40 vjet në shërbim të studentëve, pensionohet Refik Ibrahimi, “ikona” e ish-ShLP “Skënderbeu”, së fundi – Zyrtar për Çështje Akademike në UKZ
Numri i studentëve e studenteve që kanë kaluar nëpër dyertë e ish-Shkollës së Lartë Pedagogjike në Gjilan, ka qenë jashtëzakonisht i madh.
Ai varg i gjatë e pothuajse i pafund i studenteve të drejtimit të edukimit, patjetërsueshëm ka qenë i lidhur me kontributin dhe shërbimet e Refik Ibrahimi, personalitetit të veçantë, i cili plotë 40-vjetë punoi në një vend, në një institucion të Asimit të Lartë.
Nga vitet e 80-të të shek. kaluar, studentet e Drejtimit të Edukimit kanë pasur një adresë unike, adekuate, derë të hapur në çdo kohë, për të marrë shërbime profesionale e administrative.
Vet natyra e studimeve është i tillë, e cila jo rrallë imponon pakënaqësi te studentwt, tw nxituar për pwrfundimin sa mw parw të provimeve dhe rrjedhimisht studimeve.
Ka ndodhur të ketë pasur edhe refleksione e temperamente dhe veprime të ngutshme të studentëve, por qetësia absolute dhe diskursi real që e ka veçuar personalitetin e Refik Ibrahimi, i ka bërë ata/ato të shmangin frustrimin dhe t’i dorëzohen gjuhës së arsyes logjike, pavarsisht nevojave të ngutshme për të marrë dokumente e për të përfituar në kohë nga domsdoshmëria e afateve të provimeve.
Ai lumë i gjatë studentësh kanë kaluar nëpër dyer të këtij institucioni të asimit të lartë, fillimisht si Shkolla e Lartë Pedagogjike “Skënderbeu”, e më pas Fakulteti i Edukimit. Ata e kanë pasur një adresë të duhur, të hapur permanente dhe të sigurtë për të marrë shërbime pothuajse në çdo kohë, përkitazi me afatet e provimeve e semestrave, si dhe studimeve në tërësi. Ajo ka qenë zyra e Shefit të Shërbimit të Studentëve – Refik Ibrahimi – i cili ka qenë gjithnjë i gatshëm për t’u ndihmuar.
Ai ka kaluar plotë katër dekada e dic më gjatë në institucionin e arsimit të lartë, fillimisht ish-ShLP “Skënderbeu”, e më pas Fakulteti i Edukimit, për të përmbyllur veprimtarinë e tij në tashmë Universitetin “Kadri Zeka”.
Fillet e punës së tij kanë qenë të lidhura me një profil unik, drejtimin e edukimit, si drejtim i posacëm në vitet 80-të. Ai ka treguar për fillet e ish-Shkollës së Lartë Pedagogjike, të tranformuar ndër vite, duke hapur profile e programe sipas nevojës dhe kërkesave të kohës.
Vitet 80 ishte fluks i madh i studentëve që kanë kaluar nëpër dyertë e kësaj vatre të arsimit, ku adresë kryesore ka qenë zyra e Refik Ibrahimi, ish-Shef i Shërbimit të Studentëve në ish-Skollën e Lartë “Skënderbeu” në Gjilan. Një numër syresh, madje shumë i madh, ishin kryesisht nga Greqia, gjegjësisht Çamëria.
Në përfundim të karrierës profesionale si Shef i Shërbimit të Studentëve në ish ShLP “Skënderbeu” e më pas, Zyrtarë për Çështje akademike dhe Kryetar i Sindikatës Universitare, në kuadër të Fakultetit të Edukimit dhe përfundimisht në kuadër të Universitetit “Kadri Zeka”, Refik Ibrahimi, përkudër sfidave dhe vështirësive në bilancin përfundimtar thotë se ia ka vlejtur e tëra, pavarsisht që ka pasur mundësi më të mëdha.
Numri i studentëve që kanë kaluar nëpër këtë vatër të arsimit të arsimit, është jashtëzakonisht i madh. Shumica e tyre janë pjesë e institucioneve parashkollore, por edhe jashtë Gjilanit, kanë një admirim e miqësi të vazhdueshëm, të cilat edhe pse të shpërndarë gjithandej nëpër botë, vazhdojnë të mbajnë korrespodencë.
Ndjenja e pensionimit është paksa e vëshirtë, porse krenare për punën e gjatë të bërë ndër vite, dekada, tha në fund Refik Ibrahimi, duke njoftuar se dita e premte 24 dhjetor 2022, ishte dita e fundit zyrtare në këtë detyrë, para pensionimit zyrtar të marten më 27 dhjetor 2022!
TV Gjilani i uron jetë të gjatë e pensionim të dinjitetshëm z. Refik Ibrahimi, duke e falënderuar dhe njëherit duke vlerësuar punën e tij 42-vjeçare në shërbim të studentëve të Ish-Shkollës së Lartë Pedagogjike “Skënderbeu” fillimisht dhe më pas në kuadër të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan./Tv Gjilani – 2022/
Përgatiti: Xhemail Veseli