Wednesday 14 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e të gjitha partive për konsultim

Pas protestave të veteranëve, Trendafilova anulon konferencën

Vizita historike: Trump shkel tokën arabe

Dështon për herën e 15’të seanca e konstituimit të Kuvendit

Kryetari Hyseni uron karateistët nga Gjilani për rezultate në Armeni

Gjilan: Në Ditën Ndërkombëtare, Spitali i Përgjithshëm ndanë mirënjohje për infermieren Xhylsime Vranja

Kryetari Hyseni: Komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

Konferencë Ndërkombëtare – Asociacioni Kosovar për Imunologji, Astma dhe Alergji – AKIAA

Rritja e çmimit të rrymës – Këto janë 4 pikat që LDK`ja kërkon nga ZRRE

 Promovimi i Monografisë: “Aktivitetet në shkollë në periudhën 2012/13 deri më 2022/23”
Kulturë Letërsi

Promovimi i Monografisë: “Aktivitetet në shkollë në periudhën 2012/13 deri më 2022/23”

25 April 2025 0 Comment 15 min read

AA

Në shkollën “Sezai Surroi” në Bujanoc, është promovuar monografisa e kësaj vatre të arsimit të mesëm: “Aktivitetet në shkollë në periudhën 2012/13 deri më 2022/23”.

Promovimi i librit të Monografisë, mbanë “vulën” autoriale të Zejni Fejzullahu, ish-drejtor i kësaj shkolle, tani mësimdhënës, për 4 dekada në këtë vatër të arsimit e gjetiu.

Autori i Monografisë, profesor Zejni Fejzullahu, pasi përshëndeti pjesëmarrësit e këtij promovimi të Monografisë së shkollës elaboroi për historikun e shkollës që nga themelimi i saj e deri më sot.

“Ideja për të shkruar librin për aktivitetet e një dekade në shkollën e mesme “Sezai Surroi” lindi si dëshirë për të ruajtur të dhënat në një tërësi, përkatësisht si një dokument të vetëm”, theksoi autori i Monografisë, duke theksuar: “Ky libër përmban në vete, përveç historikut të shkollës edhe ngjarjet më të rëndësishme, vizitat, aktivitetet, rezultatet e nxënësve nëpër gara rajonale, republikane, ballkanike dhe gara tjera të lëmenjve të ndryshëm të nivelit shtetëror”.

“Pas një periudhe dhjetëvjeçare, përkatësisht nga 18 marsi 2013 e deri më 14 maj 2023, fillimisht si ushtrues detyre, pastaj dy mandate të plota nga katër vite, kam udhëhequr shkollën e mesme “Sezai Surroi”, shkollën më të madhe me mësim në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës”, shtoi ai.

“Gjatë kësaj periudhe kemi pasur sfida të ndryshme, por me përkrahjen e parezervë të kolektivit të shkollës, pushtetit lokal dhe faktorëve tjerë relevantë, kemi arritur t’i tejkalojmë të gjitha me sukses”, potencoi Fejzullahu, duke shtuar se “rezultatet kanë qenë relativisht të mira në shumë fusha. Nxënësit kanë garuar në nivelin komunal, rajonal, republikan dhe ndërkombëtar, ku kanë treguar rezultate të kënaqshme, duke u shpërblyer edhe me vende shumë të larta”.

“Është bërë digjitalizimi i zhvillimit të procesit edukativo-arsimor që nga viti 2016”, theksoi më tej autori i Monografisë, duke potencuar se “është shkolla e parë, jo vetëm në Luginë, e cila ka kaluar në sistemin e zhvillimit të procesit arsimor në formë digjitale dhe se arsyeja kryesore për një hap të tillë ka qenë mungesa e teksteve mësimore për të gjitha lëndët, përveç atyre të gjuhëve”.

Një numër relativisht i madh i ish-nxënësve, sipas Fejzullahut, tani më kanë përfunduar studimet në shumë lëmej dhe janë punësuar në shumë veprimtari në vend dhe jashtë tij, kurse një numër jo i vogël janë kyçë edhe në sistemin arsimor, me ç’rast shumë prej të diplomuarve, sipas tij, janë punësuar në botën e jashtme, ku për shkak të kufizimeve të vendeve të punës, fatkeqësisht, nuk u është dhënë mundësia që të kontribuojnë në vendin tonë.

“Këtu është përfshirë periudha 2012/13 deri 2022/23, ku për secilin vit shkollor janë paraqitur ngjarjet më të rëndësishme”, theksoi Fejzullahu, duke përmbyllur diskutimin e tij: “Shpresoj se ky libër do të ndihmojë lexuesin në marrjen e informatave shumë më lehtë, sepse të gjitha ato gjenden në një tërësi”, vijoi autori Fejzuallahu

promovimi-librit-zejni5

promovimi-librit-zejni

promovimi-librit-zejni3

promovimi-librit-zejni6

Profesori Muhamed Jashari, recensent i këtij libri Monografik duke i përshëndetur të pranishmit në promovimin e librit, theksoi: “Ndihem i privilegjuar që më është dhënë rasti të them disa fjalë rreth vlerësimit të kësaj vepre, por njëkohësisht ndihem edhe i emocionuar kur kam parasysh veprën e madhe të protagonistëve gjigantë që autori paraqet në këtë vepër”.

