Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, dyshohet për të plagosur
Një gjuajtje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur para objektit të Gjykatës në Podujevë gatë orëve të pasdites.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes raportojnë për të plagosur, derisa menjëherë kanë reaguar policia.
Nga pamjet e transmetuara shihet se ka të arrestuar. Të shtënat me armë kanë ardhur nga një veturë në lëvizje.
Ambulancat janë parë në vendin e ngjarjes, derisa ende nuk ka ndonjë deklarim zyrtarë nga Policia e Kosovës.