Van Gaal largohet nga Holanda: Ishte ndeshja ime e fundit
Louis Van Gaal nuk do të jetë më trajner i Holandës dhe ndeshja ndaj Argjentinës ishte e fundit për të në krye të Kombëtares.
Trajneri holandez ka konfirmuar se pas ndeshjes me Argjentinën do të largohet nga ‘Tulipanët’, 20 ndeshjeve që e ka drejtuar atë.
Në fakt kjo ishte hera e tretë që Van Gaal merr drejtimin e Holandës, pasi më parë ishte në vitet 2000-01, 2012-2014 dhe së fundmi nga 4 gushti i vitit 2021 deri në fund të këtij viti.
“Nuk do të vazhdoj si trajner i përfaqësueses holandeze, kjo ishte ndeshja ime e fundit e mandatit tim të tretë. Jam shumë krenar. Kam grumbulluar shumë lojtarë të rinj, u kam mundësuar atyre të fitojnë përvojë”.
“Kemi formuar një grup të mirë. Kur kthej kokën pas arrij të shoh diçka shumë pozitive. Nuk ndihem i mposhtur. Sidoqoftë, unë po largohem, por po lë pas një grup të shkëlqyer, një ekip shumë i lidhur dhe shumë teknik”.
“Drejtova Holandën për 20 ndeshje dhe nuk pësuam asnjë humbje. Sigurisht që një motiv ekziston pse nuk jemi mundur. Mos të harrojmë që jemi përballur me Kombëtaret më të mira”, deklaroi Van Gaal.
Në 20 ndeshje me Holandën, Van Gaal ka marrë 14 fitore, pesë barazime dhe humbjen me Argjentinën me penallti.