“Vepra AKTIVITETI NË SHKOLLË NË PERIUDHËN 2012/13 DERI 2022/23, e autorit të nderuar Prof. Zejni Fejzullahu, për lexuesin shqipfolës, jo vetëm që ndriçon një periudhë të errët të zhvillimit dhe kultivimit arsimor dhe kombëtar në këto troje, por njëkohësisht autori përmes kësaj vepre, përmes fakteve, argumenteve dhe dokumenteve, dëshmon përkushtimin e institucionit tonë arsimor”, vlerësoi recensenti i librit, duke shtuar: “Andaj, mendoj se autori i këtij teksti kur kishte vendosur t’i qaset këtij studimi, ishte në shkallën më të lartë të vetëdijesimit dhe përgjegjësisë morale, islame, kombëtare e atdhetare, gjithnjë duke përfillur kriteret shkencore, edhe pse mirë i dinte peripecitë dhe sfidat me të cilat do të ballafaqohej me to”.

Edhe ndihmës drejtori i shkollës, Bujar Mustafa, në emër të drejtorisë së Sh. M. “Sezai Surroi”, theksoi: “Të nderuar të pranishëm, kolegë dhe nxënës, i nderuari profesor Zejni. Më lejoni që, në emër të drejtorisë së Sh. M. “Sezai Surroi”, të shpreh mirënjohjen për kontributin që keni dhënë në përmbledhjen e këtij materiali me karakter historik dhe edukativ”.

Sipas Mustafës profesori Zejni ishte drejtues i këtij institucioni për një periudhë jo të shkurtër – për një dekadë – dhe gjatë kësaj kohe nuk ishte aspak e lehtë të drejtohej një institucion me një numër të madh nxënësish dhe me sfida të ndryshme.

“Gjatë shpalosjes së librit në projektor, vërejta se në fotografi janë të përfshirë si profesorë, ashtu edhe nxënës”, theksoi Mustafa, duke shtuar: “Kjo tregon se është një angazhim i të gjithëve neve, por mjeshtëria e profesor Zejniut qëndron në faktin se ai pati aftësinë dhe vullnetin për t’i përmbledhur të gjitha në një tërësi të qëlluar”.

Dua të ndaj me ju edhe bashkëpunimin që kishim ne si aktiv i ekonomisë gjatë kohës kur ai ishte drejtor, theksoi më tej zv/drejtori, duke potencuar se “mund të them me bindje se ish-drejtori ka përkrahur çdo iniciativë tonën inovative që synonte ngritjen e cilësisë së procesit edukativ dhe se asnjëherë nuk jemi kthyer mbrapsht nga zyra e tij me kërkesat tona”.

Në fund, Mustafa përmbylli fjalimin e tij, me fjalët “dëshiroj t’ju falënderojë edhe njëherë për kontributin tuaj. Faleminderit, profesor!”

promovimi-librit-zejni2

promovimi-librit-zejni5

promovimi-librit-zejni

promovimi-librit-zejni3

promovimi-librit-zejni6

Profesori Hysen Saqipi, theksoi: “Të hash bukë nuk është ndonjë mjeshtri e madhe, të gatuash bukë është mjeshtri e vogël, e të fitosh bukën është mjeshtri më e madhe”, si analogji e kësaj është edhe thënia se “të blesh një libër të duhen 10 euro, ta lexosh librin të duhet një kohë e caktuar, varësisht nga faqet e tij, e të shkruash libër të duhet shumë kohë, durim, njohuri në fushën e caktuar dhe njohuri enciklopedike dhe besa një nivel i lartë intelektual”.

“Profesor e shoku ynë Zejni, të përgëzoj për këtë punë, për këtë tekst i cili do të jetë një dokument me vlerë të lartë për punën që është bërë në këtë periudhë në shkollën tonë, këtë edhe ne, por sidomos gjeneratat më të reja, nipat e mbesat tona kur ta lexojnë do të shohin se edhe ne kohën tonë është punuar”, vlerësoi profesori Hysen, duke shtuar: “Apeloj tek të rinjtë që kanë ardhur dhe po punojnë në këtë shkollë që ta japin kontributin e vet maksimal sepse jopuna dhe mosangazhimi i duhur në këtë institucion me vlera kapitale për ne, është barazi me tradhtinë kombëtare dhe njerëzore!”

promovimi-librit-zejni2

promovimi-librit-zejni5

Ndërkaq, profesori Mensur Avdiu shpalosi pjesë të librit në mënyrë digjitale.

Në fund do theksuar se fjalën përshëndetëse të këtij promovimi të Monografisë së shkollës së mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc: “Aktivitetet në shkollë në periudhën 2012/13 deri më 2022/23”, e bëri, nxënësja e shkollës sonë, Tuana Zahiri, nxënëse e klasës II-2.

Përgatiti: Prof. Metali Krasniqi

Share This:

Tags: Monografia Shkolla Sezai Surroi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Marketing

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

13 May 2025
Kulturë

Shqipëria “rrëmbeu” një  vend në finalen e

13 May 2025
Kulturë

VOTO për “Zjerm” në Eurovision!

13 May 2025
Futboll

Futbollisti i SC Gjilani, Oltion Bilalli, mesazh

13 May 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi Librari

U promovua monografie e shkollës “Avni Rrustemi”,

2 May 2025

Në një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me emocione, sot u mbajt promovimi

Kulturë Letërsi

Promovohet monografia “Karaçeva e Epërme” e autorit

30 December 2023

Botohet monografaia “Karaqeva e Epërme” e autorit Njazi Kastrati – vë theksin te rëndësia

Lajme

Shkolla e mesme “Sezai Surroi” festoi ditënlindjen

11 May 2023

Në prezencë të personelit të shkollës, nxënësve, veteranëve dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal, u

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.