Aleksandër Mojsiu, aktori ndër më të njohurit në botë, në shekullin 20-të
Aktori ndër më të njohurit në botë, në shekullin 20-të, Aleksander Moisiu, u lind në qytetin e Durrësit në vitin 1879. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kaincit iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër.
Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.
Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte po thuajs të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).
LEXO EDHE:
DKA GJILAN – SHPALLË KONKURS – PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS
Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.
Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.
Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.
Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.
Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.
Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.
Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisari Rex”).
Aleksander Moisiu, pati fatin te njihej me aktorin austriak qe ne ate kohe perjetonte nje sukses mjaft te konsiderueshem. Xhosef Kainz, i cili e ndihmoi shume aktorin tone per hapat e tij te para ne boten e aktrimit. Shekulli XX ishte edhe momenti kur Aleksander Moisiu filloi te njihej ne rang boteror dhe te konsiderohej si nje aktor mjaft fisnik. Me pas aktori i shquar shqiptar merr vendimin te zhvendoset ne Prage dhe ne Berlin, ku aty perseri ka fatin te njihet me nje aktor tjeter te suksesshem, Maks Reinhardin. Pikerisht ne kete vend ne Reinhard Asamble ne Rusi, aktori i shquar shqiptar vleresohet me cmimin e pare nga dramaturgu dhe kritiku Anatoliy Lunacarski, per interpretimin e tij tek Edipi. Ky vleresim perben edhe cmimin e pare ne karrieren e madhe te Moisiut, si dhe nismen e nje periudhe te re plot vleresime e interpretime te suksesshme. Aktori i madh shqiptar vazhdon te interpretoje ne rolet me te spikatura te asaj kohe. “Hamlet” ne Teatrin Popullor te Vjenes ne vitin 1922, “Fedia” e Leon Tolstoit dhe “The alive Cadaver” ne Berlin ne 1922-in. Akeksander Moisiu vazhdon te aktroje vazhdimisht ne veprat me te spikatura duke arritur majat e teatrit boteror me perzgjedhjen e tij ne rolin e Romeos ne vepren e famshme Shekspirane “Romeo dhe Xhulieta” ne 1907-en duke lene te gjithe te shtangur me aftesite e tij interpretuese.
Biografia e Moisiut gezon nje pasuri dhe nje vlere qe do ta deshironte cdo njeri i rangut te tij. Nder komentet e shumta per biografine e tij mund te vecohen disa vleresime te sinqerta nga koleget e tij. Maks Brod shkruan per aktorin tone: “Hamlet eshte shkruar vetem per Moisiun dhe vetem ai mund ta interpretonte.” K. Stanislavski shkruan: “Nje artist edhe nje njeri kaq i madh sa Moisiu, i perket gjithe botes”. Aleksander Moisiu, pavaresisht se po perjetonte nje sukses te jashtezakonshem, nuk e harroi kurre origjinen edhe kombin e tij. Emri i tij i fali Shqiperise nje nga dimensionet me interesante e te jashtezakonshme. Rolet e tij qene nje kolane brilante e artit pamor te drames. Eshte per t’u cuditur se megjithese ai luajti personazhe te interpretuara nga majat e aktrimit boteror, perseri ishte krejt i vecante dhe po kaq i madh sa edhe koleget e tij evropiane. Te marresh persiper e te realizosh personazhe te dramaturgjise elitare eshte sa lodhje dhe mallkim, aq dhe mrekulli e relaks. Detyra te tilla madhore i marrin persiper, jo vetem vullnete titanike, por edhe talente te jashtezakonshme. Ne keto dimensione, ne kete arene, hyri me modesti, u zhvillua universalisht dhe mbylli jeten i rrethuar nga respekti dhe admirimi aktori
Të panumërta janë shfaqjet e dhëna me sukses prej tij në dhjetëra vende të botës. Vetëm kaq do të mjaftonte, që ai të joshej nga e mira dhe begatia e vendeve të tjera, ku kaloi shumë nga jeta e tij artistike. Por jo, aspak! Nga Aleksandër Moisiu na vjen prova më e qartë e dashurisë së tij për Shqipërinë.
Në Arkivin Qendror të Shtetit (AQSh) gjenden plot materiale dokumentare që flasin për dramaturgun e madh Aleksandër Moisiu. Madje në fonotekë gjendet i regjistruar zëri i tij, që mund të emocionojë gjithkënd edhe sot pas kaq shumë vitesh. Pikërisht ai zë që bëri të famshëm atë vetë dhe kombin e tij shqiptar. Midis shumë materialeve të tjera arkivore, që dëshmojnë pa më të voglin dyshim madhështinë e këtij personazhi botëror të fillimshekullit të kaluar, më bëri përshtypje një letërkëmbim zyrtar për A. Moisiun, i cili kërkon nënshtetësinë shqiptare. I gjithë ky material gjendet i plotë në AQSh, Fondi 152, viti 1933. Letra përmban vlera të rralla si dëshmi e qartë dhe e padiskutueshme që ky artist i jashtëzakonshëm i skenës, megjithë suksesin e madh të arritur në një kohë, kur universi shqiptar i atëhershëm ishte i panjohur dhe i paragjykuar, kërkon që ai dhe familja e tij të marrin nënshtetësinë shqiptare. Në një kohë kur mjaft emra të ndritur të kulturës botërore u magjepsën përpara artit të Moisiut. Ai nuk e fsheh aspak faktin e të qenit shqiptar dhe vërteton edhe një herë se vendi ynë mund të lindë të tillë viganë.
Rolet e Mojsiut në dramat e njohura:
* “Das Schwarze Los”, 1913
* “Die Augen des Ole Brandis”, 1913
* “Kulissenzauber”, 1915
* “Sein einziger Sohn”, 1915
* “Pique Dame”, 1918, me Johanna Terwin
* “Der Ring der drei Wünsche”, 1918
* “Erborgtes Glück”, 1919, me Käthe Dorsch
* “Der Junge Goethe”, 1919, me Käthe Dorsch
* “Zwischen Tod und Leben”, 1919, me Maria Zelenka
* “Figaros Hochzeit”, 1920, Figaro, me Hella Moja, Eduard von Winterstein, Vera Schwarz, Gertrude Welcker
* “Die Nacht der Königin Isabeau”, 1920, mit Fritz Kortner,
* “Kean”, 1921, Kean, me Camilla Horn
* “Die Königsloge”, 1929, Edmund Kean, me Camilla Horn
* “Lorenzo de Medici”, 1935
(Vikipedia)