sport

Tri “finale” të mbetura, kur do t’i

11 September 2025

Pas pesë ndeshjesh të zhvilluara në kuadër të kualifikueseve të Grupit K për Kupën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